Reçaku shpejtoi orën e historisë
Shkruar nga Avdullah Hasani
Në përvjetorin e njërës nga masakrat më të mëdha, që ndodhi në luftën e fundit në Kosovë nga okupatori serb mbi popullatën e pafajshme civile kujtojmë dhunën, torturën dhe tmerrin para syve të opinionit ndërkombëtarë të pranishëm në vend përmes misionit të oraganiztës për siguri dhe bashkpunim në Europë OSCE.
Gjithëqka ishte e pazakontë të gjithë njerzit ishin në shtëpitë e tyre ata nuk donin që fshati i tyre të boshatisej gati si gjithë fshatrat në Kosovë ku paramilitarët serb me dhunë dëbonin qytetarët nga vatrat e tyre, me qëllimin e vetëm shpronsimin nga tokat tona etnike, që në Reçak të Shtimes asesi nuk ja arritën qëllimit edhe pse popullata në atë pjesë pagoi një qmim shumë të shtrenjët, e gjithë artileria serbe në natën e 12 e 13 janarit të vitit 1999, nga shumica e pjeseve të Kosovës filloi të orientohej në atë pjesë kishte plan, strategji nga armiku shekullorë se këtu do të qmendej dhelpra tinëzake dhe shumë randë do ta përjetonte këtë ndodhi populli im.
Mëngjes i ftohtë Janari, frikë ndihej gjithandej vrehej një situatë e zymtë, mbizotronte një gjendje e pa zakontë, njerzit pëshpërsnin mes tyre, a thua qpo ndodh kështu, qfar do të jetë epilogu i ngjarjeve në vazhdim, edhe pse e ndinin se situtata sa vinte e rëndohej dita-ditës, kishte në gjithë Kosovën luftë digjej Drenica, Dukagjini, Llapi e Gollaku edhe reqakasit po e vrenin që nga kjo Serbi vështirë se mundë ti bëjë ballë një popullatë e pafajshme me pak armë në duar kundrejt një superfuqie të Ballkanit, njerzit i kaploi frika, ishte kohë dimri ku ishte deficit gjithqka, shumë fëmijë gra, e pleq rënkonin nga frika se do të ndodhë diqka e tmerrshme kur shiqonin gjithë atë artileri e makineri serbe drejtuar fshatrave të Komunës së Shtimes përkatsisht Reqakut legjendarë, por si duket në ndërdijen e tyre ende mbizotronte fuqia njerëzore që vinte nga shpirti i tyre se ata do të jenë triumfues në gjithë këto ngjarje tmerri që po i ndodhin popullit tonë, sepse ne jemi në tokën dhe shtëpitë tona, ishte kjo shpresa e vetme dhe vullneti që i mbante gjallë këta njerz për ditë më të mira.
Filloi dita e 14 Janarit të errësohej të binte terri i zi, dhe tmerri i hatashëm i kriminelve serb mbi njerëzit e Reqakut, e gjitha makineria serbe zbarkoi në këtë fshat natën e 14 janarit u dëgjonte gjithkah xhurmë e Tankeve dhe Autoblindeve serbe në drejtim të këtij fshati.UÇK-ja ishte e pranishme në mbrojtje të popullates por vështirë të i bëhet ballë një shteti me aq shumë ushtri e mjete luftarake që kishte në dispozicion, kundrejt një guerile e cila me gjithë kapacitetin që kishte u mundonte që ta mbronte atëdheun.
Mëngjesi i hershëm i 15 janarit për Reqakun, ishte një tragjedi tmerri, filluan sulmet nga ana e Ushtrisë serbe mbi fshat, dhe qëllimi i tyre i vetëm ishte që të rrënohej e shkatrrohej gjithqka, paramilitarët serb nuk kursyen asgjë kundrejt popullatës shqipëtare të pafajshme, rrënuan shtëpi, dogjën gjithqka shumë njerz ishin në shtëpitë e tyre nuk dinin nga tja mbanin, ku të shkoi njëriu nga shtëpia e tijë, i vranë, i dogjën, i masakruan shumë fëmij, gra, burra, pleq e të rijë, u asgjësua gati po thuajse qdo gjë shqipëtarë , u shkilen të gjitha konventat universale të luftës, nuk u respektu ligji ndërkombëtarë për luftën nga ana okupatorit, ata nuk dini të ndalnin dhunën mbi njerzëit e pafajshëm njerz që ju kishte ikur arsyea, sepse një ushtri në kushte normale të të bërit luftë nuk do të vepronte në këtë mënyrë, ti ndante burrat nga gratë, fëmijët nga prindërit dhe në syrin e gjithë atyre njerzve të pafajshëm dhe në prani edhe të faktorit ndërkombëtarë të pushkatohen e të masakrohen gjithë ai numër i njerzve veq pse ishin shqipëtarë, si të quhej ndryshe kjo ngjarje makabre veq se gjenocid e krim kundër njerzimit me plotë kuptimin e fjalës.
Ata e panë se si u vramë e u torturuam, prap nguronin që aktet e tilla para Botës të i quanin me termin e duhur në drejtësi, edhe pse shumë vonë ajo ndodhi Ambasadori OSCE-së, në Kosovë Amabasadori William Woker edhe pse vonë i bëri me dije evropës e botës se këtu në Reqak ka ndodhur krim kundër njerzimit si duket vështirë të bindej Evropa por pamjet e mediave ndërkombëtare të akredituar në vend flisnin mjaftë qartë që të mbështetej amabasadori Woker në atë që thonte për mediat ndërkombëtare se këtu po ndodh krimi, në qështjen shqipëtare që nga 1912 Evropa gjithmonë është vonuar dhe u vonua edhe në Reqakun heroik, humbëm shumë ushtarë, fëmijë, burra, gra, të vrarë e të masakruar në mënyren më mizore të mundshme ku ushtari normal nuk vepron në këto menyra të të bërit luftë, e në Reqak pamjet flasin vetë se për qfar lufte bëhej fjalë.
Turp për Botën demokratike që qdo ditë në mediat ndërkombëtare, liderët e sajë, thirrën në paqe për njerzit dhe në mes njerzve e popujve të ndryshëm, ndërsa në Kosovën time, edhe pas shumë maskarave në Likoshan, Qyshk të Pejes, Prekaz e në Reqak, intervenimi ushtarak ishte shumë i vonuar edhe pas këtyre ngjarjeve tmerri që ndodhën për popullin tim nga një armik i ynë i përbetuar siq dukej Evropa ende nguronte në intervenim e sajë ushatarak për mbrojtjen e popullatës civile në vend, sepse nga këndvështrimi i tyre politik ende nuk ishin piqur kushtet për një veprim të tillë ani pse fëmijet shqipëtarë para prindërve të tyre masakroheshin, nënave tona shtatzana u nxirej fëmija nga barku ani pse motrat tona dhunoheshin nga paramilitarët serb në sy të familjes , siq dukej këto ngjarje për Evropën nuk kishin edhe peshë aq të madhe në qarqet e vendosjes ndërkombëtare, për fatin tonë si popull, ani pse CNN-i, qdo ditë raportonte se në Kosovë populli shkelet me zingjiret e Tankeve serbe të shoqëruara edhe pamje direkte..
Drejtësia erdhi dikur por thuhet që drejtësia e vonuar mundë të quhet drejtësi e dështuar, a ndodhi një gjë e tillë me fatin e popullit tim nga ana e miqve ndërkombëtarë edhe pse ne aq shumë humbem.
Lutemi që asnjë populli në rruzullin tokësorë të mos i ndodhin këto ngjarje trishtuese qfarë na kanë ndodhur ne si popull, shumë vite më parë e sidomos në luftën e fundit, sepse e kemi amanet përveq nga ligji edhe nga zoti që të kujdesemi për njerzimin sepse thuhet që të shpëtosh një jetë njeriu është sikurse ke shpëtuar gjithë njerzimin dhe e kundërta ta marrësh një jetë njeriu të pafajshëm është njejtë sikurse ke shkatrru gjithë njerzimin, prandaj edhe filozofi i madh Xhon Loku, në një libër të tije thoshte:qoftë për të mirë qoftë për të keq njeriu o në këtë botë o në botën tjetër do ta marrë ose dënimin ose shpërblimin e merituar për veprimet e tyre, gjakatarët serb në këtë botë pak deri më tash e kanë marrë dënimin e tyre për të bëmat kundrejt popullit tim, kurse në botën tjetër le të kujdeset krijuesi i njerzimit për gjithë ata që vranë krijesat e pafajshme në tokë njeriun.
(Autori është deputet i AGJRE-së dhe President i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës)