Reçaku
Shkruar nga Albert Ramdani
Reçaku si fshat është fshat i njohur më shekuj më parë, emri i fshatit Reçak ishte i bërë njohur edhe në ish regjimet e Serbisë së I-rë II-të të Aleksandrave e të Karagjorgjeve e të Drazhë Mihajlave të Titos komuniste, e të stërnipit të Karagjorgjeve, Aleksander Rankoviqit e deri të shqelmat e fundit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.
Reçaku u dallua si fshat përparimtar por u bë halë dhe pengesë e regjimeve të Serbisë së krajlit në kohet e krajlave dhe çetnikeve. Reçaku në atë kohë u njohë dhe nga rezistenca të cilën e bënte trimi dhe kaçaku i kësaj anë të Shtimës.
Patrioti nga Reçaku i cili ishte bashkëluftëtar i çetave të Azem Bejtës.
Një nga trimat e kësaj ane e pikërisht nga fshati Reçak ishte Qorr Ilazi i cili në atë kohë i shkaktonte dëme të mëdha Serbisë së krajlit.
Qorr Ilazi ishte një luftëtar aktiv i çetës së Azem e Shote Galicës. Në atë periudhë, kjo çetë, e cila më vonë ishte bërë si “Nëna e çetave kaçake të Kosovës”, ku i zhvillonte aksionet aktive luftarake duke i’u shkaktuar në atë kohë tmerr xhandarëve e postave serbe.
Reçaku është ndoshta dhimbja më e madhe për familjaret për rrethin dhe për Kosovën, por është edhe krenaria më e madhe e gjithë shqiptarisë.
Ngjarja e fundit e cila ndodhi në fshatin Reçak e cila ndodhi në mëngjesin e hershëm e të ftohtë të janarit të vitit 1999.
Me 15 janar të këtij viti po bëhen plot 21 vite nga ngjarja e kobshme që e patë tronditur mbarë njerëzimin e rruzullit tokësor ku atë ditë ishin vrarë e masakruar 45 civil ishte vërtet një ditë dhe muaj i zymtë siç është acari i janarit ishte stuhia e veriut e cila e bëri këtë makabër mbi popullatën e pa mbrojtur dhe të cilët ishin ne pragun e shtëpive dhe tokave stërgjyshore.
Reçaku i shkruar dhe i kënduar nga koha e Qorr Ilazit e vazhduar edhe në kohën e komunizmit ne kohen e Rankoviqit në aksionet famëkeqe të armëve ku shumë shqiptar janë vrarë në viset e Kosovës ,gjatë kësaj kohe të Rankoviqi të viti 1956-1966, dhe ne vitet dhe në kohen e demonstratave të vitit 1981,demostratat e vitit 1989,përballje edhe 1990 e deri në qershor të 1999. Me 15 janar 99 regjimi i Millosheviqit me vrasësit e ti të prirë nga ish zv-kryeministri dhe ministri i policisë dhe torturës i emëruar enkas për zhdukjen, vrasjen dhe dëbimin e popullit shqiptar të Kosovës. Krimineli, Nikolla Shahinoviq dhe ky i fundit me urdhër të kasapit të Ballkanit, S.Millosheviqit kishte marrë hov që të vjell vrerët të zezë mbi banoret e fshatit Reçak.
Masakra e Reçakut ndodhi para para misionareve te OSBE-së,në krye të misionit ishte Ambasadori W.Vokeri, ky i fundit me bashkëpunëtor e njoftoi botën se me sy e kishte dokumentuar një masakër të përmasave çnjerëzorë ku e titulloi “Krim kundër njerëzimit.”
Masakra e Reçakut mbet një pikëllim dhe një ngjarje tepër e rëndë në historinë e njerëzimit.
Ti kujtojmë të gjitha masakrat që i ka bërë makineria e Serbisë, masakrën e Qirezit, Celinës, Sllovisë, Kotlinës, Mejës… dhe të gjitha masakrat deri tek masakra e Reçakut ku bota e civilizuar e pa me sy të vetë.
Ti kujtojmë të gjithë UÇK-së, të gjithë të rënit për altarin e lirisë nga Koha e Serbisë së Aleksadrave, Karagjorgjave, Drazh, Mihajlave,Titos,Rankoviqit e deri te shqelmat e fundit të Serbisë se 1999 e cila iku poshtëruar dhe e dëbuar nga djemtë e vajzat, gra e burra të Kosovës me ndihmën e Aleateve Perëndimor.
...