24 Dhjetor 2024

Ratifikim i marrëveshjes optimizëm për Kosovën

Shkruar nga Mr.Sc. Blerim Burjani

Skenat  e djeshme në Kuvendin e Kosovës  janë pamje të cilat kanë dëshmuar brengën e mundshme por edhe perspektivën e jetës së qytetarëve të lodhur ekonomikisht dhe me gjendje të rëndë sociale dhe shëndetësore.

Në kërkim të perspektivës dhe jetës më të mirë Kuvendi i Kosovës ka bërë ratifikimin e konkluzioneve të dala në mes Kosovës dhe Serbisë , ajo që duket e “bajatshme” është në një mënyrë e pavërteta se kjo është marrëveshje ndërkombëtare.

Me i dhimbshme është gjendja e qytetarëve të cilët janë “mbuluar me borxhe dhe kredi bankare”, ndërsa zhvillimit ekonomik nuk i dihet as kur  do të fillojë ta përjetojnë.

E dhimbshme është edhe gjendja e izoluar e qytetarëve të Kosovës të cilët nuk mund të lëvizin pa viza.

Ata nuk  mund te gjejnë asnjëherë punë në shtetet e BE, por edhe nëse gjejnë problemi më i madh është se ata nuk mundet e kenë leje pune në shtetet e BE dhe në asnjë organizatë ndërkombëtare duke përfshi BE, OKB, Këshillin e Evropës, edhe më shumë kur ti shtohet se pa viza as nuk mund t ë shkojnë as jashtë kontinentit të Evropës, atëherë kjo është e qartë krejt se jeta e qytetarit të rendomë të Kosovës është e rëndë dhe njëherit pa perspektivë.

Pamjet e vazhdueshme dhe komentet e ndryshme të bëra nuk po dërgojnë në zhvillim të shpejt ekonomik  të Kosovës. BE ka bërë me dije se ende ka shumë hapa tjerë që duhet bërë në drejtim të integrimit te Kosovës ne BE, MSA është fillimi asgjë më shumë as më pak.

Disiplinimi  ndaj shteteve të Ballkanit vazhdon të jetë politika dhe strategjia kryesore e BE në zhvillimet integrative për këtë pjesë të Ballkanit. Përderisa Kosova po ballafaqohet me pseudo politikën dhe njerëzit entuziast që kanë dëshirë të jenë emër nga politika, dhe shfrytëzimit të rrethanave të mjerueshme ekonomike dhe sociale dhe arsimore të përfitojnë skajshmërisht nga gjendja nën moton pa hyrëse së Kosovës në BE, ata do te jenë larg fuakarallakut, kjo ide e të ashtuquajturve politikanë vazhdon të funksionoj në Kosovë .

Disa individ të partive politike dhe disa parti shprehen edhe mllefin e tyre ndaj ratifikimit nën moton e dyshimeve se nuk e dimë çka ka ndodhë dhe si po interpretohet kjo marrëveshje, tash më kuptohet se të dy palët interpretimin e bëjnë në mënyrën e vet , ndërsa BE nuk merret fare me interpretime ,asaj i intereson zbatimi i marrëveshjes.

Zbatimi i marrëveshjes Serbi –Kosovë

Politika gjermane vazhdon te jetë më e matura në politikën evropiane me skepticizmin rreth  zbatimit të marrëveshjes, kjo është e kuptueshme asnjë marrëveshje deri me tash në komparacion ndërkombëtare nuk është me përpikëmëri , palët do te tentojnë secila në variantin e vet të përgjigjet në zbatushmëri sipas nevojave dhe interesave, prandaj edhe në këtë rast zbatimi nuk do të shkojë deri në fund, por më rëndësi që shumica e detaleve të saj duhet të zbatohen sepse BE dhe SHBA nuk do të tolerojnë këtë.

Politika gjermane duket të jetë më e interesuara dhe me inteligjente në drejtim të zbatimit , nuk besohet “blanko”, por duhet parë terrenin se apo zbatohet a jo?

Në të kundërtën s’ka shumë rezultat pozitiv në këtë drejtim. Më rëndësi është gatishmëria e paraqitur dhe entuziazmi evropian për të lavdëruar palët dhe inkurajuar ata në zbatueshmëri.

 Lëvdatat janë njëherit duken “lajka” dhe dhënie vullnet palëve dhe inkurajuar ata që të zbatojnë marrëveshjen edhe kështu në integrimet evropiane të përfitojnë dy palët.

Partitë politike dhe zbatushmëria e konkluzioneve të BE për  Serbinë dhe Kosovën

Partitë politike në Kosovë janë me emocione të përziera përderisa individë të shumtë brenda partive të ndryshme politike vlerësojnë së këtë ratifikim e kanë pranuar për hire të integrimit në BE  dhe këtë nuk e kanë fshehur një pjesë e deptutëve , përderisa pjesë tjetër është e humbur në kohë dhe hapsirë , e një pjesë thonë se kjo është përgjegjësi e atyre që kanë pranuar ratifikim e kësaj marrëveshje.

Ratifikimi i marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës

Sidoqoftë kjo duket te jetë pozitive për mënyrën e prezantim të saj në opinionin e Kosovës, madje ka të atillë që thonë sikur të ishte bërë ky normalizim me herët sot edhe Kosova edhe Serbia do të qëndronin shumë më afër integrimit në Evropë. Përderisa populli i ynë i lodhur nga skamja ekonomike pak duket te merret me këtë  temë, më shumë merren detyrimisht me problemet personale dhe familjare që dominojnë ato sociale dhe ekonomike dhe shëndetësore.

Pozitive  dhe kurajuese mbetet  se nuk do të ndryshojë Kushtetuta dhe kjo po i bie se Serbia humbi serish në rrafshin politik ndërkombëtar, unë mendojë që Serbia po mundohet të nxjerr maksimumin në këtë marrëveshje dhe natyrisht për të lënë derën hapur në sovranitetin e Kosovës dhe interferencën e përhershme në Kosovë, nuk mendojë që Serbia është humbëse pasi qe arriti të nivelizojë politikën e saj me atë BE dhe SHBA.

Balanci politik diplomatik i Serbisë ndodhi ndaj zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare.Kosova pret hapat tjerë të integrimit në Bashkim Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)