08 Janar 2025

Rasti Kiqina mega skandali i drejtësisë kosovare

Shkruar nga Ilir Desku

Nuk do mend se dështimi me i madh dhe me skandaoz i drejtësisë kosovare pa dyshim mbetet rasti “Kiqina”.


Por se ’’drejtësia’’ në Kosovë ka ngelur vetëm si term i thjeshtë i përdorur nga politikanë e udhëheqes institucionesh nëpër mitingje e debate televizive, se sistemi gjyqësor -gjykatat në Kosovë janë kapur nga klane mafioze të cilët kërcenojnë e shantazhojnë gjyqtar e prokurorë në metoda nga me të ndryshmet, se vendimet për denime ipen me urdhëra e jo duke u bazuar në fakte e deshmi, u vërtetua edhe një herë kur Gjykata e Apelit në Prishtinë, para ca ditësh konfirmoi vendimin e Gjykatës së Gjilanit e cila kohë më parë kishte marrë vendim qe rastin’’KIQINA’’ t’a linte në fuqi njëjtë sikurse ishte marrë vendimi i mëparshem nga autoritetet e atëhershme të UNMIK-ut, vendim më të cilin u denuan pa asnjë provë të vetme me nga 30 vite, vëllëzerit Burim e Arsim Ramadani dhe Jeton e Arben Kiqina.

Edhe pse familjarët e të denuarve - pala mbrojtëse kishin deponuar në Gjykatë dëshmi e prova të reja si dhe kishin siguruar dëshmitarë të rinj me të cilat kërkohej qe rasti të kthehej në rigjykim dhe të merrej një vendim i drejtë dhe konform dispozitave ligjore, asnjëra nga këto nuk ishte marrë parasysh nga trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në Prishtinë, respektivisht nga Departamenti për Krime të Rënda në kuadër të kësaj gjykate.

Qudi!!!! Në biseda private-familjarë të gjithë këta akterë, pra gjyqtarë dhe prokurorë si  vendor poashtu edhe ata ndërkombëtarë e pranojnë se djemt janë krejtësisht të pafajshem dhe se ata i dijnë emrat e kryersve të vërtetë të këtij krimi monstruoz, por qe asnjëri nuk ka guximin të deklaroj publikisht se kush janë kryesit e vërtetë. Këta gjyqtar dhe prokurorë harruan betimin për drejtësi. Sa turp…!!!!

Kujtojmë rastin kur ish shefi i zyres së prokurorisë së UNMIK-ut në atë kohë Dan Urban, në një ndejë familjarë i ndikuar edhe nga konsumimi i tepërt i alkoolit kishte deklaruar se djemt janë krejtësisht të pafajshem dhe se ata i dijnë emrat e kryesve të vërtetë por qe nuk duan ti tregojnë.  Fatkeqësisht këtë e konfirmon edhe ministri i atëhershëm i “drejtësisë” Jonuz Salihaj pasi qe edhe ai ishte prezent.

Me pas u tentua qe edhe në parlamentin e Republikës së Kosovës të debatoj për rastin në fjalë, por qe prapë u pengua një nismë e tillë, nga qarqe dhe individ të caktuar.

Pas shumë aferave korruptive brenda EULEX-it ishte edhe ish prokurorja e EULEX-it Maria Bamieh e cila në një letër derguar Fatonit (vëllaut të Burimit dhe Arsimit) kishte deklaruar se ajo personalisht kishte pasur interesim të merrej më rastin në fjalë po qe ishte penguar nga shefi i saj Jonathan Ratel me arsyetimin se kjo i takon mbrojtjës.

Çka duhet deshmuar tjetër për ta kuptuar qe këta djem janë të pafajshem dhe po mbahen padrejtësisht në burg.


Kujt po i pengon e vërteta? Kush duhet të jape llogari për këtë padrejtësi?

Edhe një herë u pa se ata qe janë të thirrur të ndajnë drejtësinë, të njëjtit po e rrënojnë atë. U pa qartë se “i forti “ e bën ligjin dhe “i forti” e zbaton atë si të dëshiroj ai vetë.

Këto vendime paushallë dhe kryekëput politike e kanë demtuar në masë të madhe sistemin e drejtësisë në vendin tonë, qytetari sot e ka humbur besimin në këto institucione.

Shpresa për një shtet të së drejtës dita ditës po venitet.

E thjeshtë: “Padrejtësia me e madhe është drejtësia e të pa drejtit”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)