Rasti Kiçina, turpi i drejtësisë ndërkombëtare
Shkruar nga Kushtrim Gashi
Në të shumtën e rasteve, qëndrimi ndaj të drejtës është qëndrim ndaj diçkaje që duhet zbatuar dhe nga ai qëndrim buron kuptimi i së drejtës.
Mirëpo shume shpesh ndodh në vendin tonë që njerëzit ndaj të drejtës të kenë një qëndrim si ndaj diçkaje të huaj dhe të imponuar sepse në emër të drejtësisë dënohen njerëzit e pafajshëm. Nga ky qëndrim buron kuptimi i së padrejtës në Kosovë.
Padrejtësia ekziston, atëherë kur drejtësia shtrembërohet. Me pastaj kërkohet një kohë shumë e gjatë për ta ven drejtësinë.
Se si u vendos misioni i BE-së në vendin tonë për të ven drejtësinë e si drejtësia e këtij misioni është e barabartë me padrejtësinë do ta shtjelloj me tutje.
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e së drejtës EULEX, arriti në Kosovë me ftesën e institucioneve të Republikës së Kosovës, në mënyrë qe të zbatoj ligjin dhe drejtësinë në përgjithësi.
Ne web faqen e këtij misioni thuhet se synimi kryesor i tij është ti ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në fushën e policisë, gjyqësisë dhe doganave.
EULEX-i pas vendosjes në vendin tonë, çdo ditë e me shume proklamonte vënien e drejtësisë dhe duke besuar qytetarët e Republikës së Kosovës se ndoshta vërtet do punojë për zbardhur krimet që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, të lirojë qytetarët e dënuar padrejtësisht, të merret me reketizmin, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore, korrupsionin dhe format tjera të krimit të organizuar.
Për gati 7 vite të qëndrimit të këtij misioni në Kosovë, krejt ajo çfarë kemi parë janë aferat korruptive të këtij misioni, të cilat kanë dridhur Bashkimin Evropian.
Burim e Arsim Ramadani dhe Arben e Jeton Kiqina janë ish pjesëtar të UÇK-së, të cilët u akuzuan për rastin Hajra nga drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, në bazë të dëshmive të një personi të mitur, i cili ishte dëshmitari i vetëm i prokurorisë.
Edhe pse i mituri Blerim Kiqina pat tërhequr dëshminë e vet, duke akuzuar policet ndërkombëtare të UNMIK-ut për maltretimet dhe torturat që ia kane bërë, prapë së prapë këta djem të rinj vazhdojnë që të mbahen në burg.
Paramendoni sikur të jeni futbollist në vendin që jetoni dhe kur shkoni turist në vendin nga e keni prejardhjen, të ftojnë në një dasmë dhe ti e mirëpret ftesën dhe shkon me gjithë dëshirë në atë dasmë.
Papritmas në dasmë ndodh diçka tragjike, tre persona vriten. I tronditur nga kjo ngjarje ik në vendin tënd, për të mos u kthyer kurrë më.
Paramendo masnej, disa javë më vonë kur e kupto që shoku yt, i cili ishte në tavolinë gjatë terë asaj nate, qenka i dyshuar nga policia për vrasjen që ndodhi po atë natë.
Çfarë do të bënit ju po tu ndodh
ke diçka e tillë, a do të shkonit në atë vend prapë për të dëshmuar atë se çfarë di apo do të jetonit terë jetën me një njollë në ndërgjegjen tuaj, duke fshehur të vërtetën.
Kjo ishte dilema e futbollistit Jeton Kiqina nga Suedia, i cili erdhi si dëshmitar për të gjykuar në gjyq dhe për të thënë të vërtetën, por Jetoni u arrestua në sallën e gjyqit me një flet arrest të falsifikuar nga prokurori dhe u akuzua për vrasje.
Dan Urban, ish shef i zyrës së prokurorisë së UNMIK-ut në vendin tonë, në dasmën e gazetarit Milaim Zeka thotë se Këta persona janë plotësisht të pafajshëm.
Ne e dimë kush i ka vrarë, por nuk i tregojmë. Ketë e konfirmon edhe ish ministri i drejtësisë Jonuz Salihaj, i cili ishte i pranishëm në ketë dasmë.
Milaim Zeka kishte siguruar edhe një dokument nga ndërkombëtaret, ku në vitin 2007 rekomandohej të rikthehet rasti Kiçina në rigjykim ama dikush e ndaloj dhe rasti nuk u kthye në rigjykim.
Jo vetëm kaq, por ish prokuroja e EULEX-it Maria Bamieh, e cila zbulojë aferat korruptive brenda vet EULEX-it, në një përgjigje me shkrim dërguar vëllait të Arsim dhe Burim Ramadanit, deklaron se ka pasur interesim që të merrej me rastin Kiçina, por nuk i ishte lejuar nga shefi i saj, Jonata Ratel.
Rasti Kiçina u debatua edhe në parlamentin e Kosovës në seancën e 15 marsit të vitit 2013, por pa ndonjë rezultat.
Deri kur do të vazhdohet që në Kosovë të dënohen ushtaret e UÇK-së?
Deri kur do të vazhdohet që në Kosovë të dënohen njerëzit e pafajshëm?
Sistemi i drejtësisë në Kosovë është rrënqethës sepse i vetmi produkt që mbolli UNMIK-u dhe EULEX-i është korrupsioni dhe padrejtësia, pra kjo është shkolla e re e drejtësisë në Kosove.
Korrupsioni dhe padrejtësia nëse nuk luftohet me kohë mund të kthehen duke mposhtur dhe shndërruar shtetin nga sundimi i së drejtës në sundim të kleptokracisë.
Shteti, duke toleruar dhe mos luftuar korrupsionin eh padrejtesinë, bëhet sistem i keptokracisë dhe jo i së drejtës dhe këtë sistem jo vetëm qe e legalizon, por edhe e mbron pikërisht me mekanizmat të cilat i ka krijuar për parandalimin dhe luftimin e tyre.
Padrejtësia dhe korrupsioni janë bërë një epidemi shtetërore kriminale, me rrezik për shoqërinë dhe shtetin qe e ka lejuar.
Rasti Kiçina është fytyra e vërtetë e drejtësisë ndërkombëtare dhe njëkohësisht turpi më i madh i kësaji drejtësie.