18 Maj 2024

Rasti Gashi, fillet e një fillimi

Shkruar nga Zejdush Kastrati


Ai që e mohon fajin, bën gabim të dyfishtë. (Proverb latine)

Në veqanti, në Gjermani, dorëheqja nga pozitat udhëheqese, e ne veqanti, ne sferën e arsimit, llogaritet, edhe, si shenjë, nderimi intelektual.
Kuptohet, po flitet për një shtet normal, dhe ku ka vërtet intelektualë dhe rend e rregull.

Po i ceki, vetëm dy raste, kur në këtë shtet, patën dhënë dorëheqje, dy ministra, pa pasur nevojë të bëhën protesta të mëdha të studentëve, apo të intervenohet me njësi speciale policore, siq po ndodh te ne, tani e disa ditë, dhe nuk i dihet fundi, ku siq dihet e po shihet, po mbrohet një i përgdhelur i një klani, një servil, dhe një i akzuzuar, për manipulim dhe falsifikim.

Ne te vërtet, në Gjermani, më 2013, atë kohë, ministrja e Arsimit e ketij shteti Annette Schavan, pat dhënë dorëheqje vetëm pse akuzohej sepse në doktoratën e saj kishte elemente plagiature.

Kjo zonjë, mike shumë e afërt e kancelares gjermane Merkel, pat deklaruar se” sot është momenti dhe koha e duhur që unë të largohem nga posti ministres, edhe pse nuk do ta pranoj këtë akuzë, dhe do ta kundërshtoj ate me veprime ligjore.

Unë nuk kam kopjuar kurrë, dhe akuzat me kanë prekur shumë” pat deklaruar kjo zonjë, kur pat ofruar dorëheqje.

Dy vite më herët, pikërisht me 2011 edhe ministri i Mbrojtjes së po këtij shteti të madhë e të zhvilluar në të gjitha sferat, Karl-Theodor zu Guttenberg, pat dhënë dorëheqje nga posti që mbante, vetëm pse akuzohej, për kopjim të tezës se doktoraturës, dhe edhe ai, me rastin e dorëheqjes, pat shtuar: se “ky është hapi më i dhimbshëm në jetën e tij, por akuzat që më janë bërë, e kanë bërë të pamunduar zbatimin e funksionit që kam”, dhe pat shtuar “se e panon gabimin që ka bërë, por ky veprim ka qenë i paqëllimshëm, andaj jep dorëheqje dhe pendohet” , pat shtuar ky ministër, kur u pat larguar nga kjo pozitë, me kredibilitetin më të madhë .

I ceka vetëm këto dy raste, sepse raste tjera të shumta, kanë ndodhur, nëpër shumë vende të botës, aty ku ka pak moral e ndjenjë, ku ka përgjegjësi e profesionalizëm, ku ka edhe qytetari e intelektualizëm, dhe akti i dorëheqjes apo vetëlargimit nga pozita udhëheqëse, është veprimi më minimal dhe më i vëgël, që mund të bëhët, e që është dëshmuar, kur është në pytje, interesi i shtetit dhe vendit, përkatësisht, interesi i prosperitetit dhe zhvillimit.

“Nuk jap dorëheqje dhe pikë” , “As që mendoj për dorëheqje” , “Nuk janë ata student që po kërkojnë dorëheqjen time” , “Nuk e kam ditur se ato revista janë fiktive” , “Nuk kam botuar vetëm unë…” janë vetëm disa, nga kryetitujt e prononcimeve që rektori Gashi i ka bërë, për media dhe portale, duke kundërshtuar kërkesën e studentëve për tu larguar nga posti i rektorit, edhe pse protestat, nga dita në ditë, po dinamizohen dhe masovizohen, dhe ka shenja, se po marrin, karakterm edhe jo të qytetëruar.

Pra ky “intelektual” që më së paku po tregon se ka intelektualizëm në shpirtin dhe bagazhin e tij arsimor, pikërisht me këto deklarata dhe prononcime, jo vetëm që ka përmbyll karierën e tij, edhe ashtu të dyshimtë dhe të damkosur” intelektuale” , por me kokëfortësinë dhe “arsyetimet” po e “varros “përfundimisht edhe karierën e tij jetësore, sepse, Kosova është e vogël, dhe më shumë po i bënë shërbim të tjerëve, se sa veti, e familjes së tij.

Me siguri, rektori Gashi, nuk është fajtori dhe “mashtruesi” i vetëm në këtë “hallakam” , dhe këtë biznes, shumë fitimprurës, edhe për shumë “intelektualë “ tjerë, që janë shpërndarë anëekënd edhe shumë Universiteteve tjera, që janë hapur, nëpër shumë qendra të Kosovës, në emër të fushatës dhe kampanjës elektorale, e që, në realitet, po i gjasojnë disa fabrikavave të monizmit, që po prodhojnë më shumë analfabetë, se sa intelektualë të njimendët.

Kërkesa e largimit të rektorit Gashi, është vetëm nisma e nismës, që duhet të ndodhë në Universitetin e Prishtinës, sepse problemet që janë grumbulluar me vite, e që janë pjellë e një keqëqeverisjeje dhe keqëmenagjimi, por edhe abuzimi, pothuaj nga shumica e rektorëve që ishin “vegel” e të medhenjëve apo liderëve, e që është dëshmuar dhe faktuar, edhe me rastin e shumë regjistrimeve të studentëve, sidomos në fakultetin e Mjeksisë, Arqitekturës e shumë fakulteteve tjera, që duhet të të hulumohen, të publikohen dhe të ndëshkohen, nese duam që gjërat të shkojnë deri në fund.

Patjetër, edhe rasti i tjetërsimit të pronës, që i është bërë Universitetit të Prishtinës, gjatë kësaj periudhe kohore të pasluftës, në emër të vlerave dhe sakrificës së luftës, poashtu, është një kapitull, që do hulumtim edhe nga Prokuroria e shtetit, sepse edhe në këtë drejtim, shumë prona të “tempullit të diturisë” u tjetërsuan, u okupuan dhe iu ndërrua titullari, dhe edhe me kët rast, disa “intelektual” u sollën, sikur këto prona tua kishte lënë testament, babai apo babagjyshi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)