27 Dhjetor 2024

Ramushi do të jetë më i veshtirë më Serbinë se sa Hashimi

Shkruar nga Labinot Gjini

Nuk kam parë asnjëherë politikan më makiavelist se sa Hashimi. Duke e parë fushatën e tij të fundit, më është mbushur mendja se Hashimi është vërtet në gjendje të vrasë për pushtet.

Nuk kam parë asnjëherë fushatë më të poshtër se sa kjo që ka bërë PDK-ja në këto zgjedhje. As Sali Berishën që e kam konsideruar si politikanin më të poshtër shqiptar, nuk e kam parë duke i blerë deputet tjera partive politike dhe duke dalur me krenari për këto \"dëmtime\" që po i bënte partive politike.

Hashim Thaçi i ka dhënë një orientim politik këtij vendi me veprimet e tij nga më të poshtërat që ka njohur ndonjëherë bota politike e civilizuar.

Ai ka shfrytëzuar çdo poshtërsi vetem dhe vetem për të ndenjur në pushtet. Simpatizantët e vërtet të tij janë shumë të pakët, por janë klientet e tij të shumtë që e kanë bërë që të dal forca e parë.

Hashim Thaçi ka organizuar një rrjet shumë të fuqishëm nëpër Kosovë me njerëz të cilët janë të zhytur në imoralitete të pafundme dhe, shumë herë, në krime nga më të voglat deri tek më të mëdhajat.

Këta janë ata të cilët, çdo ditë që lind dielli dhe që bje nata, janë ata që shkelin mbi çdo moral dhe çdo normë ligjore për interesatë e tyre personale. Po këta janë ata që këto ditë na janë hedhur nëpër rrjetet shoqërore dhe mundohen të shesin agresivisht moral tek të tjerët.

Për këta morali i vetem që ekziston është kur ti me çdo kusht dhe mbi çdo gjë tjetër e mbron interesin tëndë personal dhe të rrjetit kriminal që të ka ngritur mbi të tjerët.

Po ky Hashim Thaçi është ai që një pjesë të veteranëve të UCK-së i varfëroj ekstremisht gjerësa disa shefa të tyre i bëri goxha të pasur. Pasi e bëri këtë, ai i shtyu shumë prej tyre me lëmosha të një pas njëshme që ti dorëzohen dhe të luajn brenda amoralitetit dhe kriminalitetit të tij.

Vetem në këto zgjedhje, jo pak prej këtyre veteranëve të luftës, kanë përfituar me mijëra euro të shpërndara dorë më dorë nga parapolitika e Hashimit ose direkt nga kandidatët e partive.

Kështu ai e bëri fushatën me para që kanë rrjedhur nga një dorë tek tjetra gjerësa partitë tjera nuk kishin para as për të paguar publicitetet e veta. Nga erdhën këto para ? Nga nëntoka e PDK-së !

Në anën tjetër, Hashim Thaçi, po për këtë pushtet, bëri koncesione shumë të mëdha ndaj Sërbisë. Prapë, edhe këtë ja mundësoj rrjeti i tij klientelist shumë herë i thirrur në \"patriotizëm\" dhe \"atdhetarizëm\" (thuaj se ja ka dhënë kush këtë monopol atyre), i cili ishte i gatshëm të bëjë koncesione të dhimbshëme kombëtare vetem e vetem që interesi i tyre personal të shpëtoj dhe të zhvillohet në kahjen që ka marrur.

Me koalicionin AAK-NISMA-LDK dhe mbështetjen e VV, ajo që është duke u cënuar më së shumti është ky rrjet klientelist i organizuar në nën tokën e Kosovës dhe, i cili mbërrin deri tek Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani (siç edhe po shihet !).

Ky rrjet, me në krye Hashimin, ishte bërë gati për ndarjet e reja të pasurisë së këtij vendi dhe ishte bërë gati për koncesione të reja ndaj Sërbisë në emër të interesitë të përbashkët klanor.

Kolicioni AAK-NISMA-LDK me mbështetje e VV, është rrezik i madh për këtë klan (aspak i largët me shembullin e mafisë italiane). I rrezikshëm sepse gjatë kësaj qeverisje mund të zbardhën shumë afera të ndyta të këtij klani përmes hulumtimëve dhe dokumentacionit qeveritar.

I rrezikshëm sepse ky rrjet ka jetuar vetem përmes pushtetit dhe vjedhjës përmes ndihmës së pushtetit. Nëse nuk e ka pushtetin, njerëzit që na ishin bërë të \"mëdhenj\" gjatë kësaj qeverisje, mundet që shumë shpejt të kthehen në njerëzit më të zakonshëm të këtij vendi.

I rrezikshëm sepse nëse kjo qeverisje do të mund ta kthej jetën politike të këtij vendi brenda normave ligjore dhe morale, këta njerëz të mësuar të jetojn dhe veprojn jashta çdo morali dhe ligji, do ta kenë të vështirë ta gjejn mënyrën për tu kthyer tek një pushtet i moralshëm dhe ligjor përmes moralit dhe ligjit.

Është e vështirë të bëhesh i moralshëm dhe ta respektosh ligjin brenda një dite kur nuk e ke respektuar kurrë në jetën tënde ! Në fund të fundit, nuk ju duhet atyre një pushtet i tillë dhe nuk mund ta gjejn vullnetin dhe as motivin për të luftuar për një pushtetmarrje të tillë.

Në anën tjetër, edhe pse kurrë nuk kam qenë përkrahës i Ramush Haradinaj, kolicioni AAK-NISMA-LDK me mbështetje të VV do të jetë, jo vetëm më i mirë përbrenda vendit, por edhe në raporte me të huajt dhe, në veçanti, në raport me Sërbinë. Tri argumente për këtë që ju ftoj ti mendoni dhe ti kundërshtoni nëse keni argumente tjera.

E para është se Ramush Haradinaj, për dallim prej Thaçit, nuk e ka një lidhje indirekte me gjakun e derdhur për këtë vend, por e ka një lidhje direkte me këtë gjak.

Hashim Thaçi nuk ka pasur asnjë dëshmor të vetin, Ramushi i ka dëshmorët brenda familjës dhe erën e gjakut e ka shijuar gjatë gjithë luftës së Kosovës (jo Hashimi) duke qenë direkt pjesëmarrës në të.

Në bisedimet me Sërbinë, Ramushi për çdo koncesion të kërkuar, era e gjakut të dëshmorëve dhe viktimave të këtij vendi do të jetë afër hundës së tij.

E dyta sepse Ramushi nuk mund të bisedoj i vetem me Sërbinë siç ka bërë Hashimi. Ai është në koalicion me të tjerët dhe i n\'varur veçanarisht nga NISMA dhe VV.

Të dy këto parti e rrezikojn rregullisht Ramushin sa që ai këto bisedime nuk mund ti bëjë krye më vete dhe pa raportuar në mënyrë të detajuar tek këto parti politike.

E treta, është se Ramush Haradini nuk e ka një rrjet të fuqishëm klientelist dhe kriminal siç e kishte Thaçi që do ti arsyetonte çdo veprim të tij të pamoralshëm apo anti-kombëtare.

Përkundrazi, ai do të detyrohet që në çdo moment të jetë i barabartë me pritjen e shumicës së popullit shqiptar të Kosovës dhe jo me pakicën e tij militantiste, klienteliste dhe kriminale.

Kjo është ajo që e bënë Sërbinë të merakosët për hedhjën në opozitë të Hashimit dhe, që e bënë të merakosët me ardhjen e Ramushit Kryeministër. Sërbia e di se do ti ketë negociatatë më të vështira me Ramushin sesa me Thaçin.

Këtë brengosje ajo tanimë është duke e shpalosur tek selitë diplomatike të vendëve evropiane. Në të njejtën kohë, kjo është ajo që na shtynë ta përkrahim sot Ramushin (edhe kur nuk jemi simptatizant të tij) në vend të Hashimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)