Ramazani shans për tregtarët
Shkruar nga Selatin Kaçaniku
Duke ua bërë për hajr Muajin e bekur Ramazan konsumatorëve - besimtarë të fesë islame dhe duke i shprehur komplimente të sinqerta konsumatorëve besimtarë të religjioneve tjera për urimet, mirëkuptimin dhe përkrahjen tradicionale, do t i qasem çështjes së sigurisë së artikujve ushqimor, më shumë nga aspekti i respektimit të ndjenjave fetare, duke dashur t i marr në mbrojtje konsumatorët - besimtarë islamë të cilët, në këtë muaj Ramazani po përpqien të dëshmojnë devotshmërinë ndaj Krijuesit, ndaj All llahut xh.sh.
Dikur kishte esnafë të cilët në ushtrimin e biznesit udhëhiqeshin nga kultura, kodeksi, etika ose nga normat e të bërit biznes; Udhëhiqeshin nga rrespekti për Krijuesin, Zotin, All llahun ja Perëndinë; Ia kishin frikën Ligjit ose Gjyqit; Por, ia kishin frikën edhe marres, turpit
mos me u bo hor me dynjanë ; Dhe, të gjitha këto reflektonin autoritet në familje e shoqëri. A vlejnë sot të gjitha këto, ose të paktën njëra?
Shiquar nga gjendja në treg - nuk do të thoja se jamë i sigurtë. Në gjithë Botën gjatë festave respektohet më shumë konsumatori, i bëhet një shërbim i veçantë dhe pritet e përcjellet me dhurata ?! Kjo Botë është edhe e krishterë, është edhe Myslimane, është edhe Jahudite, është edhe Budiste, është edhe
Këtu te ne, në Kosovë, të njohur për nga besa e mikpritja ndodhë shumë pak: Jemi fetarë ose jemi të pa fe?!
Ndodhemi në Muajin e Bekuar Raamazan, është një muaj Feste e Obligimi për komunitetin islamë i cili kështu ia shprehë dhe ia dëshmon devotshmërinë Krijuesit. E çfarë bëjmë ne, çfarë bën shoqëria, çfarë bëjnë tygjarët?
Nga përgjegjësit, nga mekanizmat e mbikqyrjes e të inspektimit të tregut të produkteve, mallrave e shërbimeve akoma nuk mora përgjigje lidhur me bukën për tost që fyen ndjenjat fetare në veçanti tash në Muajin e Bekuar Ramazan?! A thua, edhe mekanizmat edhe mediumet iu nënshtruan presioneve ? A thua aq i vockël qenka konsumatori taksapagues pagues dhe punëdhënës i të gjithë këtyre të cilët ( të paktën ) dine të bëjnë be në Zot dhe e kanë për detyrë të kujdesen për konsumatorin qoftë besimtarë i cilit do religjion ose atesit?!
A ia vlenë pra, në këto rrethana të bëj edhe një shënim, të ngris zërin edhe për diç?
Do të provoj. Po e them zëshëm të vërtetën se vazhdon avazi i shkarkimit të rezervave të grumbulluara mes dy Muajve Ramazan, i shitjes së tyre me e pa afat, me e pa cilësi, me e pa kontrollë: Hurma të skaduara ose në prak të skadimit paketuar në Kosovë ( që më frymëzuan e mi krruan gishtat për të shkruar); Ullinjë notues ; Asortiment i pa deklaracion; Pitalka Ramazani me peshë e cilësi të diskutueshme, të pjekuira e të papjekura; Vajra ushqimi që tmerrësisht dallojnë nga deklaracioni; Artikuj ushqimor që ruhen në kushte jasht standardeve dhe përshpejtojnë skadencën para afatit; Ushqime që ofrohen në rrugë e nën ndikimin e pluhurit, gazrave të automjeteve dhe që pjeken nën rrezet e forta të diellit; Shumë artikuj të skaduar e me afate të rishtypura; Domate të pjekura artificialisht; Miell i klasit ZH i tejngopuir me aditive për t i mbuluar mangësitë e cilësisë; Lëngje ( aq të preferuara nga agjëruesit për ta freskuar e shpëlarë shpirtin ) përplot sheqer, shije, e arome artificiale që nuk e kanë parë frutin as në foto; Mish mashtrues me drita neoni që ta bëjnë me hongër për s gjalli , mish nga kafshët ja shpezët e rritura me hormone, me antibiotikë, me mgordhësira ose me bimë gjenetikisht të manipuluara; Kaçika turshi ; Shumë artikuj ushqimorë që fyejnë ndjenjat fetare ( Me këtë rast do t i veçoja vetëm ( përveç bukës së trajtuar më pare e më lartë ) bonbonat dhe llokumat zhelatinoz të cilët përmbajnë aditive / emulgatorë që nuk janë HALLALL ); Reklama mashtruese, ofenduese e që prekin thellë dinjitetin e konsumatorit; Çmimet e ngritura për t ia lënë fajin ndikmit të reciprocitetit
?!
Këtu do ta përmbyllë për të vazhduar me dialog me një përfaqësues të BIK-it i cili deklaroi publikisht se nuk dihet a kanë ose nuk kanë ato produkte përbërës JO HALLALL ?! Për të ditur Kur ani famëlartë na udhëzon të lexojmë dhe të këshillohemi me ata që lexojnë, që dijnë ose që kanë përvojë. Dalja para besimtarëve me përgjigjen: NUK DIHET nuk është HALLALL ?! Besimtarët e meritojnë e ne e kemi obligim t i informojmë, t i mësojmë, e t i këshillojmë besimtarët.
Po. Është shumë e vërtetë, është e konstatuar dhe nuk është fshehtësi ( sepse në deklaracion qëndron emri i aditiveve / emulgatorëve me shifër të veçantë që specifikon përbërës JO HALLALL ). Një përgjigje e tillë dëshmon se BIK-u akoma nuk është i përgaditur të ballafaqohet me problemet me të cilat e sfidon tregu ?! Nëse është problem fakti se këta tygjarë janë edhe donatorë atëherë edhe ky donacion duhet të shqyrtohet nga aspekti i të qenit Hallall?!
Konsumatori duhet të kujdeset më shumë për vehten e mos t i besojë symbylltas tygjarëve, ndërsa mekanizmat e mbikqyrjes e të inspeksionit të tregut të prodhimeve, mallrave e shërbimeve duhet të jenë më aktiv, pa marrë parasyshë se a besojnë ose jo në Zot.
Është me rëndësi se shumë kush që ndanë për taksa e tatime e për rrogat e tyre BESON NË ZOT dhe e meriton t i mbrohen të drejtat, intereset dhe dinjiteti pa u detyruar të trokas në dyert e tyre. Sepse punët, detyrat dhe obligimet zyrtare / profesionale të tyre i kanë pranuar e nënshkruar në kontratë dhe i kanë të njohura nga ligjet në fuqi që duhet zbatuar!