27 Dhjetor 2024

Ramadan Muja me shokë

Shkruar nga Faruk Dakaj

Ramadan Muja me shokë nuk është i vetmi, këtë rrugë ia trasuan edhe paraardhësit e tij që udhëhoqën komunën e Prizrenit. Keqpërdoruesit e pushtetit i kemi në krye tash e 14 vjet me radhë, fatëkeqësia e kësaj situate është se organet e drejtësisë dhe policia po ashtu janë në mbrojtje të ketyre fenomeneve negative të cilat po ndodhin në insitucionet tona lokale dhe jo vetëm.

Degradimi moral, institucional, politik, kultoror dhe urbanistitik i Prizrenit  filloi qysh në kohen e Eqrem Kryeziut, atëbotë Eqrem Kryeziu i hapi rrugën keqperdoruesve që do ta pasonin atë, fshati turistik ‘Prevalla” ishte projekt i qeverisjes së tij, dergadimi filloi me atë projekt dhe pastaj edhe ai personalisht u interesua që ta shfrytëzoj situatën e krijuar atje, per të ngritur edhe një vilë për veten e tij, kesisoj ai shkeli edhe atë projekt që vetë e kishte hartuar dhe miratuar në planin rregullativ të komunës.

Degradimi nuk mbaroi ketu, nën qeverisjen e Eqrem Kryezit ndodhën edhe shumë shkelje të tjera të planit rregullues të qytetit, si: zona e nën Kalasë, lagjia Ortakoll, po ashtu u zhduk edhe kalldërmi i rrugëve të vjetra të qytetit që ishin edhe simbolika e lashtësis së qytetit tonë.

Pushtetet ndrroheshin po ashtu edhe fytyrat e tyre, por nuk ndryshonte logjika e qeverisjes, aty ku e la Eqrem Kryeziu e vazhdoi përsëri Ramadan Muja.

Pushteti i këtij të fundit sikur ju duken të mangëta të bërat e paraardhësit të tij, prandaj, ky (Ramadan Muja) bashke me vartësit e pushtetit të tij, sikur deshën t’u tregonin qytetarëve se ne dijmë edhe me keq se kaq, vazhduan me dergadimin e zonave të qytetit, po ashtu edhe me korrupsionin që tashmë kishte filluar të lulezonte gjithandej nëpër drejtoritë e tyre, bile shkuan aq larg, sa drejtori i arsimit Nexhat Çoçaj vodhi edhe në emër të familjeve të dëshmorëve të kombit, ku edhe sot e kesaj dite organet e quajtura të drejtiësis e zvarrisin qëllimshëm proçesin gjygjesor vetëm e vetëm që të shpëtojn fytyrën e shokëve të partise.

Ramadan Muja me shokë, pranuan me shumë lehtësi edhe ndryshimin e llogos së qytetit të Prizrenit, ne emër të shtetit multietnik hoqën vitin historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), sepse kështu u thoshte shefi i tyre.

Keshtu, skandal pas skandali gjendemi në ditët e sotme, ku Ramadan Muja me shokë shkelën përsëri ligjin dhe për këtë u dënuan me kusht, pra përsëri drejtësia sikur e dënoi Ramadan Mujën vetëm sa për të thënë se drejtësia po funksionon në këtë vend.

Po mos të ishte Ramadan Muja në PDK apo të ishte qytetar I thjesht mbase do të dënohej taman ashtu sikur e parasheh ligji për vepra të tilla penale, nëse vërtet do zbatohej ligji Ramadan Muja sot do ishte duke e vuajtur dënimin me burgim efektiv.

Protestat paqësore të organizuara ditëve të fundit nga qytetarët aktiv për Prizrenin ishin krenaria e ketij qyteti, simbolika e ketyre protestave nuk është numri I tyre, por kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta.

Organet e pushtetit në Prizren disa herë u munduan përmes formave shumë perfide t’I zbehin ato dhe ti japin kahje tjetër këtij organizimi të drejt qytetarë. Të arrestuarit e këtyre protestave u kërcënuan nga gjykatiesit se nëse nuk i ndalin protestat do të dënohen me gjoba me nga 700 euro, ndersa, nëse nuk protestojne më do të falen.

Po ashtu policia në deklaratat e tyre thonin se protestuesit paskan dashur të futeshin ne objektin e Komunës, që ishte një genjeshtër, po ashtu policia permes shantazheve në deklarimet e tyre në media thonin se protestuesit që gjendeshin në ballë të kordonit të policisë në protestën e pare masive ishin njerëz që kontrabandonin drogë dhe merreshin me prostitucion, këto shantazhe dhe këso lufte speciale me shpifjet me të ulëta kemi mundur t’i dëgjojme vetem në kohën e regjimit serb kundër të rinjëve të atëhershem.

Qytetarët Prizrenas dhe tërë populli nuk duhet të bien pre e shantazheve dhe provokimeve të askujt, nuk duhet lejuar që të shtypet zëri i atyre që kërkojne drejtësi në këtë vend, andaj çdo ditë e më shumë duhet të kërkojm rend e ligj dhe duhet të pëballemi me padrejtësitë deri në arritjen e qëllimit të pëbashkët që është edhe interes i përbashkët.








 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)