22 Dhjetor 2024

Rama, jargavitës ndaj të huajve dhe i dhunshëm ndaj shqiptarëve

Shkruar nga Kim Mehmeti

Në Tiranë u mbajt Samitit i BE’së për Ballkanin Perëndimor. Dhe ata që kanë sy mund të shihnin se liderët evropian nuk vijnë në Ballkan që të na bëjnë si vetvetja, por që të shohim pse jemi ndryshe nga ata.

Pra që të shohim se, për shembull, Shqipëria ka një Kryeministër që u jargavitet të huajve por që është mizorë ndaj popullit të vet dhe, që do i jepte jetët tona për t’i mbrojtur të huajt, për dallim nga liderët evropianë që nuk do jepnin asnjë kok të popullit të vet as për qindra koka ballkanase.

Krahas mbajtjes së këtij samiti, në Tiranë u organizuan edhe protestat opozitare që kishin për qëllim të shpalosnin fytyrën e vërtet të regjimit të ‘Rilindjes’.

Thuajse liderët evropian nuk e dinë se cili është Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë.

Pra thuajse Evropa e mirinformuar nuk e dine se njëri e kriminalizoi Shqipërinë e tjetri Serbinë dhe të dy ata nuk i bashkon ‘Ballkani i Hapur’, por krimi i mbyllur brenda vendeve të tyre.

Dhe duke e ditur këtë, shumë nga liderët evropian besojnë se regjimin e ‘Rilindjes’ nga ai serb e dallon vetëm ajo se atë të Tiranës e përbëjnë hajdutë paqedashës, e atë të Beogradit hajna luftënxitës.

Dhe si të tillë, ata s’kanë si mos jenë bashkëpunues mes veti, madje edhe shumë 'properëndimorë' dhe në një mendje lidhur me të ardhmen e Kosovës. Siç nuk kanë si mos jenë të dëgjueshëm e ‘konstruktivë’ ndaj Brukselit.     

Ndërkohë, para se të niste protesta e opozitës, u përgjak fytyra e liderit opozitar. Pra e goditën kryetarin e PD-së, me çka na goditën në fytyrë të gjithë neve që e kritikojmë këtë rrëgjim.

Dhe ky grusht që përgjaku fytyrën e mendimit kritik, së bashku me shpërthimet që rrënojnë hotelet e kundërshtarëve politik të këtij regjimi, na e përcjellin kanosjen e Kryeministrit të Shqipërisë se ashtu siç e mposhti Shqipërinë dhe popullin shqiptarë, do na mposht edhe të gjithë neve që nuk i nënshtrohemi.

Sa shumë gabon dhe sa çmendurak që është!

Sidoqoftë Samiti mbaroi. Morën fund edhe protestat e opozitës. Dhe ata që kishin sy mund të shihnin pse Shqipëria nuk mund të bëhet si e gjithë Evropa; sepse ka burrështetas  që janë 'properëndimorë', por që nuk janë aspak proshqiptar.

Dhe se për dallim nga Kryeministri i Shqipërisë që si palaço u gjunjëzohet burrështetasve të huaj, liderët evropian i ‘jargaviten’ vetëm popullit të vet që i voton.  

Por duke qenë Shqipëria vend i ‘spektakleve’ dhe debateve televizive, edhe ky Samit mbase nuk do sjellë asgjë me shumë se sa intervista të shumta të Kryeministrit të Shqipërisë dhe  grindje publike mes të paguarve të ‘pavarur’ për ta mbuluar të vërtetën se sa më jargavitës bëhet Kryeministri i Shqipërisë ndaj të huajve, aq më i egër bëhet mëmëdheu ndaj shqiptarëve.

Pra që mos shihet se Shqipëria nuk bëhet si e gjithë Evropa ngaqë atë e drejtojnë burrështetas që janë shumë ‘properëndimorë’, por aspak pro shqiptarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)