Ragip ku je
Shkruar nga Kushtrim Gashi
Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, pati premtuar transparencëfinanciare, investime në fshatra, rritjen e cilesisë në arsim dhetakime me qytetarët e fshatrave çdo gjashtë muaj. Kryesisht premtojqeverisje ndryshe.
Për çfarë qeverisje e kishte fjalën? Meqënse edhe vet është i hetuar nga prokuroria dhe atë së bashku me 12 zyrtarë të lartë komunal, atëherë na jep të kuptojmë se është fjala për sundim të kleptokracisë apo qeverisje të kleptokrateve.
Transparenca tanime jo vetëm që nuk është në rënd dite në Malishevë, por mu zyrtarë të lartë të prokurimit janë suspenduar për shkak të aferave të ndryshme dhe qasja e qytetarëve në dokumenta zyrtare është mollë e ndaluar për qytetarët e Malishevës.
Largimi i afër 140 profesorëve nga puna dhe zëvendësimi i tyre me militantet partiak flet vet për cilësin e arsimit në Komunën e Malishevës.
Fillimi i hetimeve për keqpërdorim të detyres zyrtare dhe konflikt interesi ndaj drejtorit të arsimit Blerim Thaqi dhe shefit të arsimit Halim Hoti vetëm çka na forcojnë bindjen se niveli i arsimit është në gjendje kritike.
Fshatrat dhe qytetarët e komunës së Malishevës kanë me tepër se një vit qe nuk i ka vizituar kryetari Ragip Begaj, eh për investime as që bëhet fjalë.
Te vetmet investime që janë bërë janë investimet diferencuese dhe asgjë ma tepër.
Për të ilustruar ketë po përmendi një shëmbull, në fshatin Mleqan pushteti aktual asfaltoj rrugët e lagjeve të militantëve të nisma-s, ndërsa jo edhe të qytetarëve tjerë.
Qytetarët e Komunës së Malishevës janë të bllokuar qe dy ditë nga bora, ku ka arritë trashesinë mbi 30 cm, kurse Ragipi nuk shihet asgjëkundi.
Ragip ku je?
A keni dalur si kryetar i Komunës së Malishevës të shikoni rrugët dhe të punoni që ato të pastrohen apo jeni në gjumin e ariut!?
Gjatë kohës së fushatës së bashku me Fatmir Limajn, pothuajse çdo shtepi keni shkuar, ndërsa tani kur bora i ka bllokuar i harruat.
Lidhur me ketë do të mund të thoshim se ata që genjejnë dhe mashtrojnë, gjithsesi që ju pranohet aftësia e genjimit dhe mashtrimit, ndërsa qytetarët tanime jane zgjuar nga verbimi i besimit.