23 Dhjetor 2024

Qytetari i Kosovës (a) po keqtrajtohet

Shkruar nga Kushtrim Bashota

Kosovarët po përballen më shumë probleme: ekonomike, sociale, dhe politike. Kosova, si shtet, është më shumë se 4 vite, por nga përvoja e shtetformimit kanë kaluar plot 13 vite, të cilat nuk duken të mjaftueshme për ndryshime dhe permirsime të standardit ekonomik, dhe ate politik në vënd, dhe megjithate duke lënë anash të gjitha keto prapë mbetet tendenca për integrime në  strukturat evropiane, ndërsa kaosi po triumfon në të gjitha aktivitetet shoqërore (qofshin primare apo sekondare).

Vështirsitë ekonomike më të cilat po perballën qytetaret tanë, duket sikur nuk janë të ndjëshme të qeveritaret, edhe pse keto defekte janë të trasheguara nga politikat banditeske të qeverive në fuqi dhe atyre të shkuara, të cilet kan lënë popullin në një varferi prej 60%, e për normat e papunsies si duket më nuk janë duke u marrur më atë gjë, perderisa po fryejn  normat e ngritjes së GDP-se siq ka ndodhur para disa jave, të cilet kan dalur më raporte të pa verteta (që i kan demantuar  FMN-ja).

Keto  janë disa elemente te cilat e injorojne, e fyejnë  dhe e dëmtojnë mbi të gjitha qytetarin e rendomtë pra keqtrajtojne atë, mbi kurrizin e të cilit thirren, më voten e të cilit prezantohen, dhe pasurohën.

Nuk e dijë nëse ka një abozim më të madhe për një qytetar,  se sa momenti kur e perciell një seancë plenare të institucionit më të lartë juridik të vendit, siq është Parlamenti i Kosoves, vendi i shakave, i show-ut televiziv, dhe sarkazmës.

Serioziteti i elites politike, dhe karakteri intelektual, dhe të gjitha predispozitat për të perfaqësuar voten e lirë mungon. Gjesti i Adem Grabovcit sot gjatë zhvillimit të senacës plenare ishte i ulët dhe aspak i drejtë, gjatë së cilës u perkrah nga xhavti Haliti që tregoj një karakter elastic dhe korruptiv që fatkeqsisht u transmetua drejtperdrejt nga televizioni RTK, për të cilin edhe ndodhi kaosi.

Veprimi i Grabovcit në parlamentin e Kosovës, nuk besoj që është veprim mbi bazat e të cilit është thirrur në fushata elektorale për perfitimin e vototuesve, dhe  gjithsesi që asnjeri nga ata votues nuk votojnë për një “personalitet” i cili kerkon  një pause prej 1 ore, dhe atë të e merr ënde pa e miratuar udhëheqesi  i kuvendit.

Thënë permbledhazi parlamenti i Kosoves si institucioni më i lartë në vend, ai i cili nxjerr ligjet, rregulloret, emron presidentin, kryeministrin, dhe punë të tjera të juridiksionit, ka kaluar në një institucion aspak serioz, dhe i pa  fuqishem, i ndikuar nga qeveria dhe individ të tjerë qe nuk i takojne strukturave institucionale.

E gjithë kjo papergjegjësi po refletkon në  emërime të ndryshme te personave në pozita të ndryshme, të cilet janë te dirigjuar  ne menyre radikaliste për sendertimin e një sistemi të kontrolluar dhe më baza qeveritare, fenomen ky serjoz dhe i pa tolerueshem në shoqerinë demokratike, por ekzistent në shoqerinë e verber.

Të gjitha keto parregullsi dhe ky destabilizim politik siq kemi pare nga një vazhdimsi e paqendrueshmeries së instituconeve,  për shkakë të konflikteve të interesave që nderrohen priseidentet , dhe koalicionet herher shkeputen, lidhen, e ri-lidhen, ku më vemendja nuk është qytetari dhe investitoret, ne   do te vazhdojme të perballemi më dukuri negative dhe të kushtueshme deri sa te kemi te instaluar kete mentalitet qyqar ne institucione.

Personalisht,vlerësoj  se më kete dinamike zhvillimore dhe korruptive ne nuk jemi në rrugen as më të peraferme drejt integrimit në pozita të cilat kjo rini i deshiron, dhe asnjeherë nuk do të ndodh kjo gjë ,perderisa  te behet nje shortim i gjeneratave dhe nje ndryshim rrënjësor i mentalitetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)