Qyqanllëku i liderëve tanë
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Javën e kaluar pata fatin qe së bashku me dy zyrtarë të lartë te Kosovës të isha pjesëmarrës i një takimi ndërkombëtar të mbajtur në Podgoricë të MaIit te Zi me pjesëmarrje edhe nga gjitha njësite e ish federatës së Jugosllavisë, tani shtete te pavarura, por, edhe te disa vendeve tjera te rajonit përkatësisht, Evropës.
Ajo që më fascinoi, dhe më la përshtypje te veçantë,është sjellja dhe veprimi shumë impresionues, si burrështetas,me rastin e arritjes në sallën e takimit, që të tre liderëve shtetërorë të Malit të Zi, Presidenti aktual Vujanovit,Kryeministri Markoviq,por edhe Kryeparlamentarit Brajeviq ..., pa bodigardë te shumtë në përcjellje, siç jemi mësuar ti shohim ne liderët tanë,me disponim dhe buzëqeshje që reflektonin akt shumë miqësor e pa komplekse ndaj të pranishmëve,pastaj me një komunikim dhe mesazh,që dërguan tek të gjithë të pranishmit, se kur është në pyetje ndërtimi i shtetit të tyre, qe kanë ndërtuar dhe po e ndërtojnë,nuk ka kompromise...!
Presidenti Vujanoviq pos tjerash përmendi edhe bombardimet e NATO-së në aspektin pozitiv, por edhe ndihmën e ofruar për kosovaret të cilët gjatë luftës se fundit për shkak te dhunës dhe terrorit serb gjeten strehim në këtë shtet fqinje dhe fqinjësinë e mire që pret, dhe dëshiron me Kosovën....!
Në këtë takim, enkas për ketë të pranishëm u emetua edhe një dokumentar i shkurtër që ishte edhe surpriza dhe befasia e radhës ku ne mënyrë faktografike, me data, paraqitej dhuna, presioni dhe kercenimi që në vazhdimësi i behej nga Serbia e atëhershme kësaj Republike, në kuadër te federatës jugosllave gjatë shekullit të kaluar kur Mali i Zi angazhohej të funksiononte, si njësi e barabartë,dhe, edhe pse, ne këtë takim ishte prezent edhe delegacioni nga Sërbia, por nuk pati reagime, refuzime, replika, largim nga salla, kërcenim...!
Nëse bëjmë vetëm një krahasim të këtyre liderëve nga këndi i vrojtuesit, përkatësisht gazetarit me takimet që kanë zhvilluar dhe zhvillojnë delegacionet e Kosovës me të Serbisë, jo vetëm në takimet e mëhershme të Vjenës e së fundmi edhe të Brukselit, por, edhe në takimet e organizuara edhe në Prishtinë, ku pala shqiptare gjithnjë dhe me përjashtime të rralla në raport me Serbinë sillet totalisht e pa dinjitetshme, e përkulur, inferiore dhe e papërgatitur,...!
Janë raste të rralla, kur përmendin edhe emërtimin Shtet e Republikë,por Kosovë me ç'rast, krijojnë një atmosferë, dhe përshtypje, sikur ne shqiptarët,kemi bërë luftën në Shumadi të Serbisë,kemi vra mbi 13 mijë ,kemi zhvendos mbi 1 milion serbë,kemi djeg, shkatërrua e plaçkitë pasuri miliardëshe të sërbëve...dhe jemi fajtor dhe përgjegjës për gjithë luftërat ,e bëra .në ish Jugosllavi..!
E them me rezerva, por fatkeqësisht,kjo është e vërteta edhe pse kemi hyrë ne dekadën e dytë të Pavarsisë,me këto kapacitete e këtë mentalitet,me veprime robi e servili,vështirë e kemi të ndërtojmë, atë që vetëm deklarataivisht po e trumpetojmë,por është mirë, që të marrim shembuj, nga ata ,që në rënd të parë , kanë shtetin e kombin, e jo si ne, hajninë ,hipokrizine e demagogjinë....!
Për mua, si banor i një shteti, që nuk është akoma shtet ,sjelljet dhe deklaratat e liderëve të Malit të Zi, ,janë udhërrëfim dhe shembull konkret , se si duhet dhe si mbrohet e prezentohet shteti ligjor e jo kanunor ....!f