28 Dhjetor 2024

Qeverisje e koalicionit të gjerë me kryeministër jo partiak

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani

Se shtetet ballkanike vuajnë nga korrupsioni dhe se pushtetin e shohin si mjet për të fituar miliona në mënyrë të paligjshme kjo s’është asgjë e re, se korrupsioni është vrasës i demokracisë, as kjo s’është e re, por këto gjera ua përkujtojë zyrtarja e amerikane Victoria Nuland , duke iu bërë më dije se nuk do të tolerohet paligjshmëria.

Megjithatë zyrtarja amerikane nuk takojë NISMËN dhe VV për shkaqe  të panjohura për ne, por ajo ka arsyet e saj?

Se kjo agjendë ishte hartuar para disa muajve kështu është thënën , por kjo s’mund te jetë kështu sepse Ambasada e SHBA është vendi ku kryhen punët protokollare, dhe pse dështojë  vizita në këto dy subjekte politike nuk dihet . Duket se SHBA nuk do të përkrahin alternativen e marrëveshjes ne mes opozitës por do të kërkojnë marrëveshje ne mes tyre.

Ka shumë gjera këtu dhe ngarkesa që e bënë të vështirë qeverisjen , edhe pse opozita kishte humbur nga PDK në zgjedhjet e qershorit, tendenca me anashkalua edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe kushtetutën e shtetit dhe rregulloren e Kuvendit, është tentativë për të sjellë anarkinë , jo stabilitetin e shtetit , për këto gjera kanë mundur të jenë ose ishin objekt i takimit që mund të iu kishte thënë në takim liderëve politik, ajo më tutje kishte tërhequr edhe vërejtjen që të bashkëpunojnë të gjithë bashkë për të konstituar institucionet demokratike të shtetit.

Beteja kush ka” hupë e kush ka fituar” e kanë përcaktuar qytetarët me votën e tyre , kjo nuk ishte dashtë te jetë objekt i trajtimit dhe shkaktimit të konfuzitetit të plotë në shtetin e Kosovës.

Është histori e dhimbshme e humbjes së opozitës në Kosovë, po sikurse edhe te konsatituonin opozita qeverinë prapë kjo do të ishte jo demokratike dhe pa qëndrueshme , por për këtë nuk qajnë kokën ata me rëndësi njëherë më ulë në kërrigë ,pastaj ka kohë mjaftë për më mendua në fund të fundit “le të zgjasë sat ë zgjasë” , me rëndësi me ndiej veten te fuqishëm në shtet” madje edhe vetëm një muaj”.

Se skena politike në Kosovë është e dobët këtu nuk ka dilemë , por se edhe nuk iu intereson fare jeta e qytetarëve edhe kjo dihet , të gjithë këto subjekte politike janë përgjegjësit kryesorë të kësaj anarkie të plotë dhe ngërçit në shtetin tonë , ku I ka humbë vlera secilës punë dhe secilit institucion.

Me i rëndsisheme fitorja se interesi i shtetit

Opozita prej zhgënjimit të madh vendosi të interpretojë vet kushtetutën e shtetit dhe të formojë grupin parlamentar më të madh në kuvend prej humbësve të zgjedhjeve të fundit, diçka që nuk ka kuptim në sistemin proporcional as atë mazhoritar , po që se vazhdon opozita të sjelljet në këtë mënyrë dhe në mënyrë të të tillë të fitojë pozitën krye parlamentarit do të bëhet objekt i Gjykatës Kushtetuese , e cila e tërë procedura do të bie poshtë.

Pa kuptim , por se interesi për pushtet është më i madh se për të respektuar ndonjë rregull, as PDK s’është asgjë me e mirë fare, por ata figurojnë si fitues të zgjedhjeve zyrtarisht. Rreziku për jo stabilitet duket te jetë i madh brenda shtetin po që se nuk ka ndonjë marrëveshje për qeverisje te gjerë ne mes subjekteve që kanë kaluar pragun zgjedhor.

 Gjykata Kushtetuese do te ketë punë tërë verën

Gjykata Kushtetuese pritet te ketë punë gjatë kësaj vere me çështjen e interpretimit dhe të korrigjojë mos respektimin e kushtetutës së Kosovës, kështu çështja e zgjedhjes së krye parlamentarit shumë lehtë mund t ë përfundoj në Gjykatën Kushtetuese, si duket duhet sërish duhet të shpjegohet kjo temë përkundër shpjegimit që kishte bërë kjo gjykatë, kështu ndodhë kur interesi për qeverisje është më I rëndësishëm si çfarëdo vendimi tjetër.

Gjykata Kushtetuese do te jetë në dispozicion për të korrigjuar dështimet dhe lakmitë e njerëzve të ashtuquajture politikan në Kosovë, me gjasa se nuk po duket ndonjë rrugë tjetër ose bashkësia ndërkombëtare do tua  tërheqë vërejtjen që të respektojnë rrugën legjitime por kj këtë rrugë të konfrontimit politik ne mes pozitës dhe opozitës
   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)