Qeveria premton se sivjet rryma nuk do të shtrenjtohet
Shkruar nga Selatin Kaçaniku
Pritnim të na kumtohet drejtëpërsëdrejti ose të ishim të pranishmëm në press konferencën në të cilën u publikua një lajm e qëndrim i rëndësishëm për konsumatorët e Kosovës në Muajin Botëror të të Drejtave të Konsumatorit.
Megjjithate na gëzoi lajmi se Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga fitimet e saj me qëllim të kontribuimit në mosngritjen e çmimeve të energjisë elektrike gjatë vitit 2013. Çmojmë gatishmërinë e ZRrEE-së që në bashkpunim me Qeverinë vazhdon të dëshmohet se është Rregullator i cili mbronë të drejtat tona: Të konsumatorëve të Kosovës.
Na gëzon edhe mirëkuptimi i MZHE-së e cila nisi bashkpunimin me konsumatorët dhe me KONSUMATORI-n duke shprehur disponimin e mire për t i hetuar të gjitha faturat, në veçanti ato të parat, me mostrën e rastit që ishte propozim i yni. Çmojmë besimin që na u dha duke e caktuar përfaqëuesin tone në Komisionin e shqyrtimit të ankesave. Përshëndesim edhe pranimin e Raportit të Komisionit ashtu si e dhamë pa ndërhryrë fare.
Duke çmuar disponimin e mirë dhe këtë nismë të njohjes e bashkpunimit nuk do të thellohemi në analiza por me sinqeritetin më të madh do ta themi se presim vazhdimin e bashkpunimit të merituar duke pritur edhe trajtimin tone konform Ligjeve në fuqi si partner i cili ka premtuar edhe trefishimin e Buxhetit të Kosovës.
Duke vlerësuar se ky vendim paraqet dëshmi të gatishmërisë për përkujdesje institucionale të vendit për situatën e krijuar ekonomike dhe sociale si pasojë e krizës ekonomike me të cilën po ballafaqohen qytetarët e vendit le të na lejohet që vigjilencën tonë në këtë fushë të vazhdojmë ta dëshmojmë edhe ne.
KONSUMATORI më 07.06. 2012 e pati paralajmëruar problemin me faturat, me njehsorët, me leximin, me
duke sinjalizuar ciklin e përsëritjes. Sot, nuk do të përsërisim as nuk do t i shmangemi obligimeve tona si qytetarë-konsumatorë.
Përkundrazi, do të ofrohemi edhe kësaj rradhe që në partneritet të angazhohemi për:
- Inkorporimin e elementeve të standardeve në produkte e shërbime;
- Në frymën e bashkpunimit e të mirëkuptimit të nisur të insistojmë në zbatimin me përpikëri të Ligjit të ri për mbrojtjen e konsumatorit i cili parasheh që konsumatori të përfaqësohet edhe në bordet e ndërmarrjeve publike, pra edhe në Bordin e KEK-ut;
- Që në këtë kontekst të ndihmojmë në depolitizimin e Bordeve të ndërmarrjeve publike që është obligim i cili nënkuptohet dhe sanksionohet edhe me ligjet në fuqi, edhe me Programin
2010 2014
edhe me Raportet e progresit .
Duke premtuar se
nuk do të biem pre e lojrave politike
por që do të jemi vazhdimisht të kujdesëshëm ndaj të gjithë konsumatorëve njësoj pa marrë parasysh orientimin e tyre(tone) (a)politik, presim që të na:
- Përkrahni që përfaqësuesit e konsumatorëve taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës t i njihet te drejta Ligjore për matjen, vlerësimin e cilësisë së shërbimeve, të performansave teknike e të shërbimeve dhe të trajtimit të dinjitetshëm të akcilit konsumator nga cilido pjesëtar i stafit të KEK-ut në kontakt me konsumatorin.
- Përkrahni në insistimin për trajtimin tone jodiskriminues ( as duke i favorizuar disa të cilët argëtohen me mjetet dhe asetet tona, disa që ledhatohen nga qarqet e caktuara e na ngarkojnë neve konsumatorëve pagues të rregulltë me borxhet e tyre ), ofrohemi për bashkpunim e partneritet në identifikimin korrekt të tyre nga institucionet relevante ( si Qendrat Sociale ose Mekanizmat e Sistemit të drejtësisë ). Deri sa emri i tyre i vërtetë të mos identifikohet ligjërisht ju lusim që individët e tillë t mos i quani konsumatorë sepse ne kaherë kemi pushuar t i quajmë të tillë përderisa nuk fillojnë të paguajnë ose arsyetojnë energjinë elektrike të konsumuar.
- Para aseteve dhe detyrimeve në shërbimet publike insistojmë të gjithë të trajtohemi njësoj dhe të gjithë të jemi të barabartë. Nuk na pëlqejnë ata që thirren në meritokraci. Presim që edhe në këtë aspekt të aplikohen Ligjet në fuqi: Të merituarve meritat konsumit pagesën !
Ngritja e performansës në lexim / inkasim / pagesa do të kontribuojë dukshëm në stabilizimin e KEK-ut, në prodhimin-distribuimin dhe inkasimin e energjisë elektrike, në stabilizimin e tregut dhe të çmimeve. Veçanërisht jemi të gatshëm të bashkpunojmë në këtë drejtim.