Qeveria e korruptuar - Raporti i mos - progresit
Shkruar nga Ardian Nokaj
Korrupsioni paraqet pengesë të madhe për demokracinë dhe sundimin e ligjit, prishë sistemin e qytetarëve në sistemin politik, institucionet dhe udhëheqësinë e tij dhe ndezë jostabilitetin. Korrupsioni po ashtu dëmton edhe sigurinë.
Tenderat janë një problem ne vete dhe Kosova siq edhe kemi then me parë duhet te ndryshoj sum sende, duke filluar nga Qëveria e deri tek organet e Drejtesis, Kosovës i duhen zgjedhje te reja.
Ndermarrjet shoqërore dhe Agjensit e pavaruar - të gjtha po thauaj se dyshohet se përbërja e tyre len shumë për të deshiruar dhe s´do të veprojnë ndaj monopoleve, zhvatjes e koropcionit.
Luftimi i monopoleve nuk pritet që të ndodhë, sepse këtë e tregon vetë përbërja e këtij autoriteti në të cilin janë militantët e PDK-së dhe të LDK-së. Kjo nuk e garanton një luftë të tillë, sepse ata tashmë e kanë të ndarë tregun e përfitimeve në mes vete dhe jam shumë skeptik se do të luftohen monopolet në ekonominë e dominuar nga bizneset oligarkike që janë të lidhura me pushtetarët aktual.
Me këtë qeverie që e kemi vështirë se ndonjëherë do ti jepet fund përfitimeve të kundërligjshme shumëmilionëshe të atyre kompanive monopoliste oligarkike që janë të lidhura me ortakëri me partitë në pushtet dhe jo vetëm.
Me këtë garniturë pushtetarësh e me këtë koalicion që është në pushtet, siç janë LDK-ja me PDK-në, vështirë se pritet që të marrë fund saga 17- vjeçare e zhvatjes së qytetarëve që është instaluar nga mungesë e një konkurrence të mirëfilltë e të ndershme në ekonominë e brishtë të Kosovës.
Aleancë e fshehtë për të mbështetur mafio-oligarkët do sundoj e pa prekur nga ligji përderisa në pushtet të jetë koalicioni PDK-LDK në kete përberje ministrash mafioz, për investitorët e vendit dhe atyre të huaj shpëtimi dhe zgjidhja e vetme ka mbetur ikja nga Republika e Kosovës, ngase, nga paslufta e deri më sot Kosova është e kapur nga mafio-oligarkët e politikës dhe mafio-oligarkët e bizneseve monopoliste, të cilët pa asnjë hezitim janë të mbështetur, madje nga një aparat i tërë shtetëror, duke nisur nga kryeministria, pastaj nga Ministria e Financave, por edhe të ministrive dhe institucioneve të tjera.
Është për keqardhje ku kemi ardhur, pasi që e gjithë kjo aleancë e fshehtë dhe joparimore janë vënë në mbrojtje dhe i kanë monopolizuar edhe shërbimet, duke i bllokuar të gjitha bizneset e tjera të ndershme dhe duke shkelur haptazi dhe pa asnjë frikë ligjet dhe Kushtetutën e vendit e aq më keq pasur asnjë lloj frike se do të nisën hetime ndaj tyre nga Prokuroria e shtetit, e cila po duket se kanë rënë në gjumë.\"
Kosovës i duhen zgjedhjet e jashtëzakonshme, vetem në ketë menyr ka shpres për liberalizim të vizave dhe levizje të lirë. Kosovës i duhët një frym Social Demokrate për ta shpetuar popllin nga vujtjet e varfëris.