06 Janar 2025

Qeveri me njerëz të njëjtë - kjo do të thotë pa përspektiv

Shkruar nga Blerim Burjani

Qeveria e Kosovës pritet të ri formatizohet por jo të përforcohet por ka gjasa të dobësohet dhe të servilizohet edhe më shumë, pa ndonjë perspektivë për të ndryshuar gjë, së paku kështu trumbetohen jo zyrtarisht, dalin emra që dhjet vjet që sillen ne opinion publik dhe pa hajrë për askënd por vetëm për ata.

Kjo është e meta kësaj pune, apo këtij zanati që të gjithë në Kosovë e quajnë zanat e shkollat i kanë kryer baras me mandatet politike.

Do krahas punës primar janë marr tërë kohen me politik dhe për çudi pa kontribut shkencor vazhdojnë punën e UP.

Por disa edhe një kohë të gjatë janë mbet në karrika të ndërtesës së qeverisë e ndërro poste, t’i emrojshin diku tjetër, ia ndërrojshin vendin veç u silleshin kotë si ne ekrane televizive si në karrige qeveritare.

Kjo është e meta se krahas me këtë reformim duhet te mendohet edhe ndryshimi në dikaster mendoje në reduktim të resorëve ministror, pastaj në emërim politik të njerëzve të cilët nuk njihen në opinion që kanë bërë gjë pozitive për shtetin, por lideri i tyre i ka emëruar serish për ministra.

Këto gjera duhet t\'i ndryshojë kjo pozitë apo ky koalicion i cili kritikohet më të madhe për kabinet ministror të njëjtë për deputet të njëjtë prej vitit 2001 rreth 90% e kanë përbërë të njëjtit deputet, por këtu hajrë s’ka pas kurrë, prandaj vet subjektet politike duhet te reformohen duhet vendosin kritere dhe mos me “legalizua” ministrit me vende pune me njerëz të njëjtë, nuk është vend pune, aty një mandat mund të emërohet pastaj kjo do të varet prej rezultateve,, nëse s’ka pas rezultat të dukshëm atëherë kotë është me emërua të njëjtin njeri disa herë e pa ndonjë rezultat të dukshëm, e opinioni është lodhë kotë duke pa njerëz të pa hajrë në poste.

Duhet përmendur edhe shumë fakte që e karakterizojnë këtë qeveri një pjesë e madhe e njerëzve të PDK ditën e s’ditën, patën apo s’patën rezultat janë mbajt ne poste të njëjta për këtë mund ti kushtojë këtij subjekti politik e cili mund të humbë shumë shpejt popullaritetin ne opinion, edhe pse ka shumë zëra kritik në këtë subjekt, LDK në këtë segment qëndron më mirë ndoshta pse kishte pauzuar në qeverisje, e PDK ka mbetur me do njerëz të cilët askujt nuk i bëjnë ndonjë përshtypje pa reformim të PDK ky subjekt nuk mund te ec as ne emërim ne qeveri por as si subjekt politik, e tash me nuk e ka Hashimin me vete edhe pse në nëpër kuluare sillen informata se nuk do të ketë asnjë ndryshim ne qëndrimet e tij rreth kabinetit të tij të mundshëm përmendën emra të PDK tash ky nuk paraqet nëse është kështu asnjë lloj ndryshimi në sjelljet dhe qëndrimet e tij politike.

Reformim pritet të bëhet në qeveri me emra t ë rinj e njerëz të vjetër që janë bërë me” vende pune në politik”, politika është zanat në Kosovë dhe mund të ushtrohet me vjet dhe pa ndonjë rezultat.

Thaçi president e me njerëz prej shoferi e deri te kabineti i tij më PDK humb esencën dhe kuptimin e plotë e të çendnit president i të gjithë qytetarëve, realisht ka shumë pak shpresë që të reformohet së pari Thaçi madje deri këtu sa po e ndëgjojm ne intervista të tij s’ka ndonjë diçka të re që neve do te na kishte befasuar, realisht do të ishte befasi e madhe sikur ai do të ndryshonte metodën e punës se deritashme me do servil te cilët e përcjellin atë në çdo hapë dhe ai mendon se ata ia ndihmojnë më shumë, realisht atij vetëm dëme mund të i bëjnë.

Thaçi president për 5 vjet jo politik është pasiguri e madhe e PDK edhe pse intenca është që te mbetët në poste qeveritare e n njëjta garniture e deritashëm e Thaçi.

 Prandaj nëse veç do te jetë kështu atëherë shumë më mirë do të ishte që shumë shpejtë të bëhen zgjedhje të reja se sa me mbet kështu si është, edhe pse kjo opozitë është shumë fish me e dobët në të gjitha aspektet se koalicioni aktual apo gati si njësoj është.

Në Kosovë s’po ka strategji të ndryshimit të qeverisjes por ka ide më zëvendësuar të “keqin me te keq” në kuptimin politik dhe në kuptimin e njerëzve të pastër nga korrupsioni, nepotizmi dhe militantizmi politik.

Sidoqoftë qytetarët janë ata që pyetën kush do të udhëheqë me shtetin sa më parë vetëdijesimi aq më shpjet ardhja e funksionimit të shtetit ligjor dhe demokracisë ë dhe ndalja e anarkisë dhe format negative.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)