22 Dhjetor 2024

Qasja shqiptare dhe rajonale ndaj ndikimit rus dhe hegjemonisë serbe

Shkruar nga Skender Jashari

Me tensionimin e situatës dhe raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në ditët e fundit, e bënë sërish më të nevojshme këndelljen tonë si komb dhe si disa shtete Shqiptare në Ballkan. Në vazhdimësi prej ekzistencës së Serbisë si shtet, ka qenë destabilizuese dhe rrezikuese e paqes dhe sigurisë në Ballkan, madje ka qenë shkaktare edhe e Luftës së Parë Botërore.

Qarqet serbomdha, kanë shfrytëzuar për më shumë se një shekull për mrekulli, herë Perandorinë Osmane, herë Perandorinë Ruse, e pastaj në kohën e Tito-s edhe Perëndimin, me politikën e të painkuadruarëve etj. Mirëpo me rënijen e Bashkimit Sovjetik, ra edhe Jugosllavia, si krijesë kopje e saj.

Por ajo që duhet të na vë në paraveprim para se të mund të ringritet Serbia, sërish duke kopjuar politikat ekspansioniste të Rusisë, na bënë neve Shqipatrëve përgjegjës jo vetëm për kombin tonë, Ardhmërinë tonë, por edhe për fqinjët tonë në Ballkan, të cilët kishin fatin e ngjajshëm me ne, të viktimizuar nga fashizmi serb.

Pas vitit 1992, Rusia filloi të ringritej, duke ingranuar kryesisht politika ekspansioniste ekstreme, përfshirë sidomos ripërdorimin e terroristëve islamik, anarkistëve dhe veçmas duke ripërdorë kriminelët ordiner, krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin për qëllime politike, por për më shumë duke përdorë edhe pacifistët( duke shpërndarë propaganda që s’ka më luftë si dhe duke pacifizu dhe neutralizu ndërhyrjen ndërkombëtare në konfliktet në botë etj); liberalistët( duke propaganduar politika të tilla në vend a për vende të tjera, që i shkojnë në interes ringritjes së Rusisë etj); nacionalistët ekstrem( me qëllim të minimit dhe përçarjes së Bllokut Perëndimor; nxitjen e konflikteve ndërmjet antarëve të NATO-s dhe BE-së etj) etj. Të njejtën strategji të ringritjes e ka adoptuar edhe Serbia për ringritjen e saj, pasi  humbi luftërat në ish-Jugosllavi.

Perëndimi sërish u përpjek me oferta të ndryshme që ta tërheq Serbinë në BE, ta largoj nga Rusia, por që shihet se për fat të mirë për ne Shqiptarët, Serbia sërish ka vendosur kundër Perëndimit dhe pro Rusisë.

Vazhdimisht Serbia prolongonte proceset, qoftë edhe procesin e dialogut me Kosovën, me shpresën që do mund të vinte momentumi i përshtatshëm për ta rifitu edhe ushtarakisht Kosovën, Republikën Srpska në Bosnje, Malin e Zi, Maqedoninë etj.

Kurse ne Shqiptarët dhe as fqinjët tjerë të Serbisë, nuk kemi bërë asgjë për të patur siguri dhe mbrojtje të sigurtë kundër fashizmit serb.

Shtete të brishta, me korrupsion galopant, me punësime partizanësh, me Ardhmëri të vyshkur e që rinia ikë nga vendi, me ushtri që në përqindje të fuqisë politike janë përpjestu për punësimin e partizanëve të partive politike dhe duke mos armatosur ushtrinë me kapacitete adekuate për të përballu agresionin potencial të Serbisë etj, të gjitha këto i kanë shkuar për shtati Serbisë.

Pa harruar edhe që buxhetin ushtarak për Serbinë, u’a kemi dhënë ne Shqiptarët, duke blerë produktet Serbe. Përjashto Kroatët që si shtet kanë përparuar në shumë procese qoftë edhe në forcimin perfekt të ushtrisë së tyre. Madje disa herë zyrtarët kroat kanë deklaruar që nuk do lejojnë hyrjen në BE të Serbisë pa i plotësu kriteret.

Pos tjerash, asnjë strategji kombtare a institucionale në Republikën e Kosovës, nuk e kemi për t’u mbrojtur nga veprimet agresive të Serbisë, qoftë në politikën e jashtme( në lidhje me njohjet dhe çnjohjet; gjykimin e kriminelëve serb për krime lufte; faktimin e gjenocidit të Serbisë kundër Shqiptarëve; faktimin e përdorimit të agjentëve islamik të Serbisë për qëllime politike të Serbisë kundër Interesit Kombtar Shqiptar; bllokimin e Serbisë në avansimin në proceset EuroAtlantike apo largimin e Serbisë sa më shumë nga Europa dhe Perëndimi etj); apo për  zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbrojtjen e ekonomisë dhe prodhimeve tona; apo një Strategji copy paste për sa i përket sigurisë etj.

Krijimi i Minishengen-it pa Serbinë

Krijimi i Minishengenit Ballkanik, ku do përfshihej edhe Serbia, kategorikisht do duhej bllokuar edhe nga ne Shqiptarët, mirëpo ky projekt do duhej përdorur vetëm duke përjashtuar Serbinë. Zhvillimi ekonomik Kombtar Shqiptar, ku do përfshinte inkorporimin e shteteve: Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republiksë së Malit të zi, por edhe duke përfshirë edhe Bosnje dhe Hercegovinën, është në interes të qytetarëve tonë.

Por sheshazi duket që politikat e Bashkimit Kombtar Ekonomik të Shqiptarëve, kontrollohen nga politikan të korruptuar nga qarqet dashakeqe. Asnjë shtet i këtij Minishengeni( pa Serbinë), s’do kishte interes dhe varësi nga tregtia e mallrave të Serbisë.

Asnjë organizim, marrëveshje a traktat rajonal a ndërkombtar s’do duhej pranuar nga ne, e do duhej të ndikohej edhe në fqinjët tonë që kanë pasur të kaluarën e ngjajshme me Serbinë, që Serbia mos të pranohet derisa nuk ndërgjegjësohen dhe përgjegjësohen dhe nuk dëshmojnë civilizimin dhe europianizimin, duke reparu të kaluarën gjenocidale të tyre.

Fatmirësisht si projekt, është hedhur poshtë sidomos nga politikanët e Kosovës, por do duhej kërkuar vetëm përjashtimin e Serbisë në projektin e tillë, apo prolongimin e përfshirjes së Serbisë.

Perëndimi e ka vërejtur fare mirë, që Kosova ka varësi tregtare ndaj Serbisë, prandaj përmes kësaj pike, përpjeken në tërheqjen e Serbisë dhe largimin nga Rusia dhe largimin e ndikimit rus. Prandaj po për këtë fakt, qeveria e Kosovës, mund ta instrumentalizoj inciativën për interes të vendit.

Projekti “Ballkani i hapur” pa Serbinë.

Një projekt i ngjajshëm me Minishengenin, por me terme më të zbutura, me qëllim të joshjes së Serbisë dhe largimin e saj nga ndikimi rus dhe të ndikimit rus në vendet e Ballkanit. Por edhe në këtë rast, njejtë si për Minishengenin, do duhej kërkuar vetëm përjashtimin e Serbisë-këtë kërkesë do duhej ta shtronte qeveria e Kosovës.

Duke qenë se është kundërshtuar nga disa vende tashmë, gjë që tregon se edhe iniciativat rajonale të sponsorizuara nga Perëndimi, që projektohen për joshjen e Serbisë dhe largimin e ndikimit rus nga rajoni, nuk funksionojnë.

Prandaj nuk mund të pritet që do vazhdohet me ndonjë projekt të natyrës së ngjajshme në të ardhmen, pasiqë duket së interesimi i vendeve të rajonit për to është në rënije, derisa ashpërsohet edhe kundërpërgjegja kundër hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus në këto vende.

Prandaj krijohet hapësira dhe nevojë, për iniciativa rajonale Shqiptare së bashku me fqinjët tonë( jo serb), për ta neutralizu, izolu hegjemoninë serbe që përdoret nga Rusia dhe ndikimin rus.

Qasja e re, izolimi rajonal dhe ndërkombtar i Serbisë.

Tashmë ka ardhur koha, që qasja ndaj Serbisë dhe përpjekjeve të saj të vazhdueshme agresive kundër fqinjëve të saj, të ndalet me mënyrën më të përshtatshme, pasiqë përpjekjet e perëndimit për tërheqjen, joshjen e Serbisë duken si të pafrytshme dhe të dështuara.

Ngjajshëm si përpjekjet e Perëndimir, për ta bindur Serbinë gjatë luftërave të fundit të ish-jugosllavi, shpeshherë kanë qenë të dështuara, madje edhe kërcënimet dhe sanksionet ndërkombtare nuk jepnin rezultat, veçmas kur ishte rasti i Kosovës. Prandaj duke pasur parasysh angazhimin e Serbisë për këto dy dekadat e fundit, në minimin e Pavarësisë dhe Shtetësisë së Kosovës, s’do mend që s’mund të pritet që të zbuten qëndrimet e tyre.

Derisa në vazhdimësi duket që Rusia është duke rritur përpjekjet dhe duke u bë gjithnjë e më agresive për destabilizimin e rajonit, gjë që ka gjetur Serbinë ta përdorë në Ballkan për këtë qëllim.

Prandaj qeveritë tonë në rajon( Republikë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi) do duhej të kordinoheshin mes vete por edhe me qeveritë e vendeve tjera fqinje në rajon( Kroacisëë, Bosnje Hercegovinës etj), që të fillojnë fazën e re të në ndryshimin e qasjes rajonale dhe ndërkombtare kundër Serbisë.

Për të vazhduar në kordinimin e presionit dhe izolimit ndërkombtar kundër Serbisë. Para se gjithash kjo është në Interes Kombtar Shqiptar, edhe për ne Shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Veçmas kur, Kroacia, Boshnjakët, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova( përfshirë edhe Luginën e Preshevës), drejtëpërdrejtë janë të rrezikuara nga hegjemonia serbe dhe ndikimi rus.

Prandaj në situatë të tillë, është e vetëkuptueshme bashkërendimi dhe bashkëveprimi për ta neutralizu së paku ndikimin Rus dhe hegjemoninë Serbe, prej nga kuptohet në mbështetjen e sigurtë edhe të BE-së dhe NATO-s.

Derisa vendet e kërcënuara nga ndikimi rus, përmes Serbisë dhe hegjemonizmit serb, nuk ndryshojnë qasjen, do vazhdojnë përpjekjet e tyre dhe do të kenë më shumë sukses.

Kurse për sa i përket zhvillimit ekonomik, tregtisë etj, vendet e Ballkanit Perëndimor, do duhej të kërkonin antarësim më të shpejtë në BE, për t’i ikur ndikimit rus, kinez dhe turk, të cilat e përdorin Serbinë si trampolinë për qëllimet e tyre në rajon, brenda të cilave edhe Serbia realizon a tenton t’i realizoj qëllimet e saj hegjemoniste.

Mini-NATO

Nuk duhet të shikohet si zëvendësim i NATO-s, por si thellim edhe më i madh i aleancës së NATO-s, në nivel rajonal, të Ballkanit. Shtetet ende të pa antarësuara në NATO, e që rrezikohen dhe kërcënohen nga ndikimi rus dhe hegjemonizmi serb, do duhej përshpejtuar dhe ndihmuar në hapat drejt antarësimit.

Por në të njejtën kohë, krijimi i Mini-NATO-s, e përbërë nga Republikat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, me mundësi përfshirje edhe aleatët tjerë rajonal, Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë etj, që mund të rrezikohen nga fashizmi serb dhe ndikimi rus.

Derisa Serbia, përgatitet ushtarakisht, kryesisht me armë tipike për sulm, pastaj publikisht deklaron pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës dhe fqinjëve të tjerë, bënë manovrime kërcënuese ushtarake, krijon aleanca ushtarake sulmuese etj, të gjitha këto tregojnë më së miri, qëllimin e Serbisë për të ardhmen.

Derisa në anën tjetër Republika e Kosovës, me hapa shumë të ngadalshëm avanson kapacitetet e saja ushtarake, shtuar kësaj edhe  stërmbushjen e forcës ushtarake të Kosovës, me partizan të partive politike, duke dëmtu kështu edhe gatishmërinë dhe kapacitetin ushtarak.

Gjë që do duhej përshpejtuar fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe spastrimin e militantëve politik nga forcat ushtarake dhe forcat tjera të sigurisë.

Por për shkak të ndikimit rus, kinez, turk që mund të jenë edhe të bashkërenduar sidomos me Serbinë, në destabilizim a krijim të konflikteve në rajon, imponon nevojën për bashkërendim të veprimeve në nivel edhe rajonal kundër ndikimeve të tilla.

Prandaj çdo ditë vonese është e dëmshme, duke i dhënë mundësi më të mëdha Rusisë për ndikim, ashtu edhe Serbisë për hegjemoni.

/Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik! /
 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)