Puthadorët
Shkruar nga Faik Krasniqi
Puthadorët duhet ta mbajnë disi pozicionin që kanë arritur nga sakrificat puthadorëse. Ata krijojnë rrjeta puthadorësh tjerë, që duartrokasin me injorancë apo me besnikëri puthadorësh, puthadorasin më të lartë.
Përderisa ky puthadorasi lartë, i puth dorën dikujt tjetër më lartë se pozicioni i tij, këta të tjerët luftojnë për postin e tij dhe fillon lufta e puthadorjes në konkurrencë, kur i puthin dorën e dijnë se kanë konkurrencën tjetër të rrjetit puthadorësh dhe sa më shumë i puthin dorën dhe kur ai më lartë buzëqesh i duket se i ka lëpire dorën më së miri, nëse e sheh ndonjë tjetër që i buzëqesh si atij, mund të ndodh që është gati t\'i lëpij edhe mendern për të hipur më lartë në dispozicion se tjetri.
Kështu bën edhe ky më lartë, sepse e di se është në të njëjtën pozitë si puthadorasit përfundi tij dhe në një mënyrë i gjithë sistemi i krijuar kështu me lëpirje përfitojnë nga eksperiencat e lëpirjeve poshtë e lartë sistemit lëpirës.
Nëse e bën të mençurin dhe tenton të arrish më lartë me dituri, rrezikon sistemin e puthadorjes në sistem. Sepse në këtë mënyrë ke rrezikuar seriozisht, t\'i humbasësh ndonjë puthadorësi lëpirjet e gjata e të mundimshe.
Duke e parë pozicionin e rrezikuar dhe paaftësinë ta luftojë diturinë me lëpirje, alarmojnë rrjetin lëpirës se kemi rrezik në rrjet, me një person që tenton të ngjitet lartë me dituri dhe pa lëpirje, bëhet mobilizim i gjithë puthadorasve të sistemit dhe mbrojnë lëpirësin, sepse nëse nuk mbrojnë lëpirësin që t\'i duartrokasë injorancës më lartë, por i kundërshto injorancës.
Prej këtij momenti, gjithë lëpirësat janë të alarmuar dhe i ke në qafë, sepse janë të pasigurtë me të ardhmen se çfarë do të bëjnë nëse u shkatërrohet sistemi i lëpirës, sepse një jolëpirës nuk përzgjedh lëpirës në rrjetin e tij por zgjedh persona jolëpirës, sepse nuk i përshtatet natyrës së tij.