25 Dhjetor 2024

Pushtimi i Konstantinopojës dhe aleanca ortodokso-islamike

Shkruar nga Skender Jashari

Kohëve  të  fundit  është   gjithnjë  e më  mediatike  aleanca   ortodokso-islamike,  gjegjësisht  ruso-sllave  me  botën  islame! Rrënjët  e kësaj  aleance   që në  fillim të  saj,  por edhe tani   janë  tejet   prezente dhe funksionale.

Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, grupe terroriste, me bindje leniniste-marksiste dhe islamike, kishin mbështetjen nga Bashkimi Sovjetik, i përdorte për luftë speciale kundër botës demokratike.

Mirëpo me rastin e shembjes së Bashkimit Sovjetik, grupet e tilla humbën mbështetjen financiare-logjistike. Derisa  ringritja e   Rusisë  pas  viteve  1990, tregon qartazi që ka  lidhje  me  rritjen  e terrorizmit islamik në  botë,  derisa  ideologjia  marksiste-leniniste, tashmë    pranohet  si e  kolapsuar.

Aleanca e tillë,  është  realizuar kur  djali i  Sulltan  Muratit II,   pra  Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, riorganizoi  shtetin dhe  ushtrinë  osmane,  me qëllim të pushtimit të Konstantinopojës, më 29 maj 1453.

Sulltanët  kishin pushtuar tashmë territore  ballkanike  dhe  Atolike, por  kishte  mbetur ende  e pamposhtur Konstantinopoja! Mirëpo  Sulltan  Mehmet  Fatihu, ndërmori hapa të  rëndësishëm,  përmes  inxhinierit  Orban,  ndërtoi 3  topa gjigandë, të panjohur  deri në atë  kohë!

Kjo  armë  ishte  kryesorja  që  mposhti muret  e   Konstantinopojës. Me rastin  e  çarjes së  mureve dhe  mbi gjitha efektit psikologjik  që  shkaktonin  këto  armë të panjohura  deri atëherë- topat  gjidand( për nga  kalibri dhe forca  shtaërruese), u arrit  mposhtja  e   Perandorit   Konstantin XI Paleologu  me  8.000  kështjellarët  që  e mbronin!

Derisa  forca  osmane  ishte   mes 75.000-100.000 rrethues. Mbrojtësit e  Konstantinopojës, po ashtu nuk pranuan  vasalitet  dhe  mbrojtje  nga Europa, ngaqë  ishte  tepër e  theksuar edhe  armiqësia  sidomos  kundër Vatikanit.

Më 29 maj 1453,  Sulltan  Mehmeti hyri në  Konstantinopojë,  ku Katedralën  e  Konstantinopojës e ktheu  në  Xhaminë e Shën Sofisë, duke  deklaru si kryeqytet të  Perandorisë  Osmane dhe duke  konsideru veten  si  trashëgimtar  ligjor të  Perandorisë Romake.

Por këtu  fillon  më  e keqja, aleanca  sllavo-ruse  me   vendet islamike!
Sulltanët  ishin të  njohur  për  aplikimin e parimit  “përçaj  e  sundo!” Duke  e pa  që  Kisha  Ortodokse( popullata ortodokse dhe klerikët  e Kishës  Ortodokse  ishin tejet  të  armiqësuar  me katolikët  më shumë  preferonin  Islamin sesa Vatikanin),  pranoi t’i  dorëzohej   Sulltanit  Osman, e  jo të  pranonte   Vatikanin, e shtyri   Sulltan  Mehmetin  që ta  lejonte   Kishën  Ortodokse të  kishte  autonomi për të  përfitu  besnikërinë e  tyre.

Sulltan  Mehmet Pushtuesi  e vendosi  Genadius Skolarius si Partiark të Konstantinopojës, ndryshe quhej edhe  Genadiusi II apo  Georgios Kourtesios  Scholarios,  ishte  Partiarku më   anti-Perëndimorë,   kundërshtuesi  më i madh i Bashkimit të Kishave dhe  unifikues  mes   ortodoksëve( veçmas  grekëve)  dhe  islamikëve( Osmanëve).

Ky Patriark  i përbetuar   dhe  mirënjohës  për  Autonominë  e  Kishës  Ortodokse   nën  Perandorinë  Osmane,  do ushtroj  terror mbi besimtarët   katolik nën këtë  Perandori, madje edhe përmes  besimtarëve  ortodoks! 

Në  ndarjen  e  Perandorisë Osmane, sipas  Mileteve,  të krishterët  ortodokës u  quajtën  “rum”, në këtë periudhë  u ushtru  terror  i vazhdueshëm  kundër  katolikëve  që të konvertoheshin në  ortodoks! Derisa  pjesa më e  madhe  e Ballkanit ishte i pushtuar nga Osmanët, të  vetmit të Krishter  Katolik,  ishin  Shqipëtarët!

Më 1 qershor  1453, vetëm  3  ditë pas rënijës  së Konstantinopojës, Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, ia   bleu  rrobet   fetare  Genadiusit dhe   u zhvillu  procesioni  i Patriarkut   të  Konstantinopojës.

 Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, e  bëri   aleancën  që   deri më  sot  do  vazhdoj! Pajtoi  Islamin  me  Krishterimin Ortodoks,  duke  e thellu edhe më shumë  ndarjen  mes  Krishterimit  katolik  me  atë  Ortodoks( e  cila ndarje   që  nga 1054  në vazhdimësi  u  thellu)! Sulltani  e  përzgjodhi 

Pengesa  kryesore   kundër  shtrirjes  Osmane  edhe në  Gadishullin  Apenin-Italian por edhe  në Europë,  mbeti  Rezistenca  Shqipëtare! Derisa shekulli XV dhe XVI, njihen  si shekujt  kur  më së  shumti është  zgjeruar  Perandoria  Osmane!

Duke u vlerësu Shqipëtarët  pengesë  kryesore për  zgjerim të Perandorisë  Osmane,  jo vetëm  gjenocidi dhe  lufta   e kësaj  Perandorie,  por  rrol tejet  të madh  luajti  edhe  Patrikana  e Konstantinopojës në  zhdukjen  e  Shqipëtarëve!

Kjo aleancë  ortodokso-islamike,  në  vazhdimësi   gjatë  tërë periudhave  historike  vazhdoi të  funksionojë( për të  cilat  më  gjerësisht në  pjesë të  veçanta  do paraqes)!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)