29 Dhjetor 2024

Pushteti sot në Kosovë sundohet nga një pakicë kaposh mafioz

Shkruar nga Asllan Dibrani

Pushteti sot në Kosovë sundohet nga një pakicë kaposh të korruptuar të degjeneruar dhe të përmbushur deri ne fyt me  krimin e organizuar  ekonomike dhe politike , e cila i imponohet në të gjitha rastet shumicës.

Bosët e rinj të kapitalit (të parasë) ndihen kërcënueshëm, duke kaluar nga një karrige tek tjetra, pa u hyrë gjemb në këmbë.

Këta përfaqësues tipikë mafiozë me  një trend aktual nuk mund të jenë kurrsesi produkt i institucioneve shqiptare në Kosovë, por “rastësia” pseodopolitike që koha nxori të larat dhe të pa larat e tyre  ne balancën politik ekonomik dhe kulturor.

Atëherë kur është dashur të ndodhte ndryshe u kapen pas vlerave të kombit siç ishte UÇK-ja e lavdishme , rezistenca e viteve 81-ta, e viteve 90-ta.

Krijuan emra të rrejshëm politik nga e cila arritën deri në tenderët marramendës me hajni dhe keqpërdorime sa që edhe gurët e Kosovës dhe nëntokën e tjetërsuan.

Këta janë kapotë  politik në Qeverinë Thaqi të pa prekshëm dhe manipulant .  Edhe sot e kësaj dite që koha ka ardhë të largohen nga skena politike, rezistojnë duke u kapur me thonj pas karrigeve të pushtetit deri në marrëzi.

Kjo është natyra e “boshllëkut” shpirtëror që i karakterizon këto monstra të periudhës sonë dramatike, të djeshme e të sotme, po tentojnë te mbesin me dhunë edhe nesër , pasnesër e gjithnjë , duke u justifikuar brenda vetes dhe opinionit me paturpësi ndaj revanshit të pandalshëm përpara asgjëje, për të dhunuar e zhvatur gjithçka nga “ajo” që mendojnë se është pronë e tyre, për të bërë të pamundurën në çdo formë dhe me çdo mjet t’u mbushin mendjen njerëzve të traumatizuar se “ata dhe vetëm ata”, kanë të drejtë të jenë në krye si “baballarë të kombit”, duke cenuar te drejtën e qytetarit që ta përkrahë atë , që e sheh si shpëtim të asaj që ka mbetur pa e gëlltitur mafiozët politik !

Formimi i institucioneve pengohet prapë nga ato kapo-banda nga se i frikësohen  qe ardhmëria do tu hakmerret me revansh  për  mëkatet qe i kanë bërë  ndaj popullit  me një ekonomi të dobët, pa perspektivë për të jetuar deri në vetëvrasje dhe vetëmohim nga skamja!

Kjo sipas tyre, por jo sipas të tjerëve që mendojnë ndryshe, u ka veshur dhe mbyll sytë, duke besuar se gjithçka mund të jetë pronë e tyre edhe mendja e qytetarit si ka dëshirë ta shoh veten në atë nënqiell të Kosovës.

Një e vërtetë e hidhur: përveç kulturës dhe emancipimit shoqëror të munguar, të cilat nuk ua lanë dot paraardhësit e tyre, pasi edhe ata nuk kishin ku ta gjenin, po dhunojnë me injorancën e tyre sistemin shoqëror në Kosovë.

Ky, me sa duket nuk është caku i fundit social – psikologjik dhe politik i tyre. Krimi po vazhdon .Zgjedhjet në tërë botën kryhen për 24. orë,në Kosovë po zgjasin edhe me  muaj e me vite , turpi brirë s\'ka!!!

Një grup hajdutesh , kriminelesh dhe të korruptuesish sot po e diktojnë politikën në Kosovë. Ndokush mund të ketë provuar edhe “thesin në kokë” dhe më pas, një grusht parash me nder . “Paratë janë Zot të kohës sonë”,prandaj nga njëherë edhe paraja e tepërt  dalldis dhe s\'ka ilaç që shëron .

Të presim kohe ma të mira populli mos ta humb shpresën se çdo tatëpjete ka edhe te kundërtën ,por dhashë zoti e thefshin qafen pa të keqen e popullit ...?! Edhe kapotë mafioz e kanë fundin...!!!

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)