Pushteti dhe paraja-më të dashurat e shqiptarëve
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Me qeverisje të keqe humbet edhe pushteti më i madh Proverb latin
Nuk besoj, se ndonjeri, nga gjithë liderët kosovarë të kësaj periudhe te pasluftës së fundit,më shumë, se kryeministri aktual Hashim Thaçi, i ka shpërbly, gjithë ata, që i kanë bërë ndonjë shërbim qoftë në interes të subjektit politik, ku njëherit, Thaçi, është edhe lider që nga themelimi, por ka mjaft të atillë, që i ka lidhë edhe aktiviteti në ilegale, apo mërgimi,por mund të gjinden edhe shumë të tjerë, nga sfera familjare, klanore, rajonale
që kryeminstri i rahatoi.
Kjo është një e vërtet, që vështirë, mund të kontestohet, pasi që jemi dëshmitarë kur Qeveria që ai drejton, pothuaj, non stop, ka vende të lira të punës, për të akomoduar: militantë partiakë, të afërm, shokë e jarana, e gjithashtu, dihet botërisht, se kjo Qeveri, llogaritet ndër qeveritë me numërin më të madhë të zëvëndës kryministrave, ministrave dhe zëvëndësministrave jo vetëm në rajon ,por edhe më gjërë.
Jane, këta zyrtarë qeveritarë, (ka zëvëndëskryministra, por edhe ministra e zëvëndësministra, që, (me përjashtime të rralla) shumë pakë ,e disave aspak, nuk i është pa hajri, aty ku punojnë dhe janë sistemuar,por vetëm falë zemërgjërsisë së këtij kryeministri,ata po kullotinbugjetin dhe paranë e tatimpaguesve kosovarë, dhe ajo, që është edhe më irituese,është fakti, se pikërisht, disa nga këta qeveritarë, nga dita në ditë, po tregojnë edhe agresivitet dhe arrogancë të tepruar, duke shtuar, se kinse, ata, janë të pazëvëndsueshëm, dhe se, bile, është dashtë, shumë më herët, të emërohen në këto poste ku janë, dhe se ata , janë shpëtim për vendin dhe popullin, në rrethanat, nëpër të cilat, po kalon Kosova.
Gjendja aspak më e mirë, dhe më e knaqshme nuk është edhe në shumë institucione tjera, ku nuk thuhet rastësisht se ndikimi dhe fuqia vendimemarrëse e qeverisë, përkatësisht e Hashim Thaçit, është shumë e madhe dhe vendimtare.
Edhe në Parlamentin e Kosovës,institucionin më të lartë legjislativ të vendit, edhe në borde të kompanive publike,në mediumin publik (RTK), komisione të pavarura, drejtori e departamente të ndryshme, ambasada e konzulata jashtë vendit, ndikimi dhe dora e zgjatur e Hashim Thaçit,ka arritur të rahatoj dhe të sistemoj .gjithnjë, gjithë ata, që i shërbyen,e përgdhelën, e lavdruan,e lartësuan,i thurrën lavdata , e hyjnizuan,e krahasuen edhe me liderë të kalibrit amerikan,por edhe aktorëve me renome botrore.
Pra, Hashim Thaçi, me këso veprime, bëri një punë e cila nëse shikohet në aspektin e fuqizimit, faktorizimit dhe masovizimit të subjketit politik në të cilin është liderë, edhe mund edhe të pershendetet dhe të kapërdihet,por nëse shikohet kualiteti dhe rezultatet nga këto punësime, e që shumica e tyre edhe mund të quhen edhe skema sociale,atëherë këto hapa dhe veprime ,gjithësesi do ti kthehen bumerang, dhe një humbje , edhe në aspektin e fuqisë së subjektit politik por edhe në performacë, gjë që do të refelektojnë domosdo edhe në zgjedhjet,qofshin ato lokale ,poashtu edhe ato nacionale.
Zaten, edhe humbja më e thellë, që pësoi në Anamoravë (edhe në disa komuna tjera) në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit,është produkt i një politike, jo të qëlluar, dhe jo të pranueshme, të kryeministrit Thaçi, pikërisht për shkak të gabimit, që bëri, në parallogaritje, gjegjësisht me riciklimin e kudrove të njejta dhe shumë të përfolura, në subjektin e tij politik, por edhe me kuadrot që vijnë nga ai rajon, edhe në nivelin qëndror, qoftë në Qeveri, Parlament dhe institucione tjera qëndrore.
Kryministri, Hashm Thaçi, shtini mbrenda dhe e rahatoi,edhe macen edhe kucen sic thot Baca , apo Adem Demaci.Futi mbrenda edhe Udb-en edhe Shik-un, edhe SiA-në edhe Bia-në
dhe sic po shihet,të gjitha këto truq, ia bënë lëmshin, që vështirë do tia gjej fillin.
Fatura që duhet ta paguaj, askush tjetër, pos Hashim Thaçit, është edhe arsimi, apo Universiteti publik i cili ka kohe, që po lëngon, dhe është, para shpërthimit.
Eshte absurditet dhe totalisht e paparanueshme kur lideri,apo i pari i një vendi, apo institucioni, që ka si kompetencë me ligj e me kushtetutë,të reflektoj guxim, aftësi e moral të lartë në momente të duhura, të ndërmarri hapa, për të penguar, shkeljet, devijimet dhe deformimet me të cilat ballafaqohet vendi përkatësisht, institucioni,të mos veproj për së miri.
Më konkrtisht.Kur në Universitetin publik Hasan Prishtina ka kohë që është instaluar një strukturë shkatrrimtare e cila nga dita në ditë po prodhon vetëm skandale, antivlera dhe degradim, në aspektin e nxjerrjes dhe nxitjes së trurit të vendit, kryministri ynë, nuk i prin, i pari, procesit të pastrimit të terenit, nga këta keqëbërës dhe matrapaz, por i mbështet dhe i trimëron, që të qëndrojnë, dhe të mos përfillin kërkesat e një grupi të rebeluarve student,me cka, edhe më tepër, i fryen, me benzinë këtij zjarri, në të cilin, shumë lehte, edhe vet mund të djeget.
Një kryministri të mirë, nuk duhet dhe nuk i ka hije të krijoj armiqë dhe kundërshtarë,por së bashku edhe me liderët tjerë institucional e partiak, të sillet dhe ti shërbej popullit e vendit, dhe të afroj zgjidhje e opcione për tejkalim të situatave që pengojnë proceset,por në rastin konkret, kryeministri ynë, si edhe gjithë kryministrat e deritashëm që pati Kosova, më shumë injoran, përfituan,u pasuruan dhe shumë pak bënë, që Kosova, të sillet e reflektoj si shtet dhe vend, ku sundon ligji e rendi, dhe ku askush nuk është mbi ligjin.
Nuk kisha dashur që asnjëri, pra edhe Hashim Thaçi,(që për momentin, vërtet është i pakonkurencë) të pësoj dhe të paguaj vetëm ai haraqin për këto dështime dhe deformime,por ose nuk po e dëgjon askend,ose po keqëinformohet,ose është vetëdashuru,ose lakmia dhe pushteti e kanë verbu,ose
Pikërisht ,shumica e atyre, që i ka rahatu, kryministri,janë më të rrezikshmit, dhe ata, të cilët, në rastin e parë që u ipet, do ta flijonin dhe kurbanizonin,punëdhënësin,(kryministrin) sepse ata e dijnë shumë mirë se kush jane ata , si janë pozicionu,kush kanë qenë dhe kush janë, u konvenon kjo situatë,po bëjnë cka po duan,po vjedhin, po rrejnë ,po shantazhojnë,po kërcënojnë
gjithnjë në emër të punëdhënësit,dhe me siguri, po luten, zgjate zot
dhe nuk është për tu nëncmuar edhe thënja popullore: Kur fukaraja bëhët mbret, e pret edhe babën e vet.
Edhe me Kuran e Bibël thuhet qarte e sakt.Cka të lypësh ke me e gjet.Pra nëse lyp paqë,lyp rahati e prosperitet,lyp dije e arsimim,lyp miqësi e harmoni
,lehtë ke me gjet,por edhe nëse lyp bela,lyp dhunë e gjakë,lyp armiqësi , urrejtje dhe shkatrrim e vuajtje,këto edhe më lehte ke me i gjet.
Eshtë koha e fundit,kur gjithandej po priten reforma,procese e ndryshime pozitive, që të gjithë ne, të knellemi e ti themi stop të keqes.
Në radhë të parë, është koha kur kryministri ti prij këtyre proceseve, dukee lëshuar topin në tokë dhe të flasi me forcën e argumentevem e jo të bie pre e intersave, e spekulimeve, abuzimeve,e deformimeve të cilat fundja e fundit më së shumti ate do ta goditnin,por edhe populli e vendi do të pësoj.
[email protected]