Pushimi i lehonisë interes nacional
Florina Duli, Iniciativa Kosovare për Stabilitet - IKS
Femrës punonjëses i takojnë të paktën 12 javë pushim lehonie me pagesë pas lindjes së fëmijës. Ky pushim njihet si periudhë kohore pune dhe paguhet nga punëdhënësi me një shkallë prej jo më pak se dy të tretat e të ardhurave të femrës punonjëses,kështu thuhej në Rregulloren 2001/27 të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), e cila e zëvendësonte ligjin e Punës. Kjo rregullore për baballarët nuk kishteparaparëpushim të atësisë.
Kohëzgjatja e pushimit tëlehonisë u kritiku shumë në atë kohë. Në krahasim me vendet e rajonit ishte shumë më i shkurt, qënë sytë e shumë Kosovarëve, përbënte një politike kundër natalitetit. Argumenti tjetër ishte shumë objektiv. Çerdhet publike nuk pranonin fëmijë nën moshën 1 vjeçare dhe nuk përkonin me pushimin gjashtëmujor të lehonisë.
Pas shumë debateve, në vitin 2010 u miratua ligji ekzistues i punës dhe i njëjti ka nisur të zbatohet. Ligji aktual përbënte një kapërcim të madh, nëse e krahasojmë me normat e Rregullores së UNMIK-ut. Ligji ofron12 muaj pushim për lehonat. Nëntë muaj aktualisht janëme pagesë dhe tre të tjerë pa pagesë. Gjashtë (6) muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim 70% të pagës bazë. Tre (3) muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim50% të pagës mesatare në Kosovë. Femra e punësuar ka të drejtë me këtë ligj,ta zgjasë pushimin e saj të lehonisë edhe për tre (3) muaj të tjera pa pagesë, thuhet në nenin 49 të Ligjit të Punës.Gjithashtu, neni 50 i këtij ligji, u jep disa ditëpushim edhe baballarëve.
Në Kosovëpërqindja aktive në fuqinë punëtore është 21.4 për qind. Numri i ditëve të pushimit të lehonisëështë 270 ditë me pagesë dhe 90 të tjera pa pagesë. Përqindja e pagës së paguar është 70 & 50 për qind. Ndërsa, pagesa bëhet nga Punëdhënësi dhe Qeveria. Në Austri,përqindja e grave aktive ne fuqinë punëtore është 71 për qind. Numri i ditëve të pushimit të lehonisëështë 112 ditë me pagesë. Përqindja e pagës së paguar është 100 për qind, ndërsa pagesa bëhet nga Qeveria. NëKroaci,58për qindtë grave janë të përfshira nëfuqinë punëtore. Ato kanë208 ditë të pushimit të lehonisëme pagesë. Shuma e pagës së paguar është 100 për qind dhe bëhet nga Qeveria. Në shtetin e Gjermanisë 72 për qind e grave janë aktive nëfuqinë punëtore. Numri i ditëve të pushimit të lehonisëështë 98 ditë. Përqindja e pagës është 100 për qind dhe paguhet nga Punëdhënësi dhe Qeveria.
Me fillimin e zbatimit të ligjit të Punës në Kosovë, ka rezultuar që çështja mëdiskutabile e nenit për lehonat ka dal të jetë barra që institucionet e Kosovës ia kanë lënë bizneseve për të kompensuar pushimin e lehonisë. E pushimi i lehonisëështë një nga politikat që shtetet e përdorin për të stimuluar natalitetin dhe rinuar popullatën duke ofruar incentiva të ndryshme për lehonat. Por, kjo nuk ka ndodh në Kosovë. Shteti ka marr barrën më të vogël. Fillimisht, qeverisë i takojnë të kompensojë vetëm 50 për qind të pagës mesatare për tre muaj. E bizneseve private ju është lënë të kompensojnë 70 për qind të pagës bazë të punëtorit, që në shumë raste në sektorin privat është më e lartë se paga mesatare në Kosovë. Nëse kalkulohet gjysma e pagës mesatare në Kosovë me tre muaj, aq sa paguan qeveria, del që qeveria paguan vetëm rreth 550 euro për një pushim të lehonisë. Ndërsa, nëse marrim 70 për qindëshin e pagës 400 euro për gjashte muaj, atëherë bizneseve i bije që të paguajnë rreth 1600 euro për një lehonë.
Në raportin me temë Hulumtimi i Perceptimeve dhe Qëndrimeve të Qytetarëve për shtetin social, të realizuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet thuhet se 23.6 për qind e qytetarëve punojnë në kompani private. Ndërsa numri i të punësuarve në sektorin publik është vetëm 7.6 për qind.
Bizneset vazhdimisht janë ankuar për barrën e madhe financiare që u paraqet pushimi i lehonisë.Oda Ekonomike Amerikane,në takimin e dytë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, i cili u mbajt 2012, ka paraqitur qëndrimin e saj përkitazi me dispozitat e Ligjit të Punës mbi Pushimin e Lehonisë.Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka analizuar Ligjin 03/ L-022 për Punë dhe implikimet që ky ligj i ka në punësimin e femrave nga kompanitë kosovare. Më saktësisht, komuniteti i biznesit vlerëson se Neni 49- Pushimi i Lehonisë i këtij ligji, i cili thekson se punonjësit e gjinisë femërore kanë të drejtën e 12 muajve pushim të lehonisë 6 prej të cilave paguhen nga bizneset është shumë vështirë për tu ndjekur dhe paraqet barrë të lartë për biznese. Oda Amerikane kishte rekomanduar që të ndërrohet Neni 49 mbi Pushim të Lehonisë, duke e zvogëluar kohëzgjatjen e pushimit të lehonisë nga 12 në 9 muaj, prej të cilave 3 do të paguhen nga punëdhënësit në shkallë prej 70 për qind. Ky ndryshim, ishte argumentuar nga OEAK se, është në harmoni me direktivat e Bashkimit Evropian mbi pushimin e lehonisë dhe me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës.
Edhe në raportin me temëPushimi i lehonisë dhe gjendja e tregut të punës për gratë në Kosovë të përgatitur nga Bankës Botërorepër Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thuhet se, pushimi i lehonisë në Kosovë është i gjatë krahasuar me shtetet tjera: Me nëntë muaj të pushimit të lehonisë me pagesë (dhe tre muaj pa pagesë), Kosova ka dyfishin e mesatares globale dhe është në grup mjaftë të avancuar të pushimit të paguar të lehonisë në Evropë dhe Azi qendrore (EAQ) dhe përbrenda grupit të saj të të hyrave.Po ashtu , provat e paraqitura në këtë dokument sugjerojnë se mund të ketë dekurajime për gratë për të punuar dhe për punëdhënësit që të punësojnë gratë duke pasur parasysh dispozitat ekzistuese të lehonisë.
Megjithatë, duke pasur parasysh shkallën shumë të ulët të punësimit të femrave në Kosovë dhe nevojën urgjente për të rritur qasjen e grave në mundësitë ekonomike në tregun e punës, procesi i reformës duhet të rishqyrtojë elementet e ndryshme të dispozitave të lehonisë, duke përfshirë kohëzgjatjen (potencialisht ta reduktojë), burimin e financimit (për të zvogëluar barrën e sektorit privat) dhe zëvendësimin e pagave, për të rritur nxitjen për punësimin e grave - veçanërisht në sektorin privat - dhe për të rritur numrin e grave që janë në të vërtetë në gjendje të përfitojnë nga dispozitat e lehonisë.
Problematik është paraparë pushimi i lehonisë për mikro-bizneset (1-4 punëtor), që janë mbi 90 për qind e bizneseve në Kosovë, të cilët përveç kompensimit të pushimit të lehonisë janë detyruar të marrin edhe një punëtor për të zëvendësuar atë që shkon në pushim të lehonisë. Si rezultat i kësaj edhe papunësia tek femrat është më e madhe. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kanë treguar se shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm 12.9 për qind krahasuar me 40 për qind për meshkujt.
Edhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, ka biseduar me 400 punëdhënës, lidhur me mangësitë e pushimit aktual të lehonisë dhe atësisë. Të gjeturat e hulumtimit tregojnë se punëdhënësit sidomos kur janë burra, nuk preferojnë të punësojnë gra. 62.7 për qind e grave dhe 65.9 për qind e burrave të intervistuar kanë deklaruar se punëdhënësit i kanë pyetur për statusin e tyre martesor si dhe planet për të krijuar familje. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur gratë janë larguar nga puna gjatë kohës sështatzënisë.Nivelit të ulët të punësimit të grave thuhet ti ketë kontribuar edhe Ligji i punës, neni 49, ku flitet për pushimin e lehonisë. Shkaku i këtij neni,debatit për pushimin e lehonisëështë rikthyer prapë. Pas presionit të vazhdueshëm të bizneseve, Qeveria e Kosovës ka në plan qëbrenda këtij viti të bëjë ndryshimin e Ligjit të Punës dhe në veçanti nenit 49 që përcakton pushimin e lehonisë.
Për këtë është arritur një konsensus mes partnereve social. Madje, vet ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në një debat të udhëhequr nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet për reformën e Ligjit të Punës në Kosovë, ka thënë se është arritur pajtueshmëri për ndryshimin e formës së pagesës si dhe për shkurtimin e pushimit të lehonisë. Ai ka thënë se pagesa do të bëhet 4.5 muaj nga qeveria dhe 4.5 muaj nga punëdhënësi privat. Gjithashtu, për ta nxitur punësimin tek femrat ndryshime do te bëhen edhe tek zvogëlimi i pushimit të lehonisë nga 12 muaj sa është me ligjin aktual, në 9 muaj.
Ndryshimet e propozuar po përcillen me zhurmë e debate të shumta në publik. Për përfaqësuesit e sindikatave ulja e pushimit tëlehonisëështë epapranueshme. Madje, vet kryetari i BSPK-sëështë shprehur skeptik që ky ligj mund të kaloj në Kuvend.Ndryshimi i mënyrës së pagesës së pushimit të lehonisë duket i lehtë, por shkurtimi i kohëzgjatjes së tij duket mision i vështir. Të gjeturat e hulumtimit të Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS) për pushimine lehonisë tregojnë se nuk ka pajtueshmëri me tkurr pushimin e lehonisë.
Mbi 65% e të anketuarve nga IKS-i thonë se pushimi i lehonisë me ligjin aktual të punës ështëi përshtatshëm. 28.7 përqind e të anketuarve thonë se ështëi shkurtër. Ndërsa vetëm 0.2 për qind thonë se është shumëi gjatë.
Duke marrë për bazë madhësinë e bizneseve në Kosovë dhe nivelin e punësimit të grave ështëe domosdoshme dhe urgjente ndryshimi i ligjit të punës dhe heqja barrës së madhe nga bizneset. Pushimi i lehonisëështë interes nacional për të cilën barrën kryesore duhet ta marrë qeveria e jo biznesi. Pushimi i lehonisëështë politikë përmes së cilës shteti nëse nuk e stimulon, të paktën, të mos e pengojë natalitetin. Si politik që kryekëput është interes nacional, i takon shtetit të marr barrën kryesore të pushimit të lehonisë.Ndarja e barrës së pagesës në mes të bizneseve dhe qeverisë nga 4.5 muaj është vetëm njëri nga opsionet. Nuk duhet lënë anash edhe propozime të tjera, të cilat e lirojnë biznesit për një fazë nga barra e lehonisë. Është pothuajse qenësore qëpërveç ndryshimit të kohëzgjatjes së pagesës të ndërrohet primatët, pra që qeveria ti paguajë 4.5 muajt e parë kurse biznese 4.5 muajt e dytë. Ka një arsye për këtë propozim. E para, bizneset në muajt e parë do të ishin të lirë nga pagesa. Gjithashtu, bizneset do të përfitonin në rast se ndonjë prej nënave vendos të kthehet në punë më herët se 9 muaj.
Fundja për punëtorët në sektorin publik nuk paraqet ndonjë konsekuencë pushimi i lehonisë, pasi është vlerësuar shumë herë se ka një mbi punësim në administratën shtetërore dhe për rrjedhojë nuk ka nevojë për punësimin e punëtorëve të rinj për ti zëvendësuar lehonat. Kjo nuk vlen për bizneset, shumica prej të cilëve kanë ma pak se 4 punëtor. Zvogëlimi i ditëve të pushimit të lehonisë nuk është zgjidhje, nëse nuk ndryshohet mënyra e pagesës. Për këtë duhet të ketë një debat më të gjerë publik. Përveççështjes patriotike siç merret nataliteti duhet të ketë parasysh edhe nivelin e punësimit të gruas, që po ashtu është çështje patriotike dhe interes nacional.
Disa dilema që duhet ti zgjidhë ligji i ri i punës lidhen me një balancë në mes nevojës për stimulim të natalitetit dhe kujdesit për shëndetin e fëmijës. Dhe në anën tjetër nevojën për rritje të punësimit të gruas, si një prej çështjeve të rëndësishme për shtetin dhe familjen në Kosovë. Për të zgjidhur këtë dilemë duhet të gjendet një zgjidhje për financimin e pushimit të lehonisë. Çështja kryesore e këtij ligji është se kush do ta bartë barrën e kompensimit financiar të lehonave.
Pra, nëse qeveria e Kosovës duhet të ketë barrën kryesore, apo nëse ajo duhet ti mbetet punëdhënësin (në rastet kur punëdhënës është sektori privat). Praktika e zbatimit të ligjit ka treguar se siç është e rregulluar tash nuk është zgjidhja më e mirë. Barra e kompensimit duhet të ndahet në mënyrë proporcionale në mes të bizneseve dhe qeverisë.
Dilema tjetër është kohëzgjatja e pushimit të lehonisë. Sa duhet të jetë pushimi i lehonisë? 12 muaj, 9 apo
6 muaj. Brenda kësaj dileme, duhet të ketë një zgjidhje edhe për muajt të cilët do të jenë me pagesë, si dhe ata pa pagesë. Një propozim fillestar është që gjashtë muaj të jenë me pagesë dhe 3 pa pagesë, megjithëse ka ende nevojë për diskutime.