24 Dhjetor 2024

Punëtoret e ndërtimit të lartë në meshiren e Zotit pa mbrojtje dhe siguri në punë

Shkruar nga Islam Krasniqi

Institucionet e  vendit janë verbuar  ndajë realitetit, ku brenda  vitit  dhjetra  aksidente  fatale ndodhen në vendin e punës, si pasoj e  mos  sigurimit në punë, dhe  akoma  heshtin përball këtyre tragjedivë që po marrin jetën e të rive tanë.

Aksidentet  në vendin e punës  çdo ditë e  më shumë veq po rritën, por qeveria e  republikës së Kosovës  nuk ka shprehur  gadishmeri  për të ndërmarr  masa  karrshi këti fenomentit  tragjik, për ta  parandaluar, akoma  nuk ka reflektuar  për mbrojtjen e shendetit dhe  siguris  në punë, ku para  pak dite humbi jetën një magjistër i shkencave sportive, i cili për të mbajtur familjen e tij u detyrua të punoj në ndërtimtari pa pasur asnjë siguri në vendin e punës, I cili mbeti i vdekur pasi ra nga kati i tretë i një objekti në Fushë Kosovë.

Kjo neglizhenc e  zyrtarëve të shtetit po na  kushtonë të gjithëve, sepse  po humbin jetën qytetaret  në vendet e tyre të punës, ku brenda  pesë  muajve në vendin e  punës humbin jetën gjashtë punëtor.

Nuk e  di së edhe  sa  kohë i duhet  qeveris që të zgjohet  nga  koma dhe të ndërmarr  masat e  duhura, që ta rrisin nivelin e  sigurin në vendin e punës, gjegjësisht në sektorin e  ndërtimit, duke e ndërprer  qdo vendpunim  i cili nuk I plotëson kushtet, dhe të gjobitën të gjithë ata që nuk i kanë të siguruar  punëtoret, me skele, të lidhur  më rrypa, me kepuc, kapel, që të jenë të mbrojtur nga qdo pakujdesie qastit.

Të mesoj nga  këto gabime qeveria dhe  institucionet  gjegjse, e jo të korruptohen me një drek apo dark duhe ju dhenë hapsir  përfiterëve të cilët punoin vetëm për  vete, duke ju dhenë para për të vazhduar  ndërtimin më kushte sigurie zero për  punë, duke mos e regjistruar asnjë punëtor, pa sigurime, por vetem duke I shfrytëzuar si objekte.

Lusim qeverin që të merr  hapa  konkret lidhur më parandalimin e këtyre dukurive, duke I gjobitur të gjitha ato kompani apo firma nuk ju ofroin siguri puntorëve  në vëndpunim, e jo  njerzin më arsimim të lartë humbin jetën në ndërtimtari!..

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)