Psikologjia dhe Reklama

Shkruar nga Mr. Lulzim Beqiri
Blerja si pasojë e ndikimit të shpalljes është rezultat i investimeve rrjedhëse, por edhe i atyre nga e kaluara të cilat kanë një rol të rëndësishëm në avansimin dhe krijimin e një imazhi pozitiv për kompaninë.
Rëndësi e veçantë në ndikimin psikologjik të shpalljes kanë apelet e shpalljeve: apelet e shpalljes janë impulset ose nxitjet, të cilat në bazë të rezultateve të psikologjisë së aplikuar përdoren në mesazhet e shpalljeve, në mënyrë që të zgjojnë dhe aktivizojnë dëshirat dhe ndjenjat për prodhimin e produkteve të reklamuara.
Shpallja tek ne si popull shqiptar duke pasur parasysh çdo vend tjetër të globit nuk duhet të përmbajë apele negative. Kjo, për shkak se në vendin tonë kemi diversitet kulturor, empati reciproke, ndjenjave të traditave, emocioneve etj.
Këto apele janë në kundërshtim me normat etike e morale, që ne si popull ka dashur Zoti i kemi mjaft të përvetësuara. Lakmia, pangopësia, vrazhdësia, prestigji, manipulimi me fëmijë përqeshja e zakoneve dhe traditave të vendit gjithashtu edhe të vendeve tjera, stili i jetës etj janë disa nga këto apele.
Rëndësi të veçantë që një shpallje të jetë efektive dhe e perceptuar për klientin kosovar kanë edhe ngjyrat, p.sh: ngjyra e kuqe, e verdhë dhe e kaltër të cilat në fakt përbëjnë spektrin e tërësishëm të ngjyrave, kurse sipas shumë hulumtimeve syri i njeriut mund të dallojë rreth 180 nuanca ngjyrash megjithatë nuanca ngjyrash llogariten rreth 10.000.
Përgjithësisht është njohur se ngjyra të ngrohta janë: ngjyra e verdhë, e portokalltë, e kuqe, si dhe nuancat e tyre, kurse ngjyra të ftohta janë: ngjyra e gjelbër, e kaltër, dhe ngjyra vjollce etj.
Sipas Mrovoshit ngjyrat shkaktojnë ndjenja vijuese;
· Lëvizje
e kuqe
· Risi,freski
.ngjyra e trëndafiltë
· Shije e këndshme
portokalli
· Kënaqësi
gështenje
· Freskim
e verdhë
· Krenari
vishnje e mbyllur
· Higjienë
vishnje e çelur
· Qetësim
e blertë e mbyllur
· Luksi
ngjyrë vjollce
· Pastërtia
e bardhë
· Pesha
e zezë
· Stoli
ngjyrë hiri
Ngjyrat kanë kuptime të ndryshme për pjesëtarët e popujve të ndryshëm në të katër anët e globit, kështu që, ngjyra e bardhë paraqet pikëllimin në vendet e Afrikës dhe Azisë kurse e kundërta që është e zeza paraqet pikëllimin në vendet evropiane dhe ato të Amerikës.
Gjithë ashtu ngjyrat kanë edhe kuptim religjioz p.sh: e blerta e mbyllur përdoret ne vendet myslimane, prandaj duhet të kihet kujdes me rastin e ambalazhimit dhe paketimit të produkteve në varësi të destinacionit të paraparë.
Kujdesi është i domosdoshëm sepse mund të vjen deri te refuzimi i mallrave nga konsumatorët nëse nuk u përshtaten zakoneve, dokeve traditave gjithashtu edhe fesë e cila është e domosdoshme qe të respektohet.
Mos Harroni: Koncntrohuni në atë ku doni të shkoni, e jo në atë ku keni qenë