24 Dhjetor 2024

PSHDK-ja është ura që ndërlidh më së miri Kosovën me Evropën

Shkruar nga nga Emanuel Demaj

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) është parti kombëtare e qendrës së djathtë, që ka lindur nga filozofia mijëvjeçare e rezistencës së pamposhtur shqiptare për liri të njëmendtë shpirtërore, si parakusht të një lirie nacionale, rezistencë e cila gjithmonë ka qenë kombëtare ndaj hordhive, qoftë turke, qoftë sllave.

dhe në këtë rrugëtim orientimi i saj është i përcaktuar qartë për Kosovën shtet të pavarur e demokratik dhe të integruar në mekanizmat ndërkombëtarë.

Demokristianet e Kosovës çdo herë kanë qenë urë lidhëse e Kosovës me Europën, që nga themelimi i PSHDK-së me 4 nëntor 1990, dihet qartë se Europa ka pas një qasje më ndryshe për Kosovën, duke pas parasysh se propaganda serbe ishte shum e fuqishme dhe çdo herë popullin e Kosovës e etiketonte me emrin fundamentalist dhe terrorist islamik.

Por demokristianet ishin një zë i fuqishëm i Kosovës në Europ dhe nuk lejuan qe Europa të krijoj një bindje të till për kosovarët, demokristianet gjithmon ishin aktiv në te gjitha proceset politike në Kosovë, që nga themelimi e deri me sot,ishin pjes e luftës së fundit në Kosovë,dhe pas luftës ishin pjesë e parlamentit te  të Kosovës deri në vitin 2010, ku në zgjedhjet e 2010 mbeti jasht parlamentit të Kosovës,dhe pësoj një krizë të brendshme, gjë qe e deshironin subjektet e tjera politike,mos respektimi i marrëveshjes nga partneri në koalicion PDK,shkaktoj përqarje të madhe dhe erdhi deri të dorheqja e kryetarit të PSHDK-së Marjan Demaj.

Pas një kohe u mendua dhe u caktua data për mabjtjen e Kuvendit qëndror të PSHDK-së,problemet ishin të medha, por demokristianet nuk ndaleshin dhe filluan mbajtjen e kuvendeve nëper bashkësi të degëve dhe u bënë të gjitha përgaditjet për mbajtjen e Kuvendit të përgjithshëm të PSHDK-së me 26 maj 2012, ku nga ky kuvend doli një kryesi e re dhe kryetar u zgjodhë Dr. Ukë Berisha, gjërat filluan të ecin për së mbari,kontaktet me partit si motra ne Europ u krijuan sërisht me CDU,CVP,OVP,Kristdemokrterna dhe parti të tjera,frymonte gjithcka ndryshe brenda PSHDK-së.

Me 04 nëntor 2012 u shënua 22 vjetori i themelimit te PSHDK-së, dhe aty u bashkuan të gjithë demokristianët dhe treguan se janë më të bashkuar se kurrë më pare, kishte mysafir të shumtë edhe nga subjetet tjera politike dhe nga diaspora.

Pas kësaj filluan kuvendet e demokristianve të ri nëpër bashkësi të degëve,ndërsa me 28 prill 2013, u mbajt Kuvendi  i Forumit Rinor të PSHDK-së, ishin 329 delegatë nga gjithë Kosova,kishte mysafir të shumtë edhe nga Europa,delegacioni nga zvicrra i kryesuar nga Kryetari i demokristianve te ri të Zvicrrës Simon Oberbeck,sekretari i demokristianve të ri të Shqipëris Arbër Qehaja dhe mysafir nga subjektet e tjera politike në Kosovë,gjatë fjalimit te ti Simon Oberbeck përfaqësues i CVP-së së Zvicrës ka thënë se kristian demokratët kanë pikëpamje të përbashkëta dhe për këtë arsye duhet të qëndrojnë së bashku.

Rinia e partisë kristian - demokrate në Zvicër është tejet e interesuar që të takohet me ju.

Një delegacion nga partia juaj do të vi në asamblenë e partisë sime që do të mbahet të shtunën tjetër në Zvicër. Partitë tonë kanë një mendim praktik për vlera të përbashkëta, kristian- demokratët duhet të qëndrojnë së bashku dhe ti mbrojnë pikëpamjet e tyre prandaj kjo është arsyeja që ne duhet të takohemi të flasim dhe t’i ndajmë pikëpamjet tona,ka thënë Oberbeck.

Ndërsa kryetari i Forumit Rinor të PSHDK-së i cili u zgjodhë nga ky kuvend,vizitoi Zvicrrën dhe ishte pjesmarrës në punimet e Kuvendit te Forumit Rinor të CVP-së në Bern me 04.05.2013,ai u takua me parlamentar dhe miqë demokristian nga gjithë europa,ku premtuan se do ta perkrahin dhe do ta ndihmojnë PSHDK-në në gjitha fushat.

Kosova ka nevojë për një zë demokraistin, për filozofinë politike demokrirstiane, për parimet politike demokristiane, me shumë se për çdo parti tjetër. Kjo parti, në të kaluarën, ishte ndër hallgat themelore për lëvizjen e shumë proceseve politike në vend. Tani ajo po bëhet pararojë e identitetit evropian të shqiptarëve dhe një parti që nxit shqiptarët të ecin me vetëdije të qartë drejt perëndimit drejt Evropës.

PSHDK-ja është subjekt politik që i ka kaluar dy dekada. Gjithnjë ka qenë subjekt politik që ka bartur peshën e përgjegjësisë së vet politike e kombëtare. Duke rrugëtuar me partitë tjera politike, PSHDK-ja ka qenë dhe është subjekt shumë i rëndësishëm, sepse është ura që ndërlidh më së miri Kosovën me Evropën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)