24 Dhjetor 2024

Pse u zhvendos KTV

Shkruar nga Shpend Fazliu

Vendimi i Platformës IPKO, për zhvendosjen e televizionit me frekuencë nacionale, Kohavison nga numri 3 në 83, pasojë me reagime të shumta nga organizatat jo qeveritare, shoqëria civile dhe Komisioni i Pavarur për Media.

Por, reagimet dhe thirrjet e vazhdueshme hasën në vesh të shurdhër nga IPKO, e cila pavarësisht reagimeve dhe rekomandimit të KPM-së, nuk e rikthej KTV-në në numër 3.

“Sherri”, nis me një kërkesë të bërë nga Kompania “Koha”, ku pronarja dhe menaxherja, Flaka Surroi, kishte shkruar një letër për platformat kabllore IPKO dhe Kujtesa, duke kërkuar që nga muaji Prill, KTV-së t’i paguheshin nga 10.000 euro për transmetim të programit në dy platformat në fjalë .

Kjo kërkesë u refuzua nga dy platformat kabllore të cilat nuk pranuan të bënin këtë pagesë. Pas gjithë kësaj, pasojë një vendim i çuditshëm nga Platforma IPKO, e cila me arsyetimin se kishte riorganizuar renditjen e kanaleve, kishte transferuar KTV-në nga numri 3 në 83, aty ku renditen shumica e kanaleve lokale dhe rajonale.

Ky ishte vendimi i dytë i çuditshëm nga IPKO, pas vendimit që më parë kishte marrë muaj më parë për të ndaluar transmetimin e televizioneve lokale dhe rajonale në të gjitha rajonet e Kosovës.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, pati dhe vazhdon tw ketë një “luftë”, mediale ndërmjet IPKO, përkatësisht gazetës Express dhe kompanisë Koha, të cilat bënin akuza dhe kundër akuza ndaj njëra tjetrës, përderisa opinioni publik shpeshherë hamendësohej.

Por, zhvendosja e bërë nga IPKO, sikur nuk mjaftojë, edhe Platforma tjetër kabllore “Kujtesa”, zhvendosi KTV nga numri më hershëm, tek numri 7.

Por, për të ju dhënë fund këtyre dilemave se kush ka të drejtë dhe kush jo, do të duhej një legjislacion më praktik dhe i fuqishëm nga Komisioni i Pavarur për Mediai, përmes së cilit do të rregullohej transmetimi dhe licencimi i rrjeteve kabllore.

Derisa nuk e bëhet një gjë të tillë, akuzat, kundër akuzat, teket, inatet dhe parregullsitë do të vazhdojnë të jenë prezentë, por brengosëses mbetet fakti se përkundër faktit se shikuesit abonohen dhe paguajnë për këto shërbime, mund të jenë “viktimë” e këtyre parregullsive dhe zbrazëtive ligjore.

Një gjë duhet bërë urgjentisht, të mblidhen ekspertët e medies, sidomos ata që njohin mirë legjislacionin që ndërlidhet me mediet, licencimin rregullimin dhe transmetimin e programeve dhe tu japin fund këtyre dilemave dhe zbrazësive ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)