23 Dhjetor 2024

Pse u zgjodh Vlora për t'u ngritur flamuri

Shkruar nga Faik Krasniqi

Pse u zgjodh pikërisht Vlora për t’u ngritur flamuri dhe jo Durrësi, për shembull? Mendoj se janë disa arsye: Vlora dhe treva e saj kanë qenë vatra e patriotizmit dhe rezistencës kundër pushtuesve sidomos gjatë shekujve 18 e deri në vitin 1912.

Intelektualët dhe patriotët vlonjatë kanë dëshmuar më shumë se të tjerët për t’a bërë Shqipërinë të mëvetësuar (shtet të pavarur).

Rilindasit vlonjatë dhe treva e saj kanë qenë më të shquarit, më të vendosurit dhe më të organizuarit për çlirimin dhe vendosjen e alfabetit të gjuhës shqipe. Shkolla e tretë(pas Korçës dhe Elbasanit është ngritur në Tragjas të Vlorës(1890)…

Ngritja e shtetit shqiptar nën sundimin otoman nuk ishte e lehtë, ndërkohë që fuqitë e mëdha e kishin copëtuar(1860)…

Lebërit si popullsi luftarake, e cila vetëqeverisej nën sundimin otoman, më e vendosura, iu betuan Ismail Qemalit se do t’a mbështesnin në këtë ndërmarjee(aksion)të rëndësishëm pa kursyer jetët e tyre…Kur ka qenë fjala për të organizuar rezistencën ndaj pushtuesve kuvendet e mëdha janë bërë në zonën e Vlorës,(kuvendi i Barçallase, Koraka, Kavasalli etj).

Asokohe Vlora dhe treva e saj kishte shumë herë më tepër intelektualë se Durrësi, Tirana, Korça e Shkodra. Për këto ka statistika…

Vlora ishte shtëpia e Ismail Qemalit dhe aty ai ndihej më i sigurtë përballë “ujqërve” që donin t’a copëtonin. Mendoni, edhe sot e kësaj dite Vlorën e rrethinat e saj i kanë në hartat e tyre politike shtetet fqinje. Jo më kot të gjitha sulmet e pushtuesve fillonin nga Vlora. Po të mirrnin(pushtonin)Vlorën zonat e tjera i kishin thuajse të fituara.

E vërteta ishte se otomanët i afruan tepër ''arnautët''(shqiptarët), se ishin luftëtarë të mençur e shumë trima dhe vetë perandori iu tha Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit:”Shkoni bëni Shqipërinë se do jua marrin fqinjët(plani i copëtimit)…

Fuqitë e mëdha e thirrën Venizellosin e i thanë :”Zgjidhe e merr:ose ishujt ose Vorio Epirin”. Venizellosi zgjodhi ishujt që ka edhe sot. Kur u kthye në Greqi, në parlamentin grek u justifikua:”Zgjodha ishujt se Vorio Epirin e kam në xhep''…

Besoj se janë këto arsyet. Një gjë është e sigurt që për këtë vendosën në mënyrë kolegjiale, nuk vendosi vetëm Ismail Qemali…Ndoshta e dini se Ismail Qemalin e helmuan në Itali. Kush?

Mendohet t’a kenë helmuar italianët të cilët e synonin vetë për vete Vlorën. Por ndoshta në bashkëpunim me turqit sepse turqit Shqipërinë e kanë adhuruar dhe ëndërruar si një Turqi të vogël në mes të Ballkanit…

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të''ALEANCA KUQ E ZI'') 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)