Pse spo behët një gjykatë kundër korrupsionit e hajnave

Shkruar nga Flora Morina
Kosova ka nevojë për një gjykatë të veçantë për korrupsion e hajna dhe për nepotista që me pare të popullit po shtinë në punë njerëz sa po munden? Po shtinë në punë edhe njerëz me tituj që se din as çka donë me thanë? Si psh. Zëvendës/ministra? As ata vet se din çfarë pune është kjo? Dhe çka ata duhet me bë aty?
A duhet më nënshkrua ndonjë dokument apo duhet me shti ndonjë dajë në punë ? Kjo spo dihet seriozisht qitash edhe neve na kanë pështjellë , a janë këto pozita me mixhallarë të dy partive që janë në koalicion apo janë për ndonjë zanatli të dështuar në fshatë?
Pritet të kruhet kryet në maj nga padit e gjykatës speciale
Thuhet se disa njerëz do të fillojnë , e do edhe kanë filluar të kruajnë kryet nga Gjykata Speciale. Disa thonë hallakam e madhe do të ndodhë kur të fillon gjykata speciale ti mbledhë do njerëz si lepujt. Ka tipa njerëzish qesin kullerash që thonë do te ketë spektakle të shumta gjatë muajit maj.
Disa kanë filluar të kanë hallet e tyre ndërmjet veti? Athua din kush çka do te ndodhë? Këndë do të kapin të parin në pranga? Disa thonë 50 vet priten të kapën në majë vetëm për një rast të përmendur në raportin e Dick Martit, minuk është më rëndësi a ka gjë prej kësaj pune a jo? Më rëndësi është që dikush duhet me shkua në fllad? Tash kush?
Të gjithë janë kurreshtar me ditë këndë të parin do të marrin? Me krue kryet në të shëndosh të dhemb!Normal se kryet edhe dhemb kur kruhet palidhje. Tash një parti politike pret që ia kryen punën kjo gjykatë ,realisht kjo gjykatë nuk është për atë fare as duke u themeluar? Prej kësaj gjykate nuk pritet as te merren organizata partiake të shumta të spiunimit. Pse po u duka me u mërzit?
Serbia do të paditet për gjenocid në Kosovë
Një e vërtet e hidhur tash iu ra ndërmend disa njerëzve dhe liderëve të partive të padisin Serbin për gjenocid?
Me herët nuk ua ndije fare , sepse nuk ishin ata njerëz që mund të shkonin në Hagë, tash laku rreth qafës po vjen duke u shtrënguar por vetëm tash ishte koha për të shkruar padi kundër Serbisë për gjenocid? Këtë fore nuk hanë askush?
Moti është dashur të paditet Serbia për gjenocid në gjykata ndërkombëtare e tash kur po e shohin rrezikun për vete po u duka me vrapua nëpër zyre të huaja me qua letra për këtë temë?
Dhoma e prokurorisë ndërkombëtare
Kjo dhomë jo zyrtarisht pritet të mbledhë rreth 150 persona të shumtë më dyshime ska lidhja që janë palidhje më rëndësi që disa tipa do të ndjekë dhe nuk do të lihen rehat ndoshta 5 vjet e ardhme nuk është më rëndësi pastaj a dështon kjo gjykatë a jo?
Më rëndësi do pare të bashkësisë ndërkombëtare do të harxhohen dhe vendin e shpenzimeve ua kanë gjet në Kosovë. Hiq spo bon valla dhe e pa pranueshme , po donë ndërkombëtarët me vërtetua.
Askujt nuk iu shkojë mendja për grat e dhunuara në Kosovë gjatë luftës ta padisin Serbinë për krime humanitare dhe çnjerëzore.
Tash ou shkojë mendja e njerëzve me u bë gati me letra. Në nën tjetër spo dihet kush është invalid i luftës a veteran as luftëtar , krejt u përzi?
Formo komisione e huqja sa ta mundesh, me fjalë tjera mirë ish kanë valla edhe ndonjë dajë e kushëri me shti në listë si luftëtarë?