24 Dhjetor 2024

Pse shqiptarët duhet ta votojnë Aleancën Kuq e Zi

Shkruar nga Faik Krasniqi

Aleanca Kuq e Zi si krijesë në gjen apo në farë ka nacionalizmin. I cili i ka munguar shumë shqiptarëve këto 22 vjet sidomos emigrantëve. Kreshniku ka mbjellë një pemë në epiqendrën e tokës shqiptare.

Aleanca Kuq e Zi nuk është lëvizje politike ekstremiste. Aleanca Kuq e Zi është lëvizje politike patriote që kërkon të respektohet dinjiteti i shqiptarëve pa dëmtuar dinjitetin e kombeve të tjera. Nuk mund të quhet një lëvizje politike patriotike, që kërkon vetëm mbrojtje të interesave kombëtare, një parti ekstremiste.

Ka shumë dallime midis nacionalizmit ekstrem dhe patriotizmit. Këta e quajnë Aleancën Kuq e Zi ekstreme, sepse Aleanca Kuq e Zi është i vetmi subjekt politik në Shqipëri që thotë dhe vepron ashtu siç është e drejtë ku janë shqiptarë të flitet, të veprohet, të ushqehemi, të përshëndetemi si shqiptarë, dhe këta shovinistët serbo-greko-sllavo-maqedonas nuk janë mësuar të shohin realitetin shqiptar, të vërtetën, se vetja u duket në vijë të drejtë, por këta janë fashistë, gjenocidialë, uzurpues dhe hajdutë.

Aleanca Kuq e Zi e ka treguar dhe e tregon çdo ditë se nuk ka të përbashkëta me këto parti qelbanikësh që kanë zaptuar Shqipërinë.

Aleanca Kuq e Zi është pikërisht në kohën e duhur dhe në vendin e duhur formuar, në Shqipërinë e copëtuar nga klanet mafioze serbe-greke! Mos vallë duhet t’i kthejmë “prapanicën” grekut që na e ka sjellë kufirin deri në Gjirokastër dhe kërkon të shkojë deri në Durrës??? Apo serbit, që na e ka sjellë Sali Berisha po deri në Durrës??? Apo duhet të përkulemi edhe përballë një “Mini-Shteti” artificial si \'\'Maqedonia\'\', përbërja e të cilit është 50% shqiptarë, 30%-turq… romë... goranë... tyrbeshë si dhe sllavo-bullgarë... Po deri ku do të shkojmë me politikën e Berishës, Ramës dhe Metës??? Nuk po na thoni deri ku do shkojmë??? Mos vallë duhet të trembemi se po na cilëson greku “Parti Ekstremiste”??? Apo edhe këta sllavo-evgjito-maqedonët???

Aleanca Kuq e Zi ua ka futë frikën në prapanicë gjithë fqinjëve tanë gjë që se ka bërë asnjë qeveri dhe parti shqiptare deri më tash. Vetëm respekt dhe mbështetje për këtë lëvizje politike.

Aleanca Kuq e Zi, është një parti që kërkon t’u dalë “Zot” shqiptarëve, sepse me shqiptarët po tallen shtetasit relativisht grekët… serbët… dhe sllavo-maqedonasit (bullgarët)… Dinjiteti i shqiptarit është në pikën më të ulët… nënvlerësohet dhe përçmohet… Atëherë ç´na mbetet??? Vetëm mbështetja për Aleancën Kuq e Zi….

Kreshnik Spahiu si Nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ishte i pari që alarmoi shqiptarët për rrezikun që i vjen Shqipërisë nga asimilimi i shqiptarëve duke ndryshuar kombësinë me bazë vetëdeklarimi… Duhet të shohim anën pozitive të gjërave… dhe është denoncues i marrëveshjes detare me Greqinë… etj… Kreshnik Spahiu është me një vizion krejt të ri, përcakton mandat për çdo kryetar partie, kryetar bashkie, kryeministër, apo çdo lloj tjetër detyrë shtetërore. Sepse sulltanët e politikës ngelen kryeministra deri sa po vdesin nën kamerat e TV Live.

Aleanca Kuq e Zi është forcë e vetme opozitare, dhe me vizion për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Ps dhe PD janë pjella të PPSH-së së Ramiz Alisë. Njëra ka bashkëpunuar me Janullatosin që shiti detin dhe me Damir Fazlliçin, ndërsa tjetra me Papandreun dhe Boris Tadiçin. Ndërsa partia greke qëndron gjithmonë andej nga mendon Athina që do të jetë fitorja.

Mos votoni për gënjeshtarët, për ata të djeshmit dhe për ata të nesërmit!

Mos votoni për gënjeshtarët, për ata të djeshmit dhe për ata të nesërmit. Për krijesat pa dinjitet që na trokasin dyerve...për ata të cilëve u ngjajmë si fletë votimi.

Mos votoni për hipokritët dhe batakçinjtë. Për ata që na sigurojnë se na kanë në zemër, për ata që thonë se nuk i zë gjumi nga hallet tona.

Mos votoni për plehrat, për ata që ju nuk iu “thonë” asgjë, që i zgjedhin kapot dhe u premtojnë devocion kapove. Për histerikët, militantët dhe marionetat e bindura me shpirt druri.

Mos votoni për fshatarët e pasur, për provincialët që nuk u ka rënë asnjë cifël, për tarafet dhe klientelat, për kusarët dhe kryehajdutët. Për hienat që mbajnë era gjak, për gojët e prishura, për ata pa të cilët nuk qeshim dot.

Mos votoni për ata që mezi e fshehin urrejtjen për pyetjet tuaja. Për ata që ju vranë dje dhe të cilëve u hapet vend për t’ju vrarë edhe nesër.

Mos votoni për ata që kanë shitur shpirtin dha ata që nuk kanë fare shpirt. Për ata që kanë nevojë për pushtetin që të mbrojnë pasurinë e tyre. Mos votoni për tradhtarët që marrin direktiva nga Athina dhe Beogradi!

Më 23 qershor shqiptarët do votojnë Aleancën Kuq e Zi, për t’i dhënë goditje politikës së vjetër!

Le ta provojmë Kreshnik Spahiun dhe Aleancën Kuq e Zi… Ne si shqiptarë nuk kemi se çfarë të humbasim, nëse do t’i puthim “b...n’’ Greqisë dhe Serbisë, atëherë për disa dhjetëvjeçarë nuk ka për të pasur më Shqipëri... Nuk kemi te Aleanca Kuq e Zi nacionalizëm ekstrem, por kemi patriotizëm, kemi zgjim të ndërgjegjes kombëtare.

Aleanca Kuq e Zi meriton besimin e shqiptarëve, sepse nuk u futë në koalicionin e tradhtarëve, por i ngeli besnik patriotëve shqiptarë dhe kauzës kombëtare.

Aleanca Kuq e Zi për hir të pushtetit nuk bëri pazar me kauzën kombëtare. Me Aleancën Kuq e Zi në pushtet, shqiptarëve do iu kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur. Me Aleancën Kuq e Zi në pushtet, vuajtjet e shqiptarëve do marrin fund. Me Aleancën Kuq e Zi në pushtet, të gjithë shqiptarët do pajisen me pasaportë shqiptare. Me Aleancën Kuq e Zi në pushtet, ëndrra shekullore për bashkim kombëtar do bëhet realitet.

Le të besojmë njëherë Aleancën Kuq e Zi. Larot e Saliut, Metës, Nanos, Ramës, Gjinushit etj, i pamë se ku e çuan Shqipërinë......

Në fakt jemi të vonuar, do duhej shumë kohë përpara të kishim një lëvizje politike si kjo. Kështu që Aleanca Kuq e Zi është e vetmja lëvizje politike që meriton të qeverisë Shqipërinë dhe gjitha trojet etnike shqiptare...! Vota për Aleancën Kuq e Zi, do të thotë votë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Forca Aleanca Kuq e Zi. Fitorja Kuq e Zi do të jetë pa tjetër. Më 23 qershor shqiptarët do votojnë Aleancën Kuq e Zi, për t’i dhënë goditje politikës së vjetër!

PS;Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që më 23 qershor ta votojnë Aleancën Kuq e Zi me nr 65, numrin që ka një domethënie të madhe, që do të thotë se Aleanca Kuq e Zi do heq nga skena politike plehrat komuniste që e kanë zaptuar Shqipërinë tash e 65 vite.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë së \'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)