Pse politikanët po gërhasin zgjuar
Shkruar nga Bahri Bivolaku
Thonë se për të qenë trim, të duhet vetëm një çast, por që të bëhesh veprimtar i dobishëm për shoqëri, duhet të jesh shembull per gjithë jetën. Mbase nuk po e kuptojmë? Politika është lumi që rrjedh , e jo pusi statik i bretkocave
Pasoja!
Me shkas- MALI DHE SAKICA. U ankue mali kundër sakicës që po e pret e s'po i len dru n'kamë. I thanë malit: Shka po ankohesh që ja ke dhanë vetë bishtin. Mos me kanë bishti yt skishte mujtë me t'pre kurr.(anekdotë popullore) Porosia është e qartë, dhe ka të bëjë me aktualitetin politikë. Devotshmëria na ka mungue ktyre viteve.
Ndryshimi! Egot personale të vrojtimit të gjërave e njerëzve
“Nëse i trajtoni njerëzit ashtu siç janë, ju nuk i përmirësoni kurr ata. Nëse i trajtoni ashtu siç dëshironi të jenë, do t’ia arrini qëllimit” kështu thotë një mendimtar i njohur, i cili si duket para se ta formulonte këtë thënie kishte për bazë mendimin pozitiv për ndryshim të gjërave së pari rreth vetes e më pas shoqërisë në tërësi.
Ky vullnet në Kosovë është deficit i madh dhe në stadin aktual duket vështirë i arritshëm.
Në shoqërinë tonë ku gjithçka është në tendencë të personifikimit ka humbur vullneti racional i të vepruarit shoqëror, njerëzit shikohen jo vetëm siç janë por edhe më keq se çdo të duhej të ishin, në formën më të keqe për të mbushur egon e vet nga bindja se nëse unë jam i keq dhe bëj veprime iracionale, të tjerët janë edhe më të këqinj.
Çasja e tillë vërtetë nuk e ndryshon gjendjen për të mirë por krijon zhgënjime të vazhdueshme, mjerime të mendimit qytetar. Politika! E tillë gjendje konsiderohet të jetë në politikë, shoqëri por dhe jetën si tërësi.
Përceptimi ynë për t’i parë dhe vlerësuar pozitivisht njerëzit mbi bazën se çfarë është në gjendje ai të marrë e jo të jap ka këtë bazë vepruese, e cila niset nga egoja personale e vrojtimit të gjërave.
Ne si individë me ego e shikime të tilla negative të gjërave dhe veprimeve të njerëzve asnjëherë nuk mund ta synojmë ta ndryshojmë gjendjen e shoqërisë po që se nuk e ndryshojmë veten në raportin me shikimin për të tjerët në kontestin pozitiv dhe trajtuar të tjerët siç ne dëshirojmë.
Për të ecur rrugës së drejtë e jo rrugës së shkelur nga të tjerët gjerë më sot, ne të gjithë të tjerët duhet t’i trajtojmë ashtu siç dëshirojmë për të mirë, për të arritur tek caku i dëshiruar si shoqëri, si politikë apo edhe jetë.
Shikimi faktik i njeriut, politikanit nuk i nxjerrë vlerë reale apo potencial real për ndryshim. Vetëm shikimi dhe trajtimi i tyre ashtu siç do të dëshironim të ishin krijon bazë të mirë për t’i përmirësuar së pari njerëzit e më pas shoqërinë apo politikën si tërësi.
Për të ecur rrugës së ndryshimeve pozitive, ne së pari duhet ta ndryshojmë veten për të filluar me shikimin real të gjërave tek potenciali njerëzor, i cili ka ambicien e ecjes së rrugës së drejtë e jo aktuales.
Qeveria pa zëdhënës!
Tensionet politike vijnë si pasojë e mungesës së informimit dhe komunikimit me kohë dhe saktësi.
Mosinformimi me kohë, sikurse ai me lajme jo të qarta e të argumentuara politike, lënë hapësirë dyshimi dhe teren të gatshëm për dezinformim dhe për reagim qytetar.
Një qytetar i vendit po të jetë i informuar mirë, është një përparësi e madhe për vetë shtetin, pasi kështu ai nuk mund të manipulohet lehtë. Në këtë fushë dhe pa zëdhënës, Qeveria është larg objektivave për transparencë!
Kriza e arsyes apo arsyeja e krizës?
Në Kosovë ka shumë zëra që thonë se ky apo ai politikan duhet të zëvendësohet, gjersa esencën e gjejmë jo vetëm në zëvendësim të njerëzve, por në qëllimin dhe mënyrën e të bërit politikë. Në këtë rast kemi juniorët e politikës së vjetër.
Në Kosovë dhe në politikën e saj, ka kohë që mbizotëron kriza e arsyes, e cila konsideroj se vjen si parakusht i mosgatishmërisë së dëgjimit për t'u kuptuar dhe në këtë mes e gjen edhe arsyen e krizës! Grenell:" Në takimin e 10 korrikut duhet të përfundojë çështja e liberalizimit për kosovarët."
Mendoj se pa u përfunduar agjenda amerikane për rajonin në të cilën veç njohjes reciproke Kosovë- Serbi, përfshin edhe zhvillimin ekonomik, investimet etj. liberalizimi i vizave për Kosovën nga BE - ja, nuk e ka kuptimin si esencë.
Politika ka nevojë për freskime me njerëz të cilët nuk kanë nevojë për politikë! Ca nga ne nuk e pushojmë të gërhiturit në gjumë, por ka politikan e opinionistë e po gërhasin të zgjuar- ditën!