Pse po e politizojnë institucionin e dijes
Shkruar nga Islam Krasniqi
Politika ditore kanë lëshuar rrënjët edhe nëpër institucionet e dijes, ku mësimdhënësit janë aktivizuar nëpër parti politike dhe nxënësit kanë mbetur në rend të dytë.
Pse po ndodh kjo, pse institucionet e dijes po i kaplon kjo mjegull, pse e gjithë kjo errësirë ka ra aty ku gjithçka duhet të shkëlqej, ku mësuesit me paditurin e tyre dëshirojnë ti infektojnë edhe nxënësit.
Pse e gjithë kjo lakmi pas dynjajes, a të gjithë po kërkoni të bëhen milionerë që po vrapojnë pas politikës. Arsimi ka nevojë për njerëz të ndritur, për njerëz të dijes të cilët energjinë do ta shpenzojnë në institucionin e dijes, e jo nëpër parti politike që me djersën e popullit të luajnë për qefe të tyre.
E vërteta e gjithë kësaj ekziston në atë së 80% e mësimdhënësve janë punësuar pa kritere, të punësuar si anëtar partiak dhe këta duhet të punojnë në bazë të udhëzimeve partiake, ku për fushata, lihen nxënësit e lirë, për seanca në asamble, këshilltaret e komunës e ndërprenë mësimin pa menduar fare për nxënës.
Mirëpo problemi fillon nga larg që nga kryeministri e ministrat, deputetet e zyrtaret të cilët janë edhe profesor të rregullt në Universitet dhe pagat ju ecin rregullisht, por në Universitet nuk shkojnë asnjë herë.
MAShT-it, patë deklaruar së do të fillojë de-politizimi nëpër shkolla dhe do të rrisim cilësinë në arsim, por politizimi veç sa po thellohet edhe me shumë !...