Pse po e dërgojnë vdekjen e Astritit drejt një enigme
Shkruar nga Mr.sc. Islam Krasniqi
Rasti i Astrit Deharit i cili u privua nga e drejta e jetës, në rrethana ende të pa njohura, në burgun e Prizrenit, ka filluar të shkoi drejt një enigme , ku dikush me qellim po i zvarrit hetimet, vetëm e vetëtm që të mbuloj të vertetën.
Kryesin të gjithe e dine, se gishti është drejtuar nga pushteti, sepse sikur të ishte në liri, ai sot do të ishte edhe fizikisht më ne, mirpo i montuan një raste duke e akuzuar për vepra teroriste, pa asnjë prove, duke e derguar ne qëndren e paraburgimit në Prizren.
Ky vend u be i rrezikshem për të jetuar, ku po përndjeken ata që mendoin ndryshe, burgosesh për bindje politike, vritesh ose vetëvritesh, ska rendesi, nuk mbanë përgjegjësi as një sekond askush nga pushteti, askush nga institucionet, thu se ska ndodhur asgjë.
Po sikur të ndodhte një gjë e tillë në ndonjë vend në europ, do të binte e terë qeverija, mir po tek ne as gardianet, që ishin në punë atë ditë, nuk u larguan nga puna.
Jemi futur në një qorr sokak, ku në një demokraci të re sundoin komonistat, ashtu si dikur regjimi i Miloshoviqit montonte raste politike, i burgoste bitë e kësaj toke dhe na i kthenin në arkivol, ashtu po ndodh edhe tani, duke u përseritur e kaluara, por tash jo nga serbia por nga burgjet tona.
Pushteti është mesuar ta fsheh të vërtetën siq ishte rasti i Elvis Pistes, ku vrasja e tij shkoi drejt një enigme, pak fushat ditët e vrasjes dhe u harrua, edhe për rastin e Astritit po doin me vepru ashtu, ku familja ende ska nje vendim zyrtar as për vdekjen e vellait të tij Arbnorit, i cili kishhte ra nga një objekt në Prishtine, par dy vitëve.
Familja Dehari tregon së djali ityre për 67 ditë në paraburgim, asnjë herë nuk u murë në pytje, pëe veprat që ishtë akuzuar, dhe kërkon llogari për djalin e tyrë.
Republika e Kosovës humbi shumë me rastin e Astrit Deharit, sepse humbi një student të mirë, një mjekë të mirë, një politikan të mirë, një njëri të arsimuar e gjithë si pasoj e njerzëve të pa ndërgjegjëshum.