22 Dhjetor 2024

Pse nuk dëgjohen shqiptarët e dëbuar nga Veriu

Shkruar nga Gani Qarri

 Që në fillim më duhet të them, se përderisa mese 14 mijë shqiptarët e dëbuar me dhunë nga veriu, tash e rreth dy dekada heshtin si "vdekja", habit fakti sa sa e zëshme dhe e vendosur u tregua, vetëm para dy-tre muajve shqipfolësja e asimiluar në serbe Dragica Gashiq e cila njihej edhe si bashkëpunëtore e sigurimit shtetëror të Millosheviqit dhe e dyshuar për pjesëmarrje në masakrimin e shqiptarëve, për kthimin e saj me forcë edhe e vetme, midis një qyteti të pastër etnik shqiptar si Gjakova.

Si të akceptohet, para vendosmërisë së saj, heshtja abstrakte e mese 14 mijë shqiptarëve të dëbuar me forcën e armëve, prej bandave kriminale serbe, nga veriu i Kosovës, nëse bëhet një krahasim sado i thjeshtë i tyre me shqipfolësen e serbizuar Dragica Gashiq, që deshëmn apo jo shqiptarët,ajo u kthye dhe vendos midis tyre, në qendër të Gjakovës.  

Si ka mundësi pra, që kaluan mese dy dekada nga dëbimi i shqiptarëve prej shtëpive dhe tokave të veta autoktone, me dhunë nga bandat kriminale serbe në Veri të vendit, dhe megjithëse ata vazhdojnë të mbijetojnë me shumë vështirësi në pjesë të ndryshme të Kosovës, zëri i tyre i heshtur vazhdon të mos dëgjohet as sot, askund dhe për asnjë moment.

Në anën tjetër një plak e lodhur, si spiunia serbe Dragica Gashiq përkundër protestave para banesës së saj nga ana e familjarëve të personave të pagjetur, jo vetëm që nuk u zmbraps nga vendimi për kthim në Gjakovë, por çështja e saj u shndërrua edhe në problem ndërkombëtar dhe arriti deri në Këshillin e Sigurimit, përderisa14 mijë shqiptarët e dëbuar me dhunë nga Veriu i vendit tonë, megjithëse  u dëbuan nga vatrat e veta shekullore në Kosovë, pa i pas hak as bërë gjë të keqe askujt dhe vetëm pse ishin shqiptar, zëri i tyre as që dëgjohet kund, për kthim në vendlindje.

Madje habit fakti se si edhe në këto momente dramatike kur kolonistët e egërsuar serb të ardhur edhe nga Bosnja e Kroacia dhe bandat ekstremiste serbo-ruse të katapultuara edhe nga Beogradi në mënyrë të organizuar prej shërbimeve të fshehta të Serbisë dhe Rusisë, vazhdojnë ta keqpërdorin lirinë e pakufizuar të lëvizjes dhe të drejtat mbiproporcionale që shteti Dardan u jep serbëve të llastuar, për të barrikadur rrugët dhe penguar Policinë e shtetit në zbatimin e rendit dhe të ligjit në këtë pjesë vitale të vendit tonë, kurse shqiptarët e dëbuar me dhunë nga veriu vazhdojnë të heshtin si vdekja, sikur mos të ishin okupuar shtëpitë dhe tokat e tyre autoktone në Veri nga po këto banda ekstremiste serbe të dirigjuara nga shërbimi i fshehtë i Serbisë fashiste.

Për aq më tepër, ajo që të lë pa mend, është fakti se shqiptarët e dëbuar me dhunë nga Veriu i vendit tonë, jo vetëm që nuk janë pak, por përveç se janë vrarë, rrahur e keqtrajtuar dhe dëbuar me dhunë edhe të plagosur e përgjakur nga shtëpitë e veta, numri i përgjithshëm i tyre arrin deri në 14 mijë sosh.  

Prandaj është shumë e pakuptueshme, se si ka mundësi të jetë kaq e zëshme një protagoniste e vetme si shqipfolësja e asimiluar në serbe Dragica Gashiq e cila ishte edhe bashkëpunëtore e sigurimit shtetëror të Millosheviqit dhe e dyshuar për pjesëmarrje në organizimin e masakrimit të shqiptarëve në Gjakovë me rrethinë, për kthimin me forcë edhe e vetme, midis një qyteti të pastër etnik shqiptar si Gjakova, se sa 14 mijë shqiptarët e dëbuar me dhunë nga Veriu i vendit tonë, të cilëve ka vite e dekada që nuk u dëgjohet as zëri?!  

E gjithë kjo, bënë që të lind pyetja e patejkalueshme, se si është e mundshme që edhe në ditët e sotme, asnjëri prej shqiptarëve të dëbuar me forcë nga veriu, të mos e ngritë zërin e protestës as të mos kërkojnë kthimin e organizuar në shtëpitë dhe trojet e të parëve të tyre autokton.

Të mos gjendet nga ta, asnjë formë sado minore e shprehjes së paknaqësisë, demonstrimit apo edhe protestave të organizuara publike për kthim në vatrat e veta, kjo nuk ka më asnjë kuptim.

Si ka mundësi të jenë kaq të pa koordinuar shqiptarët gjithandej, që nga shteti amë, Kosova, Ilirida, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe vet Veriu i Kosovës, kur dihet mirë të paktën nga vet ne, se askush në rajon nuk është më i diskriminuar, i ndarë e copëtuar dhe më i shkelur e përbuzur në çdo aspekt dhe rrafsh jetësor, se shqiptarët?!  

Një heshtje e tillë kaq e pakuptimtë e shqiptarëve, vërtet flet për një luks të tepruar dhe pasivitet aq banal, sa që as popujt më të pazhvilluar e primitiv, nuk do t`ia lejonin vetes.  

Deri ku duhet të arrijë ky kaos kombëtar e njerëzor në mesin tonë, që shqiptarët të vetëdijesohen si popull dhe aktivizohen e tregojmë se ata ende janë gjallë dhe të zot, për të mbrojtur vetveten dhe të drejtat e tyre si e drejta më elementare njerëzore për kthimin në shtëpi dhe tokat e të parëve, duke u ngritur edhe në demonstrata e protesta.  

Sytë i kemi për të parë, por megjithatë shohim vetëm në heshtje, se si një grusht minoritarësh ekstremist serb në Veri të dirigjuar nga krimineli Vuçiq dhe Serbia okupatore, nuk lënë gur pa lëvizur për të realizuar edhe me forcë pretendimet e veta shtetshkatrruese ndaj Kosovës, duke përdor edhe dhunë dhe akte terroriste me hedhje bombash si në Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa shqiptarët e dëbuar me dhunë nga vatrat e veta autoktone vazhdojnë të heshtin?!  

A janë vërtetë të interesuar shqiptarët e Veriut të vendit tonë, për tu kthyer dhe gëzuar me fëmijë e familje shtëpitë dhe pronat e veta, apo edhe ata janë duke pritur që ti detyrojë dikush me forcë për "riatdhesim" dhe ringjallë ndjesitë për kthimin në vendlindjen dhe tokat autoktone të të parëve të tyre?!  

Ndaj duke mos i gjetur shpjegim as përgjigje këtij kaosi të pashembullt dhe neglizhence të paparë mbarëkombëtare, përderisa ne si popull, mjerisht edhe në këtë qindvjeçar, si asnjëherë më parë, nuk kemi politikë të unisuar orientuese kombëtare, urojë që vetëm

Zoti, përfundimisht ti influencojë shqiptarët për të bërë diçka edhe vet, si dhe dashur më shumë kombin, atdheun dhe vendin e tyre, që ti gëzojnë trojet e veta, siç u ka hije njerëzve me dinjitet të këtij shekulli!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)