Pse njerëzit e pozitës dhe opozitës po i qesin sytë jashtë e të skuqur në debate
Shkruan nga Blerim Burjani
Demokracia partiake ka sjellë probleme të shtuara dhe ka nxit dhe po nxit në vazhdimësi qytetarin të mendoj së çfarë vlera kanë këta njerëz të cilët flasin ne emër të ti?
Pse duhet këta njerëz me u la, e shpërla para këtij populli me fjalë dhe fjalor të njëmendët që kanë dhe kanë pasur gjithmonë. Deri këtu ka ardhë puna !Besoje se e dini të gjithë pse?
Ky është shtet partiak, ku partitë politike dalin e i marrin votat dhe zgjidhin probleme të veta personale dhe familjare prej shkollimi, e besa disa janë duke punuar edhe për pensione të mëdha kur të mos jenë më aktiv.
Kjo gjendje ka ardhë si rezultat i forcimit të privilegjeve , duke themeluar borde e ministri? A e din sa kushton një borde me njerëz partiak në një ndërmarrje publike rreth 120 mije euro viti, duke mos llogarit edhe mëditjet e tyre.
A e dini sa kushtojnë 45 zëvendësministra? E 21 ministra? Rreth gjysmë milioni paga, por pa meditje për rrugë.A e dini sa universiteti publik u hap në Kosovë? Dhe sa pare shkojnë për të paguar mësues partiak?Kush do ti paguaj këto të gjitha?
Natyrisht populli? Si kthim për këtë investim çka do të përfitojë qytetari? Asgjë?Kjo është pra çudi dhe mrekullia e këtij populli?Edhe për çudi, realisht befasohen qytetarët kur shohin njerëz duke gjuar gaz -lotsjellës e shishe të xhamit, e të kokallës njëri mbi tjetrin?
Një fjalë popullore thotë çka të mbjellësh edhe do të korrësh. A do të thotë se kjo çka shihet kallauz nuk do, këta po kanë llogari edhe me përbijë tym edhe me u lagë me shishe uji, e çka jo tjetër vetëm për të arrit qëllimet e tyre me qëndrua stoikisht ne pushtet dhe me prit pensionimin si deputet apo ministër apo kryetar bordi?
Kjo çështje ka tejkaluar kuptimin e seriozitetit, me i shikua këtë kategori njerëzish duke i qit sytë jashtë dhe skuqur në debate? Për popull a? E jo, duket se këto debate po bëhen që ata sa më shumë të dalin në tv sidomos televizione private të cilat i reklamojnë këta njerëz.
Çudia e madhe është ka bëhet luftë për pushtet kështu po transmetojnë gjendjen ne Kuvendin e Kosovës mediat ndërkombëtare, madje ka njerëz që po epin edhe intervista ndërkombëtare nga këta njerëz të sotëm të para-politikës për të treguar kush e do më shumë BE?
Pozita sillet në mënyrë të mençur nuk ia prish tymin askujt, me rëndësi ata me respektua politikën ndërkombëtare e në anën tjetër me marr paga të majme e privilegje tjera deri në pension, kuptohet tash edhe imun janë bërë, e kanë marr me tapi votën e qytetarëve , ata sa herë dalin ne votime duhet me i votuar këta njerëz?
Pse? A ka kuptim më njeriu me i dëgjuar apo qytetari këtë kategori njerëzish? Mendoj se jo. Nuk ka kuptim as arsye me i dëgjua?
Njerëz të cilët janë pasuruar në kurriz të taksave të qytetarëve .Me administratë shtetërore partiake, me ndërmarrje publikë më mirë me i quajt private të partive, sepse aty sundojnë njerëzit e tyre.
Të gjitha bordet janë ndarë në mes koalicionit aktual dhe po iu them se kotë është edhe të ngritin zërin, se ata prapë mbetën e aty. Ska kush të ndal shtetin partiak? Inteligjenca ka probleme të mëdha për ekzistencë secilin intelektual në Kosovë që e njihni mund ta përfitojnë partiakët? Ata skanë fuqi me mbajt as vetën e as familjet e tyre?
E lere me, mu ballafaqua me partiakët? As vet skanë asnjë gjasë të organizohen në parti politike . Kur flasim për vota, 42% të qytetarëve deri me sot kanë votuar këto subjekte aktuale politike, 58 % e qytetarëve nuk dalin ne zgjedhje fare, janë rras me parti politike.
Kjo matematik nuk ndërron, sepse partitë aktuale edhe nesër të organizohen zgjedhjet e din rezultatin e vet. Kjo gjendje aktual e nuk mund të sjelle ndryshime në modelin e qeverisjes në Kosovë, sepse tash dihet andaj më të drejtë do thonë për çka më mbajt zgjedhje kotë?
Kjo situatë mund të ndërroj vetëm me kusht se qytetarët i edukojnë këta njerëz ?Qysh?Mos ti votojnë mëkato parti pozitë opozitë . Nëse votohen prapë, atëherë do të shihni film të njëjtë, nuk besojë se është mirë me pa filmin e njëjtë mbi 15 vjet, se u bë shumë monoton.
Kjo pozitë dhe opozitë është sa komike është, më së shumti është edhe dramatike dhe tragjike për qytetarët dhe gjeneratat e reja. Partitë politike dhe njerëzit e tyre sot janë klasa kapitaliste në Kosovë, nuk është me rëndësi kush janë as çka kanë bërë?
Me rëndësi se ata sot janë kapitalistët e shtetit të Kosovës. Këta njerëz nuk brengosën sa janë larg BE a afër, për veti marrin viza e për popull ska dert?Kush po hjek që ska liberalizim, prapë populli se këta kanë lëvizje të lirë më bollëk shkojnë ku të donë edhe atë me pare te popullit? Po ju qytetar të shkretë a mund të shkoni diku pa viza ne shtetet perëndimore?
Çka po ndodhë me 58 % të qytetarëve të cilët nuk dalin në votim? A do të thotë kjo se kjo shumicë e qytetarëve ka pranuar nënshtrimin dhe sundimin partiak, deri tash po.
Kjo shumicë e qytetarëve mund të ndryshojë modelin e qeverisjes së shtetit nëse themelojnë subjekt politike apo lëvizje politike për të ndryshuar modelin qeverisës të shtetit?
Nëse edhe ju 58% të qytetarëve të trupit elektoral të shtetit nuk organizohen në lëvizje politike e as subjekt politik për të garuar në vota, juve do të iu sundojë ky shtet partiak, dhe do ti lusni tërë jetën tuaj dhe fëmijët që të iu ndihmojnë këta njerëz?
Realisht ata edhe sot e din në shërbim t ë kujt janë? Të atyre të cilët kanë vrapuar nëpër fushata, dhe kunata e dajallarë, as nuk do të shihni punë me sy, pra punësim por mund të fotografoheni me këtë njerëz të cilët i kanë quar dajallarët e tyre nëpër ambasada e shërbime konsullore e nëpër borde dhe punë të ndryshme.
A jemi kthjellur a po hiq?
Larg jemi mendoni ju qytetar të respektuar si do të jetoni me shtet partiak dhe me varfëri të skajshme dhe pa punë e pe lëvizje të lirë?
A e dini ka po shkojmë? Mos ne, pse gjeneratat e reja të mbetën të varfra pa u integruar ne BE deri me 2030, e më shumë nëse vazhdon ky film dhe kjo ëndërr dhe zhganderr e sotit?
A është mirë të përfitojnë këta njerëz edhe më tutje prej juve qytetar të nderuar? Mendoni koha ec shpejt varfëria e skamja papunësia troket për çdo ditë në dyert tona...