Pse ngutemi në vlerësime
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Në shumë medie kosovare gjatë ditës se sotme patëm rastin të lexojmë opinione dhe vlerësime nga me të ndryshmet që kanë të bëjnë me përzgjdhjen e Sekretarit te ri te Kombëve të Bashkuara, me theks të posaçëm duke proklamuar si një fitore që humbi i nominuari serb Jeremiç dhe fitoi portugezi Guterres, në përmbyllje të votimit të gjashtë në ketë organizatë me të madhe botërore, por edhe me byrokratike në rruzullin tokësor.
Patem rastin të lexojmë këso vlersime e komente edhe nga profesorë Universiteti, diplomatë e intelektualë të tjerë dhe analista e gazetarë, por një gjë duhet ditur së Jeremiç asgjë nuk ka humbur, por mendoj se ai dhe Serbia ka fituar me se shumti prej se egziston si shtet.
Vetëm pjesëmarrja e këtij serbi që aspak nuk dallon me qendrimet dhe deklaratat e politikajve serbe të kohës së Millosheviqit është suksesi dhe shërbimi me i madhë që i është berë Serbisë dhe Jeremiqit në veçanti nga diplomacia ndërkombëtare.
Siç dihet botërisht Jeremiç vjen i nominuar nga Serbia që ishte katalizatore dhe bartëse e 5 luftërave në Ish Jugosllavi.
Shteti prej nga vjen ai dhe që bëri gjenocid e dhune të paparë ndaj popujve tjerë që nuk i perkisnin etnis sebe, pastaj dihen edhe deklaratat e tij sa ishte minister i punëve të jashtme të Serbisë, e në anen tjetër nominohet dhe siç jemi njohtuar, ishte pjesëmarres në gjashtë raunde në rrethin e ngusht për tu zgjdhur për të parin e Kombëve të Bashkuara është një sukses qe nuk besoj se mund ta arrij ndokush tjetër në rruzullin tokësor.
Pra Jermiç dhe Serbia nuk humbi asgjë, por fitoi shumë në diplomacinë ndërkombëtare dhe rangimi i tij në vendin e dytë është jo barazim, por për atë dhe Serbinë ka vlerë me shumë së fitorja e portugezit Guterres.