Pse mos të jetë një shqiptar në krye të qeverisë në Maqedoni

Shkruar nga Flora Morina
Përplot enigma për fatin e këtij shteti, ska as dialog konstruktiv e as kahe se si do te gjendet një solucion i qëndrueshëm për një shtet qytetar apo etnik.
Maqedonia duhet te ri definohet ne suaza të realitetit atje, BE krizën e percepton atje si kizë ne mes vet maqedonëve duke mos u marr një kontekstin primar me problemin etnik.
Realiteti dërgon në drejtim të gjetjes së një modeli të zgjidhjes atje, qeveri kalimtare tash e pranuar ne mes pozitës dhe opozitës maqedone për shqiptaret atje nuk duket te jetë model primar për tu marr se kush do te jetë pjesë e kësaj qeverisje.
Atje dominonin nacionalizmi maqedonas dhe gjendja aktuale nuk ofron asgjë për shqiptarët atje.
Shqiptarët duhet t e kushtëzojnë këtë qeveri kalimtare për të hapur kapitullin e të drejtave civile dhe politike dhe çështja e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit ë cilën e mbuluar pluhuri nga mos zbatimi.
Askush nuk ofrojë asgjë për krizën maqedonase për shqiptarët Zajev e do pushtetin dhe jo Grujevskin e ndërsa për shqiptarët atje është njëjtë si Grujveski ashtu edhe Zajev ,ska asnjë dobi prej kësaj zënke në mes maqedonasve.
Negociatat e fundit në Bruksel skishte ndonjë zgjidhje se kush do ti prijë qeverisë kalimtare, më së miri do të ishte mos jetë as Grujevsko e as Zajev, pse mos te jetë në krye te kësaj qeverie një shqiptar për të dërguar dhe përgatitur shtetin ne zgjedhje?
Kjo do të ishte pozitive për demokracinë ne Maqedoni, njëkohësisht do të ndihmonte shumë në zgjidhjen e disa problemeve, por se edhe për të hapur kapitullin e negociatave politike ne mes shqiptuarve dhe maqedonaseve.
Kjo qeveri nuk do teket ndonjë mandat tjetër për zbutje te tensioneve politike ne mes maqedonasve por edhe ne raportet nder etnike. Kjo do të sillte një modalitet demokracie ne Maqedoni te shtensionuar dhe do të përkrahte konceptin qytetar atje.
Askush jashtë Maqedonisë nuk e do një shtet të trazuar me histori, politik ndëretnike te trazuar,menje ekonomi te kriminalizuar. Andaj pse të mos ketë ndonjë frymë të re në këtë shtet?
Pse mos te jetë një shqiptar në krye të shtetit? Kjo do të ishte pozitive ne mes rrymave ekstreme maqedonase të cilët nuk e durojnë njëri tjetrin ,përderisa një shqiptar kryeministër i Maqedonisë do të ndihmonte shumë në dialog demokratik në mes etnive te ndryshme dhe vet maqedonaseve?
Ka shumë arsye për të ndërruar qasje ky shtet që shpesh herë akuzohet nga organizatat e shumta ndërkombëtare për një jo tolerancë nder etnike, më mirë me gjet një model të funksionimit ne të ardhmen.
Mendoj se do të duhej të fillohet dialogu edhe me shqiptarët atje në këtë momente kjo duhet të iniciohet edhe nga BE dhe SHBA për të zgjidhur nyjën atje a do te jetë Maqedonia shtet i qytetarëve apo shtet i konfederalizuar, diqysh duhet te gjendet një model funksional.
Kështu si është përplot paqartësi,andaj më mirë do të punohet në drejtim të zgjidhjes së përhershme, kuptohet ky dialog ndërmjet dy etnive të gjendet modeli i qeverisë së shtetit, kjo do të duhej të shikohet si demokratike dhe proces i arsyeshëm politik, ska shumë arsye askush te mbetet një shtet me për plotë probleme dhe ngrirë, pastaj duhet të dialogohet për te gjet një model se si të emërtohet ky shtet pa histori të maqedonasve që e kontestojnë shtetet fqinje si Greqia.