Pse Meta nuk iu drejtua deputetëve
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Vizita e Ilir Metes në Kosovë e para prej se ushtron postin e Presidentit te Republikës së Shqipërisë kaloi pa ndonjë pompozitet që ia vlen të ceket e komentohet.
E veqantë e gjithë kësaj vizitë, e që është për tu diskutuar e debatuar, por edhe për të njoftuar opinionin e gjërë është fakti se z.Meta është nder Presidentet e vetëm i cili nuk iu drejtua me një mesazh rasti, edhe te zgjedhurve të popullit, përkatesisht Paralemntit të Kosovës.
Opinioni i gjërë, shkaqet e mos adresimit para deputetëve të z. Meta, nuk i din, por kur Kosova, në rrethanat aktuale politike ka nevojë, se pari te marri mesazhe pozitive dhe orientuese, për zhvillimet që na presin, pikërisht nga Shqipëria, një anashkalim qe ndodhi, i "qëllimshëm" apo "I rastësishëm" zbeh skajshmerishtë autoritetin edhe të njeriut të parë të Shqipërisë, por edhe te Institucioneve tona dhe zbret nivelin e vizitës, duke i dhenë karakter, vetëm simbolik, apo parashtron pytjen se a është në pyetje ftohja e raporteve mes udhëheqësve të Shqipërisë dhe Kosovës...!!!
Nuk mbahet mend qe ndonjë liderë, qoftë edhe te rangut me te ultë te BE-së, Parlamentit Europian, SHBA_ve,... që ka vizituar Kosovën, e qe nuk i është mundësuar, edhe ne oret e vona te mbremjes, edhe diteve te vikendit, edhe në kriza të mëdha që nuk i është drejtuar deputetëve të Parlamentit në te kaluarën, andaj vizita e Metes kaloi sikur Kosovën, ta vizitonte ndonje zyrtar nga Lugina e Preshevës, apo i ndonjë lobi delegacion nga perendimi ...!
Pse ndodhi kjo, përgjegjien, tash për tash e dijnë vetëm ata që e kanë organizuar dhe ishin nikoqir të kësaj vizite?!