26 Dhjetor 2024

Pse me ''Nismën për Kosovën''

Shkruar nga Faik Krasniqi

Pse vendosa të jem me ''Nismën për Kosovën''?

Në fillim të Janarit u takova me Prof.Dr. Jakup Krasniqin për një kafe, dhe në bisedën tonë rreth një orëshe diskutuam për shumë çështje që na preukopojnë të gjithëve.

Prof. Krasniqi ishte lexues i rregullt i shkrimeve të mija prej vitesh, dhe më përgëzoi që pasqyroi realitetin tek ne dhe për guximin intelektual(Gjatë bisedës më dha librin e tij që e kishte ndarë për mua me titull '' Kosova në kontekst historik'').

Prof. Krasniqi më inkurajoi që të vazhdoj të shkruaj kundër keqqeverisjes dhe dukurive negative, siç kam bërë deri më tash.

Një nga temat që biseduam në atë takim ishte edhe rreth themelimit të partisë ''Nisma për Kosovën''. Biseduam rreth organizimit të partisë, sfidave që do t'i kemi si parti e re etj, etj.

Si dy njerëz idealistë për Bashkim Kombëtar, parimorë dhe që ia duam të mirën Kosovës, kishim të njëjtat qëndrime rreth situatës politike dhe gjendjes së përgjithshme.

Dhe, reciprocikisht shprehëm dëshirë dhe u dakorduam që si figurë publike edhe unë të jem pjesë e partisë. Dhe ashtu ndodhi.

Që nga zyrtarizimi i partisë më 28 shkurt në sallën e kuqe të ''Pallatit të Rinisë'' në Prishtinë, ku isha i ftuar, u bëra edhe zyrtarisht pjesë e një nisme që për udhëheqës të saj ka dy njerëz të dëshmuar edhe në kohën e luftës edhe në kohën e paqes, Prof.Dr.Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj-Komandant Çeliku.

Prof.Dr. Jakup Krasniqin, e kam vlerësuar gjithmonë si patriot të madhë, njeri i drejtë dhe të sinqert.

Jakup Krasniqi është veprimtar i vjetër i çështjes kombëtare, luftëtar i lirisë, ideator me të tjerët për krijimin e PDK-së, tani person i cili ka përgjegjësi në krijimin e rrethanave për shqyrtimin dhe finalizimin e ligjeve duke e drejtuar institucionin më të lartë të shtetit Parlamentin në cilësinë e këshilltarit më të mirë të shtetit, që të vendos vlerat në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Jakup Krasniqi ka qenë një ndër shtyllat kryesore të UÇK-së.

Jakup Krasniqi ka qenë një ndër themeluesit e dy partive kryesore në vend, të LDK-së dhe të PDK-së. Jakup Krasniqi është njeriu që kaloi 10 vite nëpër burgjet më famëkeqe të Serbisë pa u gjunjëzuar për asnjë moment. Jakup Krasniqi është njeriu që më së shumti është maltretuar nëpër burgje.

Jakup Krasniqi, politikani dhe diplomati me përmasa botërore, patriot dhe kombëtar, i drejtë dhe punëtor, i pakorruptuar, njeri parimor, i drejtë dhe i sinqert.

Jakup Krasniqi është me fytyrë të hapur, ballëlartë dhe krenar sepse nuk bëri kurrfarë "bixhozi" me fatin e Kosovës. Jakup Krasniqi nuk bëri marrëveshje të dëmshme për Kosovën me serbin Ivica Daçiq. Këtë e bëri Hashim Thaçi dhe kompania e tij.

Jakup Krasniqi, mjaft është për të që në histori do të mbetet si zëdhënës i të madhërishmës UÇK-së, i asaj ushtrie që ia ktheu pushkën makinerisë serbe për ta çliruar vendin, ndërsa Hashim Thaçi do të mbetet në histori me dy faqe të medaljes, të bardhën në kohën e luftës dhe me faqen e zezë në kohën e paqes, marrëveshjet me Daçiqin në dëm të Kosovës.

Unë besoj tek ''Nisma për Kosovën''!

Nisma për Kosovën, do të thotë një fillim i ri, me fytyra të reja, energji të reja, njerëz  parimorë dhe me biografi të pastër. Unë besoj në ''Nismën për Kosovën'' se do të ketë fytyra të reja të cilat nuk kanë pasur hapësirë nëpër parti tjera.

Unë besoj se ''Nisma për Kosovën'' do të jetë subjekt i hapur për t'iu dhënë njerëzve hapësirë pavarësisht në cilin grup do të jenë, përndryshe edhe kjo parti nuk do të kishte dallim prej partive të tjera, pra do ishte vetëm një PDK e dytë.

Unë besoj se ''Nisma për Kosovën'' s'do të jetë parti e individit apo individëve, siç janë partitë e tjera ku vendos lideri i partisë dhe disa persona të fuqishëm në parti, por do të jetë parti e gjithë anëtarëve të saj dhe gjithë njerëzve që ia duan të mirën Kosovës. Unë besoj se ''Nisma për Kosovën'' do të sjellë frymë të re në skenën politike të Kosovës.

Unë besoj se tek ''Nisma për Kosovën'' do të ketë demokraci të brendshme, ku çdo anëtar i saj do të shpreh shqetësimet dhe pakënaqësitë e veta. Unë besoj tek ''Nisma për Kosovën'', sepse në gjirin e saj do të ketë vend vetëm për figura të pastra, njerëz parimorë, me energji të reja dhe vetëm kështu do të jetë alternativë për qytetarët e Kosovës.

Klasa politike në Kosovë tash e 15 vite e ka frikësuar këtë popull. Ky popull e ka humbur besimin tek institucionet e saj në të gjitha sferat dhe vetëm me figura të pastra, njerëz parimorë dhe energji të reja mund ta kthejmë besimin e humbur të qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës.

Unë besoj se ''Nisma për Kosovën'' do t'i jap fund keqqeverisjes në Kosovë, korrupsionit, krimit të organizuar, injorancës, nepotizmit etj. Unë kam besim që ''Nisma për Kosovën'' do t'iu kthejë besimin dhe dinjitetin e humbur qytetarëve të Kosovës.

Arsyeja pse unë jam sot pjesë e ''Nismës për Kosovën'', është fal të nderuarit dhe shumë të respektuarit Prof. Dr Jakup Krasniqit. Falë këtyre dy njerëzve, z. Krasniqi dhe z. Limaj, unë besoj tek ''Nisma për Kosovën''. Beso edhe ti!

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i ''Nismës për Kosovën'')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)