Pse kaq shumë vemendje homoseksualëve
Shkruar nga Shefqet Krasniqi
Shqipëria amë këtë vit feston njëqind vjetorin e pavarësisë. Ishte rrugë e gjatë dhe përplot sakrifica, por, me gjithë pjesët e copëtuara, me gjithë territoret e shkëputura dhunshëm, arriti formimin e shtetit të saj, shtet ky që më pas u njoh nga pjesa dërmuese e shteteve të botës.
Çdo shtet në botë kujton pavarësinë e tij. Krenohet me të arriturat e së kaluarës dhe premton për dhe zhvillim edhe më të madh në të ardhmen. Shteti shqiptar kësaj radhe si duket ka vendosur të bëjë diç të veçantë çka ska bërë askush në dynja, ka vendosur që ti tejkalon ato norma dhe standarde ndërkombëtare për tu krenuar me diçka çka si ka hije askujt në botë.
Që kur u lajmëruan organizimet shtetërore për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, u fol edhe për pjesëmarrjen e kinse një grupi të diskriminuarish, që për mua janë të pamoralshëm, pra të homoseksualëve. U kërkua që në këtë jubile të dalin edhe ata haptazi me një paradë që ti sheh e tërë bota se çfarë dejuzash janë. E çuditërisht qeveria shqiptare u dha leje dhe iu premtoi mbështetje të pa rezervë.
Ajo që në fakt do të tingëllonte si turpi i botës, qeverinë shqiptare nuk e pengon fare që madje edhe ta paraqesë atë si të arritur. Si duket qeveria shqiptare lejimin apo legjitimin e një dukurie të tillë, e konsideron si përmbushje të standardeve për tu inkuadruar në Evropë. dhe se me këtë standard do të jemi më afër Evropës. Thua se shteti shqiptar i ka plotësuar të gjitha standardet tjera dhe nuk ka mbetur tjetër pos këtij standardi. E që këtë standard një numër i madh i shteteve evropiane nuk e kanë fare, por ne duam të bëhemi më katolik se papa.
Gjatë debateve të shumta që u organizuan dhe shkrimeve të shumta që u shkruan, u cek edhe ajo se mendimi ndryshe, më konkretisht se nuk duhet lejuar festimet e tyre, merret si shkelje e së drejtës së qytetarëve. Kjo shkelje merret parasysh kur janë në pyetje komunitetet e të turpshmëve, kur janë në pyetje përhapja e dukurive negative në shoqëri, nga të cilat nuk ka pa hair kush në këtë botë, por vetëm sherr.
Ndërsa kur janë në pyetje të drejtat e myslimanëve, kërkesat e tyre, ato nuk konceptohen si të drejta. Ato shkelen në mënyrën më flagrante dhe numërohen si jo standarde evropiane dhe diçka çka kinse nuk mund të shkojmë me të në Evropë. Nuk do koment se komunizmi e ka bërë të vetën, se ateizmi si mbeturinë e komunizmit- nuk pushon së punuari kundër fesë, kundër Zotit, zaten ata ishin dhe do mbeten edhe kundër vetës së tyre se lëre më kundër të tjerëve.
Mendoj legjitimiteti i një komuniteti të tillë, duhet të na shtyj edhe më shumë neve muslimanëve që të ngulim këmbë në kërkesat tona legjitime dhe mos të ndalemi derisa të na realizohen kërkesat tona e që janë plotësisht në përputhje me çdo standard të shteteve të zhvilluara apo të civilizuara.
Kthehemi në temë, ku vërtetë të rrëqethet trupi kur mendon se çka janë duke bërë këta njerëz, gjest ky të cilin as shtazët nuk e bëjnë, se lëre më njerëzit e mençur. Gjest ky të cilin e luftuan dhe kundërshtuan të gjitha fetë dhe mesazhet qiellore. E kundërshtuan të gjitha civilizimet njerëzore. Gjest ky i cili plotësisht është në kundërshtim me natyrën e shëndosh të njeriut. Gjest ky i cili e hidhëron shumë Krijuesin e gjithësisë.
Gjest ky për shkak të përhapjes së tij tek populli i Lutit Allahu shkatërroi tërë popullin dhe atë në një mënyrë shumë të trishtueshme. Duke i mallkuar më pas të gjithë ata që e bëjnë një gjë të tillë. Gjest ky që njeriut i vije turp ta ketë të afërmin e tij, mikun e tij. I vije turp ta njoh dikë që i takon kësaj kategorie.
Askush nuk do të rrijë me ta, bile edhe ata vet fshihen nga njerëzit, sepse nuk kanë fytyrë me iu dal para. E tani të stimuluar nga faktor të ndryshëm po donë që edhe haptazi të dalin, por kanë kërkuar mbrojtje nga shteti. Por a thua vallë sido të mbrohen nga Zoti, si do ti shpëtojnë dënimit të Tij.
Unë kërkoj që këtë shtresë të njerëzve ta lëçitim, ta bojkotojmë, mos ti lëmë vend në shoqërinë tonë, sepse kjo i bije sikur me lejuar një virus shumë të fortë me depërtuar në trupin tonë, e cili më pas dalëngadalë do ta shkatërroi tërë trupin. Dikush mund të thotë: Po, kjo është e drejt e tyre, është normale.
E ne u themi: Jo, nuk është e drejt e tyre as normale, sepse kjo është një sëmundje e rëndë me përmasa shkatërruese. E nëse një sëmundje e trupit, çfarëdo qoftë ajo fillon të përhapet dhe të infektuarit me atë sëmundje nuk pranojnë ti nënshtrohen kontrollimit mjekësor, a do ti lëmë të lirë ata njerëz, duke u bazuar në të drejtën e tyre për mjekim.
Apo do ti obligojmë ata njerëz të mjekohen, çoftë edhe me forcë?! Ose nëse ndonjë njeri do ta mbys vetën, a duhet ne ta lëmë atë të lirë duke u bazuar në këtë parim se është e drejt e tij të jetoj apo të vdes, apo duhet bëjmë përpjekje ta ndalim atë çoftë edhe me forcë?! Pastaj nuk është as normale, ngase po të ishte normale nuk do ta bënim gjithë këtë bum të madh. Po të ishte normale do ta pranonte natyra e shëndosh, do ta pranonte shoqëria njerëzore, e nuk do ta mallkonte toka e qielli.
Mirëpo çdo dukuri e mirë apo e keqe si të punohet për te shumë, si ti hapet dera shumë dhe të zë vend në shoqëri, ajo bëhet normale. P.sh prostitucioni nuk ka qenë normale fare, ngase të gjitha fetë qiellore e kanë ndaluar në mënyrë të prerë, por aq shumë është punuar për ta përhapur këtë dukuri, saqë sot jo vetëm që është normale, por edhe krenohen njerëzit me të.
Mirëpo prapë se prapë ajo vazhdon edhe më tej të mbetet dukuri negative dhe e dëmshme për shoqëri. E njëjta gjë është me alkoolin, dikur askush nuk ka pirë, e më vonë dal ngadalë është përhapur saqë sot është bërë modë.
Por ajo edhe më tej ka mbetur dukuri negative. Rrena apo gënjeshtra gjithmonë ka qenë e nënçmuar, por sot aq shumë është përhapur saqë është bërë normal me rrejt, bile ata që nuk rrejnë quhen budallenj.
Por emri i saj ende i ka mbetur rrenë dhe ashtu do ti mbetet, ani pse njerëzit ia kanë ndryshuar kahen e saj. Korrupsioni gjithmonë ka qenë i ndaluar dhe dukuri e shëmtuar, por aq shumë është përhapur sot në botë, e mos të flasim për vendin tonë, saqë është bërë shumë normale që çdo gjë që do ta bësh duhet me dhënë ryshfet, apo korrupsionin.
Por kjo nuk e ka nxjerrë atë nga të qenit dukuri negative e shoqërisë dhe kështu me radhë. Andaj parimi se njerëzit po e bëjnë atë apo këtë gjë, asnjëherë nuk është arsye se është normale, apo është e mirë. Por e keqja është e keqe dhe do mbetet e keqe deri në Ditën e Kiametit.
Dhe për fund ia çojmë një selam Sales dhe atyre tjerëve atje në Shqipëri se po kemi frikë mos iu ka ofruar taksirati, sepse Allahu kur do ta shkatërroj një popull i lë parinë të çohen peshë, të bëjnë fesat në tokë e më pas nuk iu zgjat shumë dhe ju vjen dënimi nga toka apo nga qielli. Thotë Allahu në lidhje me këtë: Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht (Kuran, Isra:16).
E kjo i bie: kur t ju ofrohet taksirati çohen peshë paria dhe iu vjen dënimi. Andaj le ti kenë parasysh ligjet e Allahut se ato janë të pathyera, dhe dënimi i Tij nëse veç vjen, atëherë është i pa shmangshëm. Allahu na ruajt nga njerëzit e këqij dhe pushteti i keq ndërsa shoqërinë tonë e ruajt nga çdo ves i keq apo sëmundje shoqërore. Amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër! Selam alejkum!