Pse jeni betuar

Shkruar nga Zejdush Kastrati
Po e citoj shkurt, jo në tersi, piken 10, të Rregullores se Kuvendit te Republikës se Kosovës, ku mes tjerash, cdo deputetet, me rastin e betimit deklarohet: \"Unë, deputeti i Kuvendit te Republikës se Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do te përfaqësoj me dinjitet popullin, do punoj ne interes te Kosovës.....\" .
Megjithatë, sot, në seancën e rregullt, te po këtij organi me te larte legjislativ te vendit, nuk pati as gaz lotësjellës, as hudhje shishe me uje, as shtyrje e përplasje mes opozitës e pozitës, por as debate te ashpra, qe do i sherbenin edhe medies, por fatkeqeisht, si edhe shume herave tjera, deputetet e pranishëm, edhe te PDK-së edhe te LDK-se, rane ne provim dhe treguan se , ose nuk lexojnë, fare, ose jane te painformuar totalisht, ose nuk guxojnë per disa tema te hapin debat, , ose jane te instrumentalizuar, ose kane halle qe po u \"vlone\" barku..!!!!
Te kesh perpara Kryeministrin e vendit, dhe, kur, vetem nje dite me heret , te gjitha mediet publikojne skandalin, kur tre ministra serb, te Qeverise Mustafa, aplaudojne slloganin, (si ne kohen e \"jogurt revolucionit\") kur nacionalistet serbe gjate nje tubimi ne Veri te Mitrovices brohorisnin\"Kosova eshte Serbi\".si i zgjedhur i popullit, te mos ia parashtrosh pytjen po ketij kryeministri, rreth ketij rasti, eshte hipokrizi, papergjegjesi, injorance e besa edhe trathti ndaj elektoratit, por edhe betimit qe ka dhene si deputet.
Ne anen tjeter, se ka depuetet, qe meriton respekt dhe ishte shembull edhe gjate kohes se parashtrimit te pytjeve parlamentare dhe deklarimeve , po ne kete sence , shembulli me i mire ishte ai i deputetit te Partis liberale egjiptiane, zotri Veton Berisha i cili ne menyre shume te artikuluar, te argumentuar, por edhe te kulturuar u mbajti ligjerate gjithe te pranishmeve, me kerkesat reale, nga sfera socilae, per komunitetin qe perfaqsonte.
Zaten, pati deklarime edhe nga deputet-et nga dy toborret tjera shqiptare, por ato me shume gjasonin ne promovime personale dhe tendence sa per te then dicka dhe sa per te dal ne medie, e qe u karakterizuan edhe me perplasje se kush do te flasi e-i-pari, e kush mbeti i fundit..!!!
Pse jeni betuar...?!