Pse heshtet për helmimet në Gostivar, ku janë Gardianët e shqiptarëve
Shkruar nga Erald Selca
Më befason fakti që heshtet kaq paturpësisht nga faktori politik shqiptar në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë për helmimet masovike të rinisë shqiptare në Gostivar, u helmuan dhjetëra veta dhe heshtët nga pala shqiptare absurditet i llojit vetë dhe antishqiptarizem i thonë kësaj pune, kësaj heshtje varri.
Helmimet nuk janë të panjohura për ne shqiptarët, kuzhinat antishqiptare serbo-sllavomaqedonase i kanë përdorur edhe në të kaluarën në Kosovë vitet 90-ta ku u helmuan mijëra të rinjë dhe në Tetovë në vitin 1996-të.
Armiqët tanë nuk ndalen kurrë se punuari kundër nesh, kjo po dihet boterishtë mbi 60 veta të helmuar bijë e bija nenash e politika shqiptare asgjëkundi nuk mirret fare më këtë sulm antishqiptar, aq ju bën këtyre për ceshtjen kombetare kanë hall zgjedhjet dhe rivalitetet e bizneset e tyre.
BDI dhe Aliu nuk bëhen të gjallë, as PDSH jo heshtje varri e turpi e krimineli Nikolla Gruevski viziton vendin e ngjarjës, kinse ju paskan dhimbur, fëmijët tanë.
Pati reagime qytetare dhe atdhetare vetëm nga pak intelektualë si Bardhyl Mahmuti, Xhemal Ahmeti, Naser Aliu, Kim Mehmeti disa mediume dhe shqiptarët gjithëandej në botë në rrjetet sociale si solidarizim ndërvllazerorë.
Para disa vitesh Ali Ahmeti, Hashim Thaci, Sali Berisha, Edi Rama shisnin patriotizëm leshonin deklarata bombë si Gardianë të kombit, edhe atherë edhe tash po dëshmohet e kunderta nuk janë patriota, trima dhe në gjendje ta mbrojnë askënd pos klaneve të tyre.
Shqipëria ta respektojë kushtetutën e saj dhe kur edo nevoja duhet ndërhyjë, ushtarakisht dhe politikisht deri në OKB për mbrojtjen e kombit shqiptar nga cdo lloj agresori, provokimi të brendshëm dhe të jashtëm.
Ranë provim politikanët harbuta dhe mediat të cilat raportonin aq ftohtë a thua keto ngjarje po ndodhin Kinë, Afrikë apo Brazil sepse për median tonë lajm është politika grindavece dhe pornoestrada shqiptare.
Të gjithë politikanët e vendeve armike dhe të rajonit janë më patriota se lidershipi ynë korruptiv dhe të pandjenja.