Pse gjithë ky degradim i brendshëm dhe refuzim i jashtëm
Shkruar nga Fadil Maloku
Në Kosovë, "etiketën" e fajsisë për degradimin e ndodhur sistematikisht, për gjitha këto vite, duhet ta ndajnë pak a shumë barabart;
- si qeveritari i qullitur me fuqi marramendëse shtetërore, por, i koruptuar dhe i kriminalizuar deri në palc;
- si opozitari i vetëkënaqur me shembëlltyren e (pu)shtetit në Parlament;
- si pjestari i shoqërisë klanore civile, që "online" zhvatë paranë publike;
- si intelektuali i fjetur bullafiq, që ka "fut veshët në lesh" e bënë sehir;
- si gazetari i shpifur, që shitet për "pesë qebapa";
- si pedagogu i servilosur ndaj gjithë pushtetmbajtësve;
- si mjeku i paknaqur me statusin e tij profesional korruptiv;
- si polici i mllefosur, për pagën kriminale;
- si gjyqtari i korruptuar, e pa ndërgjegje ndëshkimi;
- si qytetari i manipuluar, nga ana e medieve poltroniste
- ashtu edhe miqët tanë evropian... !?