Pse gjithë kjo urrejtje për Kreshnikun dhe AK
Shkruar nga Faik Krasniqi
Pyetjet që tre analistët (Mustafa Nano, Mero Baze dhe Andrea Stefani) në gazetaDita i bënë Kreshnik Spahiut, janë pyetje kurth medemek ,kurthi i të cilave ka të bëjë me dyshimet, paragjykimet apo më saktë akuzat që i janë bërë dhe i bëhen Kreshnik Spahiut dhe Aleancës Kuq e Zi, si parti ekstremiste e krijua nga Berisha që të çoroditë elektoratin, një praktikë, sipas këtyre rrufjanëve e njohur në vende të tjera (a nuk bëri një aludim të tillë edhe Edi Rama në ftesën-kërcënim drejtuar AK-së ?!).
Deri më sot, retorika e AK-së është përqendruar në dy çështje të rëndësishme:1) Rrëzimi me patjetër i Berishës nga pushteti. 2) Bashkimi Kombëtar por, nuk duhet harruar edhe se një rëndësi e posaçme i është dhënë edhe Autoqefalisë së munguar të kishës sonë ortodokse.
Për të parën, të gjithë janë dakord, gjë që shpjegon edhe përmbajtjen e analistëve të llojit Nano dhe Stefani, të cilët, po të mos ishte kaq e thellë retorika antiberishiste e Kreshnik Spahiut dhe AK-së, do ta kishin goditur pa pikën e mëshirës, por kjo i mban të tërhequr.
Për të dytën (Bashkimin me Kosovën ) një pjesë e mirë e analistëve, të llojit të Mustafa Nanos sidomos, jo vetëm që kanë rezerva, por, iu shërben edhe si arsye për të urryer si Kreshnik Spahiun ashtu edhe AK-në, prandaj edhe tërë ato shkrime plot helm dhe ironi që janë bërë deri më sot ndaj AK-së.
Për të tretën, kjo ka lënduar filogrekët e shumtë, të hapur apo të fshehur, që gjallojnë si krimbat e plehut në mjedisin politik, mediatik dhe mbarë shoqërinë tonë, e kjo duket në kryqëzatën e tyre, ku edhe e kanë burimin shumë nga paragjykimet dhe të pavërtetat që i mvishen Aleancës Kuq e Zi.
Jam mëse i bindur që, po të mos ishte për antiberishizmin e tij, Kreshnik Spahiu dhe Aleanca Kuq e Zi do të masakroheshin nga këta rrufjanë mediatikë, të cilët, nuk ia falin AK-së që, çështjen e bashkimit me Kosovën e ngriti për herë të parë në nivele më të larta të diskutimit politik dhe intelektualë.
PS: Bashkimi me Kosovën ndryshon peisazhin social-politik-kulturor të Shqipërisë, të cilit ndryshim i ndruhen apo nuk e duan shumë politikanë, intelektualë, opinionistë dhe gazetarë ( një shtim kaq i madh, prej 2.5-3 milion votuesish nga Kosova, sipas këtyre rrufjanëve, mund të bëjë të mundur, pse jo, të mbajë në pushtet përherë një Berishë nga Veriu
shkaku i vërtetë ky është, megjithëse shumë veta e mohojnë këtë kategorikisht
!).
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të\'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\').