23 Dhjetor 2024

Pse edhe n’Sopot

Shkruar nga Zenelabedin Latifi

 Të jetosh në një vend ku në çdo moment duhet të kesh frikë nga sulmet e shtetit tënd, vërtetë është një gjë shumë e vështirë dhe tepër e tmerrshme.

Ti e jeton jetën me ndershmëri dhe paqe, por ata nuk të lejojnë duke ta mohuar çdo të drejtë!

 Duhet ta emërtoj dhe të tregoj se për çka dua të flas, sepse në vendin që po jetojmë, shteti dhe ata që e emërtuan këtë vend me atë emër kanë bërë shumë vepra të tilla të ndyra dhe nuk mundeni ta dini se për cilin rast e kam fjalën.

Është rasti i shumëfolur, dhe që u bë “hit” në media, është ai rast që çdo njeri që ia din vlerën lirisë dhe të vërtetës e prek në zemër ajo ngjarje.

Rasti i Sopotit, ku 11 shqiptarë të fshatit Sopot, janë dënuar me 156 vjet burg, të cilët kanë qenë të akuzuar për vendosjen e një mjeti shpërthyes në afërsi të fshatit Sopot në vitin 2003, me ç\'rast humbën jetën 2 ushtarë të NATO-s dhe një shtetas i Maqedonisë.

 A mund të akuzohet për shpërthim të mjetit eksplodues njeriu i cili lufton me varfërinë dhe që nuk ka asnjë lidhje me gjëra të tilla?!

Me të vërtetë ata bënë një akuzë shumë qesharake dhe të pakuptimtë! Ata edhe para fakteve nuk e pranojnë se i kanë mbyllur në burg njerëzit e pafajshëm.

Ne po shpresojmë se dalëngadalë do të del në shesh e vërteta, por të qëndrosh i mbyllur në qeli pa pasur pikë faji nuk është e lehtë. Ama shpresën na e rrit një fjalë e urtë “Zoti vonon, po nuk harron”, e cila na kujton se atyre do t’u vijë dënimi nga Zoti.

 Për “Rastin e Sopotit” u formua Komision i posaçëm parlamentar, për ta hetuar hollësisht tërë procesin gjyqësor, ku para atij komisioni ish-ambasadori i NATO-s në Maqedoni, Nikolas Bigman tha: \"Banorët e dënuar të Sopotit janë të pafajshëm.\", duke shtuar se \"nuk mund të kërkosh nga dikush të dëshmojë pafajësinë, nëse pala tjetër nuk ka dëshmi se je fajtor.\"

 Dëshmitarët janë të shumtë, në mes tyrë ështe edhe përkthyesja e ushtarëve polak të forcave të NATO-s që kishin humbur jetën nga shpërthimi asaj mine, Poliksena Filipovska. Ajo në mënyrë të qartë shpjegoi të gjithë rastin e ditës kur kishte shpërthyer mina.

Dëshmitarja tha se pak momente para se të ndodhte shpërthimi, derisa po ktheheshin nga patrullimi, ka vërejtur një person të dyshimtë i shtyrë në moshë, i cili po shkonte drejt fshatit Sushevë, afër Sopotit, për të cilin mendon se mund të ketë qenë një nga organizatorët e incidentit. Këtë person ajo e përshkroi shumë mirë dhe tha se po ta shikojë sot të njejtin përsëri do ta tregojë.

 Edhe pse dëshmitarët e thanë të vërtetën dhe argumentet e sollën në shesh të vërtetën, prapë se prapë drejtësia vazhdon të mungojë, sepse gjykatat e zvarrisin procesin dhe nuk dëshirojnë t’i lëshojnë nga burgu, se nëse do të ndodh një gjë e tillë, atëherë shteti do të duhet të paguajë një shumë të madhe dëmshpërblimi për qëndrimin e tyre në burg pa faj. Këtu e arrin kulmin e keqja, të dihet se je i pafajshëm, por mos të të shpallin për të tillë.

 Rreth këtij rasti dëshmuan shumë njerëz, por gjykatësit i kanë veshët e mbyllur, kurse neve na mbetet të vazhdojmë me rezistencën tonë në të vërtetën.

 Nuk e di cfarë i shtyri të montojnë atë minë në Sopot, por unë nuk dua ta lë pa e cekur masakrën që e bënë në Sopot në vitin 1944, më 4 nëntor, ku masakruan 64 meshkuj të pafajshëm, duke dashur të shfarosin emrin shqiptar, mirëpo ne vetëm se u shtuam dhe tani përsëri jemi shumë dhe të bashkuar.

Atë masakër e bënë si rezultat i humbjes në luftën që u zhvillua në kufirin lindor të Shqipërisë etnike (shtator-nëntor 1944) ku humbën jetën shumë ushtarë serbë, maqedonas dhe bullgarë të cilët ishin bashkuar me ideologjitë fashiste dhe komuniste, dhe si rast për t’u hakmarrë e shfrytëzuan popullsinë e pafajshme.

Nga kjo del se rasti i vitit 2003 ishte hakmarrje për luftën që e humbën në vitin 2001, duke e shfrytëzuar që të na acarojnë neve marëdhëniet e mira që i kemi me amerikanët

 Do të kisha pasur dëshirë që tani të ishte gjallë shkrimtari Franc Kafka dhe ta shihte se ende dënohen njerëz të pafajshëm, dhe ndoshta do ta shkruante përsëri ndonjë vepër të ngjajshme me “Procesi”-n e tij.

Mirëpo tani deri sa ai nuk gjendet në mesin tonë, e falënderoj Zotin që kemi njerëz që e duan lapsin dhe shkruajnë, me qëllim që e vërteta mos të zhduket kurrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)