25 Dhjetor 2024

Pse duhet të shuhet LISBA

Shkruar nga Gentian Jetishi

Organizmi politik në emër të myslimanëve pa diskutim duhet të marrë në konsideratë mendimin dhe opinionin e gjithë myslimanëve  jo veç miqve dhe shoqërisë së ngush dhe veçanërisht  kur bëhet fjalë  çështjes islame pa dyshim që pjesë e këtij muhabeti duhet të jenë njohësit e shkencave islame.

Pastaj organizmi politik nuk duhet ti paraprij një inspirim i çastit po duhet të jetë veprim mirë i studiuar nga gjitha aspektet dhe angazhimi të jetë veprim i suksesit dhe jo përpjekje për të kaluar pragje turpruese  prej 5% .

Si lindi LISBA ?

Plot teori konspirative vite me radhë i patën frikësuar qytetarët e Kosovës për të mos reaguar përball padrejtësive shoqërore ndaj myslimanëve të Kosovës . Një OJQ jo fetare qe e para që pati organizuar një protestë si shkas përjashtimi i një vajze nga një shkollë e Ferizajt.

Kjo i hapi rrugë dhe u dha guxim myslimanëve. Tani organizimet tjera do bëhen bashkë plot OJQ tjera fetare (disa nga emrat në listë ishin faqe nga facebook dhe s’ishin OJQ fare).  Të cilat dal nga dal formuan Lëvizjen Bashkohu dhe ashtu siç pritje e shndërruan në parti.

Por pse jo LISBA ?
Ashtu siç e nxituar është konsideruar edhe themelimi i PD-së, pa dyshim i nxituar ishte edhe themelimi i LISBA-së. Thash që veç ekziston pse të mos vazhdoj!

Është shumë me mend që njerëzit që janë të emocionuar pas kësaj nisme ti shqyrtojnë disa aspekte në tokën e realitetit.  E para kush janë themeluesit e saj, cila është biografia e atyre që i qëndrojnë në krye, cili është kontributi i tyre për shoqëri, çfarë kanë për ti ofruar shoqërisë, çfarë i kanë ofruar deri tani. Tjetër cili është perceptimi publik rreth LISBA-së. Të lamë anash islamofobët, njerëzit brenda fetarëve çfarë mendojnë për LISBA-në.
LISBA si disa organizata e institucione tjera kanë për target grup një grup brenda besimtarëve mysliman thjesht pse i mendojnë se janë më lehtë për ti manipuluar dhe jo pse kanë ideale si parti ato që këta të rinj kanë.

E qartë që ka prej të rinjve që janë të emocionuar shumë pas kësaj ideje e cila pa dyshim do rezultojë të jetë dëshpëruese dhe zhgënjyese për ta. 

Pse të shuhet :
1.    E para është perceptimi që ky organizim ka në mesin e fetarëve dhe veçanërisht provokimin që i bënë jo fetarëve të cilët pastaj me reagimet e tyre për ndëshkojnë gjithë shoqërinë Islame dhe

2.    Si në rastin e Marrëveshjes së Hudjebisë që Pajgamberi a.s. pranoj të fjalët ‘i dërguari i Allahut’ të zëvendësohen me ‘ i biri i Abdullahut’ , edhe ata që janë të entuziazmuar  pas këtij organizimi të bëjnë kompromis që të braktisin këtë organizim ‘LISBA’ e të përfshihen në një organizim tjetër në nivel të përgjithshëm të shoqërisë Islame, me përfshirje të gjithë myslimanëve dhe duke i ikur këtij emri LISBA që ka krijuar një histori dhe profil negativ brenda opinionit tonë.

3.    Dhe e fundit që të mos dalin myslimanët me më shumë se një organizim e që të na vije çështja Islame si në Egjipt.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)