Pse duhet mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme
Shkruar nga: Hysen Ibrahimi
Vetëdija intelektuale dhe kombëtare, duhet të ndikoj dhe të eleminon dilemën e keqpërdorimit të zgjedhjeve, duke marrë funksionin e ndërmjetësuesit në mes partive politike dhe qyetarit të Kosovës.
Dy janë arsyet kryesore që me një shkathtësi dhe mençuri të krijojmë ambientin para Qytetarit të Kosovës në radhë të parë, e po ashtu edhe para Bashkësisë Ndërkombëtare, se institucionet e Republikës së Kosovës, kanë aftësi për të organizuar dhe menagjuar zgjedhjet të lira dhe të ndershme.
Me këtë do ti mbyllej goja të gjithë kundërshtarëve të Kosovës që janë duke lobuar kundër njohjes së më tutjeshme të shtetit më të ri të Kosovës, ndërsa në të njejten kohë do të krijojmë mundësinë për përkrahësit tanë që janë duke lobuar për njohje, që të kenë edhe një dëshmi më të madhe dhe të arsyeshme, se Kosova tani me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, e që janë model për rajonin, e meritojnë njohjen.
Për një organizim të tillë, lypset përgjegjësi për të gjithë pa përjashtim, sidomos për partitë më të mëdha politike, të cilat duhet ligjëruar para elektoratit të tyre pra para Qytetarit të Kosovës, se e kemi një sfidë të madhe dhe kjo duhet kaluar me ndihmën e të gjithëve suksesshëm.
Me këtë e krijonë bindjen te qytetari më të qëndrueshme dhe i jep një shtytje më të fortë, për të marrë pjesë në votime dhe për të zgjedhur më të mirin që ai mendon.
Qytetari i Kosovës, e ka humbur bindjen se në Kosovë nuk keqpërdoret vota, kjo u manifestue në zgjedhjet e mëparshme duke manipuluar me vota, për këtë arsye çdo herë e më pak qyetetarët janë duke dalur në zgjedhje. Mosdalja në zgjedhje është përgjegjësi institucionale, sepse nuk krijojnë mundësinë që vota e çdo qytetari të shkojë aty ku ai voton.
Prandaj, në këtë cikël të zgjedhjeve mund të themi se është shumë e rëndësishme për Kosovën, që të shkrihet edhe atomi i fundit i energjisë organizative, me tërë ndjenjen kombëtare, që zgjedhjet të jenë të ndershme dhe të lira.
Do të ishte e padrejtë të mos përmendej, mosangazhimin e botës akademike, shkencore, intelektuale dhe kombëtare shqiptare, për të dhënë kontributin e tyre.
Ne kemi dhënë prova shumë më të mëdha edhe gjatë okupimit të serbisë, ku kemi organizue zgjedhje dhe kanë shkuar për mrekulli.
Për këtë arsye, mund të themi se për shkak të një rëndësie të veçant të këtyre zgjedhjeve për dallim nga ato të mëparmet, nuk janë vetëm zgjedhje që nxjerrin vetëm segmentin e sistemit zgjedhor pozitiv, por do të aktualizon pjekuri inistitucionale duke hudhur me një anë të gjitha problemet, dhe duke u angazhuar në ndërtimin e sistemit zgjedhor që i jep forcë faktike për të zhveshur nga të gjitha presionet partiake që ndikojnë në rezultat negative.
Bashkësisë Ndërkombëtare, do të bindet për ekzistencën dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës, që më në fund dalin se përvoja e organizimit të zgjedhjeve të lira në Republikën e Kosovës, u arritë dhe u tejkalue me sukses.
Kjo për Kosovën dhe miqtë e saj, do të reflektoj pozitivisht, dhe do tu ipet në dorë argumenti i fuqishëm, se Republika e Kosovës e meriton njohjen si shtet dhe antarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), në BE dhe NATO.
Kurse në anë tjetër, serbisë dhe kundërshtarëve të Kosovës, do tu mbyllet goja, për të manipuluar nëpër botë, se shqiptarët nuk janë të zot të qeverisin dhe nuk e meritojnë njohjen e shtetit të tyre, duke aluduar në zgjedhjet e fundit.
Partitë politike të Kosovës, nënshkruajtën Deklaratën e përbashkët të partive politike dhe subjekteve elektorale lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit 2010 duke u thirrur se: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gur themeltar i demokracisë.
Por pati parti që e kundërshtuan, pikërisht si deferencim i formës më elementare, se procesi i zgjedhjeve me keqpërdorime ka qenë dhe se prap do të përsëritet. U arritë përshtypja tek qytetarët sidomos në mërgatë, se më shumë pati të drejtë Vetvendosja në opinion se sa të gjitha partitë që e nënshkruan Deklaratën!
Ky imazh i keq i krijuar për korrupcion edhe në zgjedhje, nuk i bënë nderë Kosovës e aq më pak në kohën kur jemi në pragë të njohjeve.
Vetëdija intelektuale dhe kombëtare, duhet të ndikoj dhe të eleminon dilemën e keqpërdorimit të zgjedhjeve, duke marrë funksionin e ndërmjetësuesit në mes partive politike dhe qyetarit të Kosovës, se këto zgjedhje do të fillojnë dhe mbarojnë në frymën demokratike.
Ky kishte me qenë rezultati që pritet-kosova do hecë me hapa të sigurtë.