Pse antiamerikanizmi
Pengimi i të keqes len përshtypjen e bamirësisë. (S.Istuk)
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Eshtë
tmerruese dhe shokuese, kur nga dita në ditë shtohen zërat dhe
opinionet në Kosovë, se njerëz të fuqishëm nga shtetet që na ndihmuan më
së shumti, dhe po na ndihmojnë edhe tani, qëndrojnë mbrapa aferave më
të mëdha korruptive që kanë përfshi Kosovën, dhe që janë brenge edhe të
qeverive, të atyre shteteve, prej nga vijnë ata.
Edhe vizita e
fundit e Presidentes se Kosovës në SHBA, dhe takimi e mbështetja qe iu
premtua asaj nga i pari i Agjencisë Shtetërore për luftimin e korrupsionit
si dhe FBI, pastaj fjalimi i Kancelarës gjermane Angela Merkel, dhe kërkesa e saj decidive, për të luftuar urgjentisht, krimin dhe korrupsionin, si çështje me prioritet për Kosovën, në realitet, paraqesin
një pasqyrë të qartë, se vendi është në rrezik nga këto fenomene, që më
së shumti dëmtojnë dhe shkatërrojnë një shtet, në veçanti Kosovën si
shtet me institucione të brishta, e që fatkeqësisht, pos premtimeve
boshe, që po trumbetojnë liderët kosovarë, tani e shumë vite, nuk po
luftohet e pengohet,por nga raportet dhe shifrat që po publikohen, po
kuptohet se këto dukuri nga dita në ditë po rriten e shtohen.
Më konkretisht,shpresat më të mëdha, kosovarët si kolektivitet, i kanë
pasur dhe me siguri akoma i kanë, tek amerikanët dhe qeveria e
tyre,(kohëve të fundit edhe tek gjermanët
) por pa mëdyshje, krijimi i
një opinioni, i cili është në rritje e sipër, se mbrapa
allishverisheve të peshqve tmëdhenj,qëndron,edhe ambasadori
amerikan Kristofer Dell,është, një sinjal i keq,edhe për neve , por me
siguri edhe amerikanët, dhe ky përceptim,me vend apo pa vend,i barazueshëm
apo jo, po ndikon, edhe në krijimin e një disponimi që mund të quhet
edhe antiamerikanizëm, i cili, pa dyshim, duhet, të analizohet,
zbërthehet e debatohet urgjentisht, jo vetëm nga institucionet vendore
por edhe ndërkombëtare, por edhe nga shoqëria civile(edhe pse e lodhte)
edhe nga mediat(edhe pse edhe këto mjaftë servile,frikacake
) me qëllim
të vetëm, që e vërteta, të dali sa më parë në shesh,sa sështë bërë
vonë.
Emri i këtij ambasadori, nga superfuqia botërore,për
shumë kosovarë, posa të përmendet, lakohet si personalitet i
gjithëpushtetshëm,(herë-herë i arsyeshëm),pastaj,si pjesë apo krye personazh të aferave të pista , që kanë qenë dhe janë pjesë e
shkrimeve edhe nëpër disa media kosovare, pastaj edhe si pjesë e klaneve
më të përfolura për afera korruptive në Kosovë.
Në veçanti,
mbështetja që i është dhënë, dhe po i ipet, njerëzve, që kanë mbajtur në
të kaluarën poste me rëndësi, në qeverisje apo institucione tjera,por
edhe në këto momente,po nga ky ambasador, pastaj fuqizimi i tyre
publikisht,në një anë, duke i joshur ata, se mbrapa tyre, qëndron dikush
i fuqishëm,e në anën tjetë për të krijuar hapësirë dhe klimë të
favorshme për ta, që pa fije turpi, të deklarohen, edhe nëpër ndeja e
ahengje të ndryshme,por edhe nëpër disa media , se mbrapa tyre, kanë Amerikën dhe ambasadorin Dell, edhe pse opinioni i gjerë kosovarë, shumicën e tyre, i njehë, shumë mirë, megjithatë , janë këto , vetëm
disa nga shkaqet apo arsyet, që e pranuam apo jo,po krijohet një
opinion, që me siguri, asnjë kosovarë, apo shqiptarë, nuk ka dashur dhe
nuk dëshiron, të krijohet, për Amerikën dhe amerikanët.
Ambasadori Dell, prapëseprapë,është respektuar dhe me siguri do të
respektohet edhe më tutje në Kosovë, në radhë të parë, pse është amerikan dhe vjen nga Amerika mike,por gjatë mandatit të tij, i cili me
admirim, po pritet, të përfundojë sa më parë,ka bërë, edhe shumëçka, që
nga shumë kosovarë, mendohet, se nuk është dashur të ndodhin, me izën
,planin dhe bekimin e tij, por ajo që më së tepërmi, i zihet për të
madhe, është, se ky ambasador i gjithëfuqishëm, bëri shumë pak, për
luftimin e krimit dhe korrupsionit, që lulëzoi gjatë mandatit të tij sa
ishte ambasadorë dhe më i forti në Kosovë, e herë herë, linte
përshtypjen, se ishte, edhe ai, pjesë e këtyre veprimeve,andaj një pjesë
e fajit me shumë arsye , duhet ti faturohet, pikërisht atij, sepse ai
kishte mundësi dhe fuqi, të na ndihmonte më së shumti në luftimin e
kësaj të keqeje të madhe , e cila vendin ,po e mbanë më së shumti pengë
të proceseve në të cilat duhet të shkoj Kosova.
Na kujtohen,
edhe opinionet pozitive, që ishin krijuar në kohën kur u zëvendësua
Kajdanova, dhe fliteshin fjalë të mëdha për këtë ambasadorë, se shumë
shpejt, Kosovën do ta pastrojë nga krimi i organizuar dhe korupcioni,
dhe merreshit si shembull i mirë për punë të shkëlqyer që kishte ba në
këtë drejtim në Bullagri, ku kishit shërbyer ambasador ,por si duket,
atje kishte obligime shtesë, pasi që ishte edhe dhëndër i këtij shteti,
që po i sjell probleme edhe tani Europës,por si duket mandati i tij në
Kosovë, ishte tjetër fare,apo ndoshta ndryshuan kohërat por edhe akterët,
apo rastësisht u takua me një shoqëri qëe prishi !Bullgarët e kanë
një thënje që ka një simbolikë shumë interesanteAs te osllobodiv,as
te
Me bindje të plot e them, se Ju z amabasador,keni mund të
na ndihmoni më së shumti në ndërtimin e një shteti ligjor,i cili për
momentin më së shumti po na mungon, e që do të ishte garantë, se
Kosova, do të fuqizohet e zhvillohet, për të qenë shembull dhe model,
edhe për shtetet e rajonit.
Këtu nuk na ndihmove
z. Ambasador!
Pse-në e dini Ju z, Amabasadorë. Mbrapa jush u mëshehën dhe po mëshehen
peshqit e mëdhenjë,që për cdo ditë po na rrezikojnë shumë e më shumë.
Megjithate,shpresa mbetet e fundit.Ndoshta amabasadori i ri,që do të ju zëvëndësojë, do ta ketë agjendë tjetër veprimi.