26 Dhjetor 2024

Pse akuzohen policët e ROSU-së nga EULEX- i

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala

Kohë më parë EULEX ngriti aktakuzë kundër 11 policëve të njësitit ROSU për shkak të përdorimit të forcës ndaj përcjellësve të misnistrit pa protofol të qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin gjatë një vizite politike në Graçanicë.

Fillimisht policët e MUP- it serbë, shoqërues të Aleksandër Vulin ishin dërguar në Qendër të Mbajtjes në Prishtinë për t’u dërguar pastaj në gjykatën përkatëse si vazhdim i procedures në bazë të ligjeve në fuqi të Kosovës.

Policët e MUP–it serbë, shoqërues të ministrit pa protofol Vulin ishin ankuar se policët e Kosovës ndaj tyre kishin qenë të dhunshëm dhe si pasojë e një presioni politik nga Beogradi, Brukseli (zyra e baroneshës Ashton) por edhe nga ambasadat në Prishtinë, autoritetet vendore të paqëndrueshme ndaj presioneve, i liruan policët e MUP –it dhe suspenduan 11 policë të    ROSU-së.

Vendimi për lirimin e policëve të MUP –it serb – shoqërues të ministrit Vulin ishte politik sikur që ishte i motivuar politikisht edhe suspendimi i 11 policëve të ROSU- së. Si rrjedhojë e këtij presioni politik, të pazakonshëm për vendet demokratike u ngaritë edhe aktakuza e cila gjithashtu mbështetet në motive etnike e jo në argumente të qëndrueshme.

U krijua një paragjykim i fajësisë të policëve të suspenduar e tash edhe të akuzuar përmes një presioni mediatik në Serbi dhe disa medieve në Kosovë të cilat informimin e drejtë e kanë shndërruar në zbatim të agjendave politike.

Institucionet e Kosovës nuk dolën në mbrojtje të vendosur të policëve të ROSU- së të cilët ishin duke vepruar në shërbim të ligjit, mbrojtjes së rendit kushtetues dhe shtetit. Askush nga ndërkombëtarët nuk u mor me policët e MUP –it serbë, përcjellës të shovinistit Vulin të cilët gjatë tërë kohës provokuan qytetarët e Kosovës si dhe policinë e Kosovës.

Në Kosovë po zbatohen standardet e dyfishta duke lejuar që policët e MUP- it serbë të sillen me komoditet dhe të bëjnë ç’të duan në Kosovë ndërsa policët e Kosovës nuk kanë të drejtë ta zbatojnë ligjin edhe kur ai shkilet në mënyrë flagrante nga MUP –i i Serbisë në Kosovë.

Policët e njësisë ROSU  kanë të drejtë të rrahin dhe arrestojnë protestuesit e ’’Vetëvendosjes’’ dhe qytetarë të tjerë që protestojnë para Kuvendi dhe në Merdare e për këtë ndërkombëtarët (EULEX), jo që nuk hetojnë por i inkurajojnë ndërsa policëve të MUP – it të Serbisë, ndonëse në Kosovë hyjnë ilegalisht dhe nuk i përfillin ligjet e vendit po dashka t’u shtrohet rruga me dafina dhe të provokojnë, fyejnë në baza kombëtare, politike etj. Dhe të mbeten të pandëshkuar.

KMDLNj reagon ashpër ndaj këtyre ndërhyrjeve në punën e policisë, si shtyllë e pazëvendësueshme e sigurisë së shtetitdhe kërkon përsëritjen e hetimeve të këtij rasti në mënyrë që të vërtetohet gjendja faktike. Hetimet për këtë rast janë bërë brenda një rrethi të ngushtë dhe OJQ- të që kanë mandat të monitorojnë këto raste nuk kanë qenë fare të informuara.

Në rastin konkret parimi se të gjithë janë të barabartë para ligjit është dhunuar ngase janë liruar ata që e kanë shkelur ligjin ndërsa janë akuzuar ata ata që janë të detyruar ta mbrojnë ligjin.

KMDLNj, gjithashtu është i shqetësuar se hyrjet -  daljet e politikanëve të Serbisë të cilat në të shumtën e rasteve bëhen me qëllim të destabilizimit të situatës e që nuk e përfillin protokollin duke angazhuar truproja të armatosura të MUP – it të Serbisë në vend të policëve të Kosovës e që në të ardhmen mund të ndikojë që rasti i  ’’truprojave të Vulinit’’ të përsëritet.

Edhe vet ministri shovinist Aleksandër Vulin pati bërë presion te Gjykata e EULEX –it t’i lirojë ’’truprojat e MUP –it ‘’ që e shoqëronin në ekskursionet e tij nacinalist, ndërsyese dhe destabilizuese.

Në fund të fundit, sa është e pranueshme në aspektin ligjor  dhe atë moral që të pranohen në radhët  e Policisë së Kosovës, 337 policë të MUP –it serbë, një pjesë e të cilëve kanë qenë pjesë aktive e krimit të organizuar të cilët kanë qenë bartës apo zbatues të krimeve kundër qytetarëve shqiptarë në veri dhe kundër shtetit të Kosovës e në anën tjetër të suspendohen, akuzohen e mbase edhe të dënohen 11 policë të ROSU- së të cilët, ndër të tjera , në kushte që ua ka rrrezikuar edhe jetën  kanë luftuar në mbrojtje të ligjit në përgjithësi e në rastin konkret edhe në luftimin e krimit të organizuar ku kanë qenë padyshim të përfshirë edhe një numër i 337 policëve të MUP –it të Serbisë e që me dhe në  presione politike po ’’bëhen’’ policë të Kosovës. 

Ma gjeni një shtet perëndimor që këtë standart të alkimisë kur një dhunues i ligjit brenda natës do të shndërrohet në mbrojtës të ligjit do të zbatonte në vendin e tij. Kjo nuk ka ndodhë as në Çikagon e Al Kapoesë.

Drejtor Ekzekutiv i KMDLNj - së

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)