28 Dhjetor 2024

Protestat në Iliridë dhe çështja shqiptare dje e sot

Shkruan: Mr.sc. Metush Zenuni – Historian.

Shqiptarët në trojet e tyre etnike, sapo dolën nga robërimi pesë shekullor Otoman, u dënuan edhe një herë nga Europa, që të mbesin nën një robërim të ri, atë greko – serbo -maqedono - malazez. Tash u bënë tamam një shekull, kur vilajetet shqiptare u ndanë në pesë shtete.

Londra, Berlini dhe Parisi për tia bërë qejfin Rusisë carsite dhe për interesa të tyre gjeo-strategjike, copëtuan Shqipërinë, ashtu siç copëtojnë hienat e tërbuara, gjahun e tyre të vetmuar.

Shqipëria e mbetur nga Konferencat antishqiptare, nuk ishte e zonja as te zhvillohej dhe të përparonte e lëre më të mbrontë popullin e saj në shtetet fqinje, të cilat me gjithë egërsinë e tyre, u vërsulën për të zhdukur qenien shqiptare.

Shqiptarët në Kosovë, Çamëri, Iliridë, Preshevë dhe Malësi të madhe, për të mbrojtur qenien e tyre, gjuhën dhe traditat e lashta shqipëtare, u detyruan disa herë gjatë shek. XX, që të ngriten në luftë mbrojtëse kundër armiqve të tërbuar dhe shumë më të fuqishëm se ata.

Fundi i shek. XX dhe fillimi i shek. XXI, i gjeti shqiptarët ende të ndarë e të robëruar, por në luftë të pandalshme për të fituar lirinë dhe me synim për bashkim kombëtar.

Nga këto tri luftëra çlirimtare në Kosovë, Preshevë dhe Iliridë, vetëm shqiptarët e Kosovës administrative arritën të fitojnë lirinë dhe të krijojnë shtetin e tyre, ndërsa Ilirida dhe Presheva, edhe pas përfundimit të luftës çlirimtare, nuk fituan asgjë më shumë, pos amnestimin e një grusht veprimtarëve të përndjekur në kohën e ish – Jugosllavisë.

Megjithate këto luftra lokale, ndikuan që çështja e shqiptarëve në Kosovë, Iliridë dhe Preshevë, të shtrohet si çështje që kërkon zgjidhje edhe nga kancelaritë e fuqive të mëdha.

Në anën tjetër krahina e Çamërisë dhe ajo e Malësisë së madhe, as nuk bënë ndonjë përpjëkje për çlirim, por as nuk u diskutua askund çështja e tyre dhe janë të kërcënuara seriozisht nga shpërngulja dhe asimilimi, sepse për ta nuk kujdeset askush.

Shqipëria Londineze dhe Kosova administrative, si dy shtete shqiptare ende janë në fazën e tyre të zhvillimit të demokracisë Europiane, ndërsa shumë mbrapa në aspektin e zhvillimit ekonomik.

Nëse në një formë, shteti i ri i Kosovës mund të arsyetohët për heshtjen e të drejtave të mohuara të shqiptarëve në krahinat e robëruara, Shqipëria Londineze, ka pasur më shumë mundësi dhe hapësirë që të ngrisë në takimet ndërkombëtare problemin e bashkëkombasve të tyre të robëruar, si një çështje urgjente që kërkon zgjidhje me mjete politike dhe paqësore, duke u thirrur në të drejtën etnike, kulturore, territoriale por mbi të gjitha në të drejtën historike për bashkim të një kombi me gjuhë dhe zakone të njejta.

Arsyeja pse nuk ka ndodhur kjo është sepse, patritë politike të shtetit shqiptar, qe më shumë se dy dekada janë të interesuara më shumë për pushtet dhe pasurim të pa drejtë, sesa për fatin e shqiptarëve të mbetur jashtë kufinjëve të Shqipërisë.

E njejta gjendje është edhe te partitë politike në Kosovën administrative si shtet i ri dhe i pavarur pas luftës çlirimtare të viteve 1998/99.

Protestat e shqiptarëve të Iliridës të mbetur përdhunisht në shtetin artificial Maqedon, fillimin e saj nuk e kanë sot, as para një viti, por ato kanë ardhur si akumulim i pakënaqësive të kësaj pjese të shqiptarëve të robëruar të cilëve u mohohen të drejtat më elementare për arsim, kulturë, u mohohet flamuri dhe ata janë njerëz të dorës së dytë në vendin e tyre.

Protestat e filluara këto ditë në Shkup, kishin si shkak denimin me vdekje të një grupi shqipëtarësh. Fillimi i tyre pas namazit të xhumasë dhe me flamuj fetar musliman, fillimisht të linte përshtypje se ato do të jenë të dështuara dhe denuara që në start nga vetë shqiptarët atdhedashës, por ditëve në vijim ato u zgjeruan edhe në Tetovë, Dibër, Gostivar, Kumanove dhe Strugë, duke i mbushur sheshet e këtyre qyteteve me flamuj kuqezi dhe me pankarta për LIRI dhe bashkim kombëtar.

Propaganda e Sllavo – maqedonëve se po luftojnë terrorizmin islamik, e cila do ti shkonte për shtati edhe bashkësisë ndërkombëtare, filloi të mos pinte ujë, sepse ngjarjet dhe lajmet nga terreni e demantonin qorbën e përgatitur që moti në kuzhinat sllave.

Këto protesta me një shpejtësi marramendëse u shëndrruan si një Lëvizje gjithë kombëtare për clirim dhe bashkim dhe ato u përhapën edhe në Tiranë, Prishtinë dhe në gjithë shtetet Europiane e SHBA, pra gjithkund ku kishte shqipëtar.

Mendoj se shqiptarët sot, duhet të jenë më të bashkuar se kurrë më parë pa dallim feje, partie, apo krahine. Ata duhet të shtrojnë çartë kërkesën e domosdoshme të bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, si e drejte e pamohueshme e tyre.

Këto kërkesa fillimisht duhet të shtrohen përmes rrugës paqësore dhe demokratike, përmes protestave dhe debateve publike.

Nëse të gjitha këto forma nuk arrijnë të bindin faktorin ndërkombetar në të drejtën e shqitarëve për bashkim, atëheterë shqiptarët duhet të përgatiten edhe për një luftë të re gjithkombëtare, si shancë dhe mundësi e fundit për te realizuar të drejtën e saj, e drejtë kjo që po i mohohet sëpaku këto njëqind vjetët e fundit....!!!

11 korrik 2014

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)